Mbyllet në paqe pjesa e parë e supersfidës që po zhvillohet në Madrid mes Realit dhe Tottenham. Janë të parët miqtë që tundin rrjetën e Navas, por me ndihmën e Varan që gabimisht dërgon topin në rrjetë në minutën e 28’. Ndërsa kundërpërgjigja e madrilenëve do të vijë në minutën e 43 me anë të një 11-metërshi. Benzemha vertikalizon një top në zonë për Kroos i cili pëson një ndërhyrje të gabuar nga Aurier. Ekzekutimin e penalltisë e merr përsipër ylli portugez Ronaldo dhe e shndërron në gol.
Manchester City nuk njeh kundërshtarë, i shënon dy herë Napolit të Sarrit që në minutat e para të ndeshjes. Në minutën e 8’ është Sterling që dërgon topin në rrjetë, ndërsa 5’ minuta më vonë ylli brazilian Jesus dyfishon rezultatin. Napoli nuk ka mundur të organizohet dhe të shkurtojë diferencën në pjesën e parë, pasi cityzen dominojnë pothuajse në çdo repart të fushës.
Dortmund nuk ka arritur të zhbllokojë sfidën përballë APOEL, ndeshje që zhvillohet në Qipro. Dominojnë dhe krijojnë shumë raste gjermanët por që nuk arrijnë të finalizojnë në portë. Vendasit janë detyruar të bëjnë dy zëvendësime që në pjesën e parë.
Në Slloveni, Liverpool i Klopp është duke bërë ligjin, kanë arritur të shënojnë 4 gola që në pjesën e parë. Është Firminho që hap tiparin e golave, për tu pasuar nga braziliani tjetër Coutinho dhe më pas Salah vjen me një dopietë për ta çuar rezultatin në 4-0.
Leipzig-Porto ka dhuruar spektakël dhe gola. Pjesa e parë është mbyllur në rezultatin 3-2 për gjermanët që e kanë parë gjatë gjithë kohës vetën në avantazh. Golat për gjermanët janë shënuar nga Orban 8’, Freiberg 38’ dhe Agustin 41’. Ndërsa për portugezët shënon Aboubakar 18’ dhe Marcone 43’.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
20:45 Half Time APOEL 0 – 0 Dortmund
20:45 Half Time Feyenoord 1 – 1 Shakhtar Donetsk
20:45 Half Time Manchester City 2 – 0 Napoli
20:45 Half Time Maribor 0 – 4 Liverpool
20:45 Half Time Monaco 1 – 1 Besiktas
20:45 Half Time RB Leipzig 3 – 2 FC Porto
20:45 Half Time Real Madrid 1 – 1 Tottenham
20:45 Half Time Spartak Moscow 1 – 1 Sevilla