Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një fotografi ku shfaqet vëllai i kryeministrit Rama dhe ish-deputeti socialist Tom Doshi.
Berisha shkruan se “Olsi Rama dhe Tom Doshi vazhdimisht bashkë në fushatë”.
Kujtojmë se Tom Doshi ishte deputet i Partisë Socaliste, derisa u largua nga Grupi Parlamentar i PS pas akuzave publike që bëri në lidhje me Ilir Metën dhe me një plan që, sipas tij, po bëhej për eliminim fizik të tij.
Aktualisht, Tom Doshi kandidon sërish në zgjedhjet e 25 qershorit si kryesues i listës së PSD-së në Shkodër.
Nga ana tjetër, kjo foto lë të kuptohet se Doshi pas zgjedhjeve do të jetë pjesë e ekipit të Ramës.