Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ç’fat pati gjyqi i kërkuar nga Aneta Rama ndaj Berishës, kryeministri pritet të marrë hak

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ç’fat pati gjyqi i kërkuar nga Aneta Rama ndaj Berishës, kryeministri pritet të marrë hak

Kryeministri Edi Rama, ka  shpallur publikisht çuarjen në gjyq të ish-paraardhësit të tij Berisha. Ky reagim vjen, pasi Berisha  posti një status, ku pretendonte se shefi i qeverisë blinte këmisha me çmim 25 mijë euro në Nju Jork.

Rama e ndërmerr këtë iniciativë në kuadër të një fushate anti-shpifje, për të cilën ka paralajmëruar dhe një ligj të veçantë. E ndërkohë, çdo ditë pothuajse ngrihet nga një padi për shpifje në adresë të akuzave të opozitës.

Kjo është hera e parë që Rama çon Berishën në gjyq. Edhe pse ka qenë shënjestër akuzash, që  prej vitit 2000 kur morri drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kryeministri vetë ka zgjedhur ose ta injorojë ose t’i kundërpërgjigjet  me përçmim.

Por në vitin 2009, ishte e ëma e Ramës, Aneta, e cila çoi në gjyq Berishën me akuzën e shpifjes. Shkak ishte një fjalim i rëndë i kryeministrit të atëhershëm në Kuvend.  Ai iu drejtua në distancë Aneta Ramës, ku tregonte se si e kish trajtuar të birin me kura dhe ilaçe. Siç pretendonte Berisha, për probleme psikologjike.

Por kërkesa e të ëmës së Ramës nuk u mor parasysh dhe ish-kryeministri demokrat i shpëton gjykimit për shpifje. Dhe kjo ndodhte me personazh kryesor Ariana Fullanin, që sipas rrëfimit të Ramës në Kurban-in e tij, ishte dhe mike me Anetën.

Ja si e përshkruan Rama:

“Si mund të ndodhte në një vend të Evropës së Bashkuar që pas derdhjes së tërë mynxyrave të kryeministrit gjuhëhustër mbi të ëmën e kryetarit të opozitës, gruaja e moshuar e dhunuar verbalisht nga kryetari të qeverisë të dhunohej moralisht dhe në gjykatë, me motivacionin që kur zgjidhi gojën nga zinxhirët e etikës, kryeministri ishte në krye të detyrës, prandaj padia për shpifje për shkak të detyrës nuk qëndron.

Askund, në asnjë rast, për asnjë arsye politike në botë, njerzillëku nuk ia le vendin kafshërisë në jetën publike  të cilitdo vendi ku votohet lirisht e ku njerëzit kundërvendosen në frontet e alternativave e jo në barrikadat e gërdisë gojore, ashtu sikundër nuk mund të imagjinohet në botën e lirë një kryegjyqtare e lartë si Ariana Fullani, që përballë një gruaje pensioniste si nëna ime, e cila detyrohet të marrë rrugën e gjyqit për të mbrojtur jo djalin por dinjitetin e saj të cenuar publikisht, të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin kryeministër e të kthejë mbrapsht në shtëpi qytetaren që s’kërkonte asgjë përveçse t’i tregonte opinionit publik se nuk kishte asnjë të vërtetë në akuzat lehëse të kryeministrit ndaj dhe se ajo s’kishte asgjë për të rrëfyer publikisht nga ‘të vërtetat’ e kllaposura prej Saliut në foltoren e turpit të asaj nate kuvendare.

S’do ta kisha përmendur emrin e Arianës, nëse s’do të ishte në mes miqësia e saj me nënën time, miqësia jonë e vjetër me familjen Fullani, fakti që e bëri edhe me tronditës për time ëmë dhunimin në sallën e gjyqit, ku zonja Fullani, për arsyet që ajo i di, po që s’është e vështirë të merren me mend në këtë vend, zgjodhi të bënte një padrejtësi të madhe duke fyer ligjin dhe moralin kushtetues të barazisë para ligjit në gjykimin e një çështjeje që kishte vënë përballë arrogancën e xhindosur të pushtetit me brishtësinë e një gruaje 71-vjeçare që kërkonte me krenari mbrapsht vetëm dinjitetin e rrëmbyer nga ekrani faqe gjithë shqiptarëve”.

Gjyqet për shpifje ndaj Berishës

Ndërkohë, vlen të kujtojmë se para Aneta Ramës, Berisha është akuzuar për shpifje nga Ben Blushi, kur ky i fundit ishte zv/ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë Nano. Bëhet fjalë për një proces të vitit 2004, fituar nga Blushi, e pasuar nga ndjesa e Berishës.

Ndërsa muaj më parë, do ishte gazetari botuesi i njohur Karlo Bolino i cili do fitonte një gjyq për shpifje me Berishën.

Tashmë pritet me interes se si do jetë vijueshmëria e gjyqit ku Rama do çojë për herë të parë Berishën, me akuzën e shpifjes.

Tags: Aneta RamaBerishësÇ’fatgjyqikërkuarPatirama

TË LIDHURA

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona
Aktualitet

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Next Post
Vdes miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, mesazhi prekës i Bill Gates

Vdes miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, mesazhi prekës i Bill Gates

Jo vetëm të dhënë pas pijes, lezhjanët thyejnë tjetër rekord

Jo vetëm të dhënë pas pijes, lezhjanët thyejnë tjetër rekord

Konsumoni sa më shumë gështenja, janë ilaçi i vjeshtës

Konsumoni sa më shumë gështenja, janë ilaçi i vjeshtës







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona
Aktualitet

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

by mirseda
11:30 | 11/10/2025
0

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë duke cenuar interesat e kompanive, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5...

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com