Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Champions, Europa League dhe një kompeticion i tretë, buzëqeshin ekipet shqiptare…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Champions, Europa League dhe një kompeticion i tretë, buzëqeshin ekipet shqiptare…

Krahas Champions League dhe Europa League tashmë mund të kemi edhe një kompeticion të tretë europian. Këtë ide e ka hedhur shoqata e klubeve europiane e njohur si ECA e themeluar në 2008-ën si strukturë e UEFA-s e që numëron 220 klube anëtare. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme është shfaqur presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i cili është shprehur se shoqata e klubeve e ka miratuar krijimin e këtij kompeticioni dhe tashmë pritet vetëm drita jeshile nga UEFA. Një risi që mund të konkretizohet në vitin 2021.

“Në pritje të aprovimit nga UEFA klubet kanë gjetur marrëveshjen për t’i dhënë jetë Kupës së tretë Europiane duke nisur nga sezoni 2021-2022. Në këtë mënyrë shpjegon Agnelli, hapet loja edhe për ekipe të tjera pasi numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet Europiane do të shkojë në 96 të tilla”.

Sipas “Sport Bild”, ky komepticion i ri europian do të zvogëlojë numrin e klubeve nga kontinenti ynë, që marrin pjesë në “Europa League”. Pra, nuk do të preket Champions-i. Ky reduktim do të ndodhë nga 48 deri në 32 ekipe, duke pasur të njëjtin numër si në Ligën e Kampionëve.

Ky kompeticion i tretë, për të cilin ende janë në kërkim të emrit, do të ketë përbërjen e 32 ekipeve nga një total prej 96 ekipesh europiane, që marrin pjesë në garat kontinentale. Edhe pse detaje të mëtejshme mbi sistemin e vlerësimit për këtë kompeticion të tretë europian për klubet janë të panjohura, duket se në parim është rënë dakord që në sezonin 2021-2022 te kemi një garë të trefishtë të UEFA-s.

Për një propozim të tillë është folur prej disa kohësh por tashmë vjen konfirmimi i parë i artikuluar. Një mundësi e mirë kjo edhe për skuadrat shqiptare, që ne këtë mënyrë do të kenë më shumë hapësira përfaqësimi në Europë, duke përfituar edhe te ardhura financiare tejet të rëndësishme për të rritur ambiciet dhe projektet respektive.

Njëherazi Agnelli shpjegoi se duke nisur nga viti 2024 do të ketë ndryshime edhe në kalendarin e garave europaine, i cili do të rishikohet për të sjellë lehtësira.

Tags: buzëqeshinChampionsekipeteuropa leaguekompeticionshqiptaretretë

TË LIDHURA

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë
Sport

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Next Post
Ferrari zyrtarizon largimin e Raikkonen, çfarë do ndodhë në garat e mbetura

Ferrari zyrtarizon largimin e Raikkonen, çfarë do ndodhë në garat e mbetura

Digjitalizimi iu vë në fyt litarin pensionistëve: Dekoderat i blejmë prej hallit!

Digjitalizimi iu vë në fyt litarin pensionistëve: Dekoderat i blejmë prej hallit!

Haradinaj apel deputetëve: Votoni Demarkacionin, mos izoloni Kosovën

Haradinaj: Loja për lëvizjen e kufijve, eksperiment i rrezikshëm







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com