Fansat kanë shumë kërshëri të dinë se çfarë bëjnë idhujt e tyre, dhe një kureshtje e madhe ishte për Anjezën dhe Romeon në “Dance With Me”.
Pas performancës, Alketa Vejsiu tha se për ta ka shumë kuriozitet nga fansat nëse janë çift edhe në jetë.
“Thuaj atij që ta ka bërë këtë pyetjen, se ka shumë fantazi. Por që nuk është aspak e vërtetë”, tha Romeo Veshaj.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Anjeza Maja.
“Jemi shumë të lumtur në këtë spektakël. Ajo çfarë thuhet është aq e pavërtetë, saqë nuk duam as edhe t’i përgjigjemi”, u përgjigj ajo.
Kjo situatë më pas u kalua përmes batutave pikante të aktorit të humorit.
“Unë e kam si goc halle Anjezën”, tha aktori.