Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 4 të fazës së grupeve në Champions League. Borussia Monchengladbach ka shktërruar Shaktarin e Donjetskut, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Stindel zhbllokoi takimin në minutën e 17 me një penallti, me Ekvedin që dyfishoi shifrat në minutën e 34.
Embolo ishte autori i golit të tretë në fundin e pjesë ssë parë. Sulmuesi zviceran shënoi me një roveshiatë nga një kënd i pamundur. Sikur të mos mjaftonte me kaq, gjermanët realizuan edhe golin e katërt me Wendt në minutën e 78.
Në ndeshjen tjetër, Mançester Siti ka mundur minialisht Olimpiakosin e Pireut në Greqi. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 36 nga Foden. Një pjesë e meritës i shkon Sterling, që dha një asist të mrekullueshëm me thembër.
Me këtë fitore, anglezët sigurojnë kualifikimin 2 ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve.