Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë vjeshte për opozitën shqiptare?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë vjeshte për opozitën shqiptare?

Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.

Nga: Ervis Iljazaj

Edhe pse aksioni opozitar rezistoi në kuptimin e frymës dhe kauzës, duke shtuar këtu edhe 30 qershorin, i cili i dha të drejtë në pretendimet e saj, situata politike vazhdon të jetë po njësoj. Opozita shqiptare, duhet pranuar, nuk e ka arritur deri më tani qëllimin për të cilin e filloi betejën e saj, që ishte qeveria tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Duke shtuar këtu dhe largimin nga pushteti lokal, pozitat e saj janë akoma edhe më të vështira në raport me qeverinë dhe mazhorancën, duke qenë se kjo e fundit tashmë ka në dorë të gjitha pushtetet.

Prandaj, aksioni opozitar duhet rikonceptuar, strategjia dhe mjetet duhen rithemeluar, sepse protestat, të cilat sigurisht janë të domosdoshme, nuk mjaftojnë. Për muaj me radhë, opozita ka qenë konsistente në veprimet e saj, por asnjëherë nuk e arriti pikën kulminante për të detyruar Edi Ramën dhe qeverinë të zmbrapsej. Jo vetëm kaq, por kjo qeveri, në mënyrë arbitrare, arriti të zhvillonte një palë zgjedhje për nga forma dhe nga përmbajtja jo të legjitimuara. Tashmë që forca e qeverisë ka arritur kulmin, opozita shqiptare nuk mund të jetë po njësoj në veprimet e saj.

Megjithatë, opozita shqiptare ka korrur një fitore jo pak të vogël përgjatë këtyre muajve. Ka arritur që nëpërmjet aksionit të saj të vërtetojë të gjitha denoncimet ndaj qeverisë, sidomos ato që i përkasin shitblerjes së votave.

Në këtë kuptim, kauza dhe e drejta është në anën e saj, por që nuk po kapitalizohet në kredite politike të mjaftueshme.

Në këtë situatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, sepse kjo është një nga periudhat më të paparashikueshme të politikës shqiptare në vitet e fundit. Por e sigurt është se opozitës shqiptare i duhet një energji shtesë, një dinamikë e re, një strategji ndryshe, e cila të mundësojë një kapërcim të gjendjes konstante ku ndodhet.

Dhe këtë energji shtesë, opozita shqiptare mund ta gjejë vetëm të qytetarët shqiptarë, duke u folur atyre dhe jo Edi Ramës. Lidershipi opozitar duhet të kapërcejë radhët e veta dhe duhet të penetrojë në opinionin e gjerë publik, sepse i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë, me një kauzë dhe betejë që ia vlen të bëhet. Vetëm nëse arrin të krijojë një komunikim direkt me opinionin publik dhe qytetarët shqiptarë mund të arrijnë ta kthejnë aksionin e saj në kredit politik. Mirëpo, për të arritur aty, lipset një aksion më shumë sesa një protestë. Kërkohet një hapje me aktorët dhe faktorët shoqërorë, me artistë, intelektualë dhe me çdo pjesë të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me protesta, por me fjalime, diskutime, ide, të cilat duhet ta mbështesin gjithmonë aksionin e saj. Në të kundërt, mënyra e protestave të opozitës do të vazhdojë të jetë një instrument për të shtrënguar radhët e saj, por që asnjëherë nuk do të krijojë momentin politik për të detyruar këtë qeveri të zmbrapset.

Sepse, në rrugën e saj, ka edhe një pengesë jo të vogël, që është faktori ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara. Për të kapërcyer këtë pengesë, ka vetëm një rrugë. Ajo e mobilizimit të shoqërisë shqiptare në kauzën e saj të drejtë. Dhe nëse bind shqiptarët, opozita me patjetër që mund të bindë edhe ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk janë as me Ramën dhe as me Bashën, por me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe nëse opozita arrin të krijojë idenë se kjo betejë është në interes të shqiptarëve, atëherë çdo gjë tjetër është më e lehtë. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: ervis iljazajopozitavjeshte

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Sillet si mbret, por është në prag të burgut”, akuza e fortë e Ngjelës ndaj Metës

Spartak Ngjela paralajmëron dy lëvizjet që do ndodhin shumë shpejt

Kosovë/Thaçi dekreton datën, zgjedhjet në 6 tetor

Kosovë/Thaçi dekreton datën, zgjedhjet në 6 tetor

Helikopteri përplaset me avionin, biznesmeni i njohur dhe familja e tij humbin jetën

Helikopteri përplaset me avionin, biznesmeni i njohur dhe familja e tij humbin jetën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…
Bota

Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…

by mirseda
13:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vijojë operacionet ushtarake me intensitet...

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës

13:34 | 06/04/2026
Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

13:32 | 06/04/2026
Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!

Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!

13:31 | 06/04/2026
Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …

Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …

12:46 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com