Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë përfshin projekti i Portit të ri të Durrësit?

3 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë përfshin projekti i Portit të ri të Durrësit?

Nga: Vitjon Nina 

Më 1 maj 2022, si për t’i paraprirë asaj çfarë do të ndodhte në fundvitin 2022 në Shqipëri, investitori i Emirateve, Muhamed Alabbar, do të jepte një intervistë për median amerikane CNN, mbi atë që do të kthehej në investimin më të madh për një port turistik në Detin në Mesdhe.

Një projekt ky, i cili më parë ishte lajmëruar vetëm nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më 17 prill, në kulmin e fushatës elektorale, do të jepte një premtim ndaj elektoratit: Porti i Durrësit, do të jetë Dubai i Mesdheut!

Nuk do të ngjante fort realiste në fakt asokohe kjo deklaratë nga kreu i Qeverisë, i cili kërkonte konfirmimin në detyrë për të tretën herë radhazi dhe të dytën si i vetëm, por sot, rruga drejt “Dubait të Mesdheut”, është e hapur.

Me votimin në Parlament orët e para të mëngjesit të 25 nëntorit, projekti i njohur si “Durrës Marina Bay”, duke marrë 74 vota pro, merr edhe dritën jeshile për nisjen e punimeve në vitin 2023. Ai do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 mijë e 600 metrave katrorë.

Në të parashikohet të bëjnë pjesë 12 mijë apartamente dhe dy hotele me 850 dhoma në tërësi. Projekti parashikon gjithashtu 80 mijë metra katrorë hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura, si edhe një gjatësi plazhi prej 700 metrash. Ndërsa, Qeveria, është bërë me dije se do të marrë 33.3% të dividentit.

Por, çfarë fshihet përtej shifrave?

Vetë Alabbar, si më 1 maj 2021 kur foli për projektin për të parën herë, si më 31 dhjetor 2021, kur vizitoi zonën e përfshirë në projekt, por po ashtu edhe pas kalimit të projektit në Parlamentin shqiptar, e ka theksuar dhe ritheksuar një gjë të vetme: Nuk keni parë asgjë si ky projekt më parë, me një shndërrim të tillë!

Në mënyrë faktike, ai fillimisht përfshin edhe zhvillimin e zonës së Spitallës me procesin e rindërtimit të pas-tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kështu, përpos resortit në vetvete, do të mendohet edhe për banorët e zonës, ku një pjesë e madhe preken nga projekti. Kjo gjë, duke i dhënë vlerë të shtuar pasurisë së paluajtshme atje.

Një zhvillim “mbresëlënës” sipas Alabbar, është edhe fakti se në zonë do të investohen 2 miliardë euro dhe do ta kthejë këtë në investimin më të madh në Ballkan, të realizuar në periudhën kohore deri në vitin 2025, kur edhe mbaron mandati i tretë i Ramës në krye të vendit.

Porti tregtar

Me kthimin e portit aktual të Durrësit, i cili ka natyrë tregtare, në port turistik, lind domosdoshmëria për të zhvendosur infrastrukturën portuale të tanishme.

Kjo gjë, do të bëhet duke investuar në Porto Romano, ku është tërhequr tashmë vëmendje edhe nga shtetet e tjera.

Ky fakt, vjen pasi Kosova nga njëra anë dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, kanë shprehur interes të qartë për të pasur pikërisht këtë port, si porte të thatë në vendet e tyre.

Zhvillimi do të përfshijë edhe sistemin hekurudhor, i cili pritet fillimisht të lidhë aeroportin me Tiranën dhe Porto Romanon e më pas edhe me Prishtinën dhe Strugën, për ta quajtur projektin të përmbyllur.

E gjitha, bashkëngjitur me projekte si infrastrukturore si unaza shqiptare ballkanike, e cila do të lidhë Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin përmes një autostrade.

Nën kontestime të shumta nga opozita shqiptare, me pretendimin se Qeveria është palë e korruptuar në këtë projekt, përfundimi me dritë jeshile, ishte i vështirë.

Po aq të vështira, siç ka thënë edhe kreu i Qeverisë, Rama, kanë qenë edhe negociatat mes shtetit dhe investitorit Alabbar.

Mirëpo, tashmë, gjithçka mbetet për t’u parë është konkretizimi, nëse Durrësi vërtetë do të kthehet në Dubain e Mesdheut, apo jo. /Albanianpost.com

Tags: porti i DurresitramaVitjon Nina

TË LIDHURA

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Next Post
Mos e bëj o trim…

Sqarimet e SPAK për mosprekjen e Berishës fyejnë qëndrimet zyrtare të SHBA 

Laboratori i dr*gës në Fier, GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Laboratori i dr*gës në Fier, GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Policia i ndaloi protestën para Kryeministrisë në 6 dhjetor/Berisha: Bulevardi do të mbushet si kurrë më parë

Policia i ndaloi protestën para Kryeministrisë në 6 dhjetor/Berisha: Bulevardi do të mbushet si kurrë më parë







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com