Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CIA, në përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe trafikut të paligjshëm të drogës.
CIA shkruan në faqen e saj zyrtare “The world facktbook” se Shqipëria vijon të mbetet si gjithnjë një pikë aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit.
Po kështu sipas CIA-as, në një masë më të vogël nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Evropën Perëndimore.
Duke iu referuar të dhënave të CIA-s, në vendin tonë ka një rritje të prodhimit të kanabisit si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Evropë.
CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.