Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë shkoi keq me projektin evropian?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë shkoi keq me projektin evropian?

Nga Paul Krugman, “The New York”/Nëse do të duhej të identifikonim një vend dhe kohë ku ëndrra e njerëzimit- vizioni i një shoqërie që ofron një jetë të denjë për të gjithë anëtarët e saj – ishte më afër realizimit, ai vend dhe ajo periudhë do të ishte me siguri Evropa Perëndimore, në 6 dekadat pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte një nga mrekullitë e historisë: Një kontinent i shkatërruar nga diktatura, gjenocidi dhe lufta, u shndërrua në një model të demokracisë, dhe që shpërndau gjerësisht prosperitetin.

Në fakt, në vitet e para të këtij shekulli, evropianët ishin në shumë aspekte më mirë se amerikanët. Ndryshe nga ne, ata kishin të garantuar kujdesin shëndetësor, që siguronte një jetëgjatësi më të madhe; kishin nivele shumë më të ulëta të varfërisë; dhe kishin më shumë gjasa se ne amerikanët, për t’u punësuar me paga të mira gjatë viteve të tyre të punës.

Por tashmë Evropa ndodhet në vështirësi të mëdha. Po kështu është sigurisht edhe Amerika. Në veçanti, ndërsa demokracia është nën rrethim në të dyja anët e Atlantikut, rënia e lirisë, nëse ndodh, ndoshta do të vërehet në SHBA.

Shumë nga problemet e Evropës, vijnë nga vendimi shkatërrues, një gjeneratë më parë, për të future në përdorim një monedhë të përbashkët. Krijimi i euros, çoi në një valë të përkohshme euforie, me shuma të mëdha parash që rridhnin në vende si Spanja dhe Greqia; dhe ku më pas shpërtheu flluska.

Dhe ndërsa vendet si Islanda që kursenin paratë e tyre, qenë në gjendje të ri-bëheshin shpesh konkurrente duke zhvlerësuar monedhat e tyre, vendet e Eurozonës u detyruan të përjetojnë një depresion të zgjatur, me papunësi jashtëzakonisht të lartë, teksa këto vende u përpoqën të ulin kostot e tyre.

Ky depresion u përkeqësua nga konsensusi i elitës, se rrënja e problemeve të Evropës nuk ishin shpenzimet e tepërta, por përkeqësimi i performancës fiskale, dhe se zgjidhja ishte kursimi drakonian, çka e përkeqësoi krizën. Disa nga viktimat e krizës së euros, si Spanja, kanë arritur më në fund të ri-gjejnë rrugën e tyre drejt konkurrencës.

Megjithatë, të tjerë, ende nuk kanë mundur. Greqia mbetet një zonë fatkeqësie dhe Italia, një nga tre ekonomitë e mëdha që mbeten në Bashkimin Evropian, ka mbetur në 2 dekada në vendnumëro: Produkti i Brendshëm Bruto për çdo banor, nuk është më i lartë tani, se sa ishte në vitin 2000.

Pra, nuk është për t’u habitur që kur Italia mbajti zgjedhjet në mars, fituesit e mëdhenj ishin partitë kundër Bashkimit Evropian – lëvizja populiste Pesë Yjet dhe Lidhja e të djathtës ekstreme.

Në fakt, befasia është se pse nuk ndodhi më shpejt. Ato parti tani kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndërkohë që politikat e asaj qeverie nuk janë plotësisht të qarta, ato me siguri do të përfshijnë një distancim me pjesën tjetër të Evropës në shumë fronte: Një përmbysje të masave shtrënguese fiskale, që mund të përfundojë me daljen e vendit nga euro, së bashku me masa më të ashpra ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

Askush nuk e di se si do të shkojnë tashmë gjërat në Itali, por zhvillimet e tjera në Evropë ofrojnë disa precedentë të frikshëm. Hungaria, është shndërruar efektivisht në një autokraci të një partie, të sunduar nga një ideologji etno-nacionaliste. Polonia duket se po ecën në të njëjtën rrugë.

Por çfarë shkoi gabim me “projektin evropian” – marshimin e gjatë drejt paqes, demokracisë dhe prosperitetit, të mbështetur nga një integrim gjithnjë e më i ngushtë ekonomik dhe politik?

Siç e thashë më sipër, gabimi gjigant i euros luajti një rol të madh. Por Polonia, e cila kurrë nuk iu bashkua monedhës së përbashkët, “lundroi” nëpër krizën ekonomike mjaft e padëmtuar. Megjithatë, demokracia po bie gjithnjë e më shumë.

Por unë do të sugjeroja, se këtu ka një histori më të thellë. Ka pasur përherë forca të errëta në Evropë. Kur rrëzohej Muri i Berlinit, një shkencëtar politik që unë njoh, tha me shaka:”Tani që Europa Lindore është e çliruar nga ideologjia e huaj e komunizmit, ajo mund t’i rikthehet rrugës së saj të vërtetë:fashizmit”. Të dy e dinim, se ai kishte njëfarë të drejte.

Ajo që i mbajti këto forca të errëta nën kontroll, ishte prestigji i një elite evropiane të angazhuar ndaj vlerave demokratike. Por ky prestigj u shkatërrua nga keq-menaxhimi – dhe dëmi ishte shkaktuar nga mosgatishmëria për t’u përballur me atë që po ndodhte.

Qeveria hungareze, ia ka kthyer shpinën gjithçkaje, mbi të cilën bazohet Evropa – por ende po merr një ndihmë financiare në shkallë të gjerë nga Brukseli. Dhe këtu me duket mua, është ajo ku ne shohim paralele me zhvillimet në Amerikë.

Është e vërtetë, Shtetet e Bashkuara nuk pësuan një katastrofë të stilit të eurozonës. Por gjykimi i keq i elitave “centriste”amerikane, e ka rivalizuar atë të homologëve të tyre evropianë.

Mos harroni se në vitet 2010-2011, me SHBA-në që vuante vuan nga papunësia masive, shumica e njerëzve në Uashington ishin të fiksuar me… reformën e të drejtave.

Ndërkohë, këta centristë, së bashku me shumicën e medieve, mohuan për vite me radhë radikalizimin e Partisë Republikane. Dhe tanimë Amerika e gjen veten të qeverisur nga një parti që ka më pak respekt për normat demokratike apo sundimin e ligjit, se sa partia qeveritare Fidesz në Hungari.

Çështja është se ajo që është e gabuar me Europën, është në një kuptim të thellë e gabuar edhe me Amerikën. Dhe në të dyja rastet, rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë shumë, shumë e vështirë.

Shënim: Paul Krugman, është fitues i çmimit Nobel në ekonomi, dhe profesor në Universitetin e Nju Jorkut.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: evropianGreqiakeqpaul krugmanprojektinshkoi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Arratisja, reagon për herë të parë kreu i gjykatës Vlorë

Arratisja, reagon për herë të parë kreu i gjykatës Vlorë

Video/Vajza masakron djalin me dhëmbë, ndërhyn policia

Video/Vajza masakron djalin me dhëmbë, ndërhyn policia

Para Botërorit, Paul Pogba lutet nga Meka

Para Botërorit, Paul Pogba lutet nga Meka







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com