Lëvizjet e fundit politike si pasojë e “luftës” mes Ramës dhe Metës kanë sjellë një tjetër lëvizje të kryeministrit Rama. Ky i fundit ka bërë kërkesë që nesër të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme, që do të nisë në orën 17:00.
Rama njoftoi dje se do të merrte postin e Ministrit të Jashtëm pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt nga presidenti Meta.
Mësohet se gjatë seancës do të miratohen dekretet e ministrave të rinj.