Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë (nuk) na mësoi tërmeti i 26 nëntorit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë (nuk) na mësoi tërmeti i 26 nëntorit

Nga Alfred Peza

Nuk besoj se ky brez që e jetoi live tërmetin e tmerrshëm të këtij viti, do t’i harrojë aq kollaj, të gjitha përjetimet e atyre çasteve, orëve dhe ditëve të para pas tij. Ato sekonda dridhjesh që dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë, a thua se po na vërtetonin teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, duke na u dukur vite, dekada e shekuj të pambarimtë.

Më pas, të gjithë dolëm jashtë si për t’i dhënë mundësinë vetes, që të kuptonim nëse ishim në ëndrrat e asaj ore vdekjeje, apo në realitetin e një përjetimi të paharruar kolektiv.

Përtej pasojave të tmerrshme që zbuloi ardhja e mëngjesit dhe ditët e tjera më pas, në perimetrin e goditur në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, e përbashkëta e të gjithëve ishte se tërmeti i kishte shkundur aq shumë, sa i kishte sjellë në vete.

I kishte ulur me këmbë në tokë. I kishte bërë që të kuptonin se përveçse njerëz me ambicie, cmirë, urrejtje, grykësi dhe pangopësi, ishin të gjithë edhe “lodra” në duart e fatit dhe bij të nënës natyrë.

E dalloje të gjithën këtë, jo vetëm tek moskokëçarja dhe shkujdesja e natyrshme e gjithkujt, për t’u pispillosur. Por mbi të gjitha, tek shpërthimi i natyrshëm i një solidariteti të pashfaqur kurrë më parë mes nesh, për t’u bërë të përkorë, të mirësjellshëm e mirëdashës me çdo gjë e me çdokënd, deri në dhimbje. Duke mos harruar telefonatat dhe mesazhet e gjithkujt për gjithkënd, me më të mirësjellshmet e të pafajshmet pyetje njerëzore.

Nuk po fus këtu kafenetë e ofruara falas, në ato minuta ku gjithkush kish nevojë, që të mblidhte zemrën.

Ishin orët dhe ditët kur dukej sikur Zoti na kishte kursyer, duke na ridhënë të gjithëve edhe një mundësi të dytë, për të rifilluar jetën për herë të parë. Ndaj, pakkush e kishte mendjen tek vogëlsirat e llojit: Na është shembur shtëpia. Na ka rënë muri. Na është plasaritur pallati. Na janë thyer orenditë. Apo na është përmbysur ai më i shtrenjti kujtim që mbanim mbi dollap.

E gjitha pasqyrohej tek gjestet më prekëse të fëmijëve, që ofronin lodrën e tyre më të dashur për shokun që kishte mbetur jashtë dhe kasën e kursimeve për projektin e rindërtimit. Tek të rinjtë që falnin pa u menduar dy herë, karrocën e fëmijës së tyre vogël, se ajo u duhej më shumë atyre që kishin mbetur pa prindër. Apo tek pensionisët që dhuronin 10 eurot e kursimeve, nga të ardhurat e tyre mujore, më shumë se modeste.

E ndërkohë që erdhën mbi 2000 pasgoditjet e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, bashkë me uljen e intensitetit të tyre, nisi të bjerë edhe makthi kolektiv. Dhe jeta nisi dalëngadalë, t’i rikthehej ritmeve të dikurshme. Zija u mbeti në zemër familjarëve të viktimave. Halli atyre që mbetën pa çati mbi kokë.

Trauma njerëzore gjithë shoqërisë. Dhe dhimbja e kokës, qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse për rikthimin e normalitetit të jetës, në çdo qelizë të zonave të dëmtuara.

Sa më shumë i largohemi atij momenti apokaliptik, duket sikur gjithnjë e më shpejt, po rikthehemi në gjendjen që ishim përpara tij. Tërmeti nuk ishte një çudi si të gjitha të tjerat. Ndaj nuk kishte se si të zgjaste veç tri ditë. Por tani që kanë kaluar më shumë se tri javë, me siguri që askush nuk mund të vendosi dot bast, se jemi duke u sjellë ende si gjatë atyre ditëve të para.

Si atëherë kur ishim gati që të harronim çdo gjë të shkuar e të shëmtuar, e t’ia nisnim nga e para, si në të vetmen mundësi të re që na u ridha të gjithëve.

Mjafton që për këtë të hapësh ekranet e lodhura të televizorëve, e të shohësh në panelet e përhershme, njerëz që nuk flasin më si parë. Por veç ulërasin. Njerëz që nuk arsyetojnë. Por vetëm shajnë.

Njerëz që nuk dëgjojnë. Por vetëm fyejnë e ofendojnë. Njerëz që nuk duan të arsyetojnë. Por vetëm të të dhunojnë me çdo çmim, me çdo mënyrë e mundësi atë që kanë përballë. Njerëz që vetëm nxijnë.

Që veç ndjellin zi e më zi. Që shohin fatkeqësi. A thua sa kanë dalë nga një çmendinë, dhe kërkojnë që të fusin në kurthin e vorbullës së vet, çdokënd që është duke i parë.

Në rrugë, në dyqane, në kafe, në shkallë, në ashensor, oborr, shtëpi, punë, shkollë, në trafik, shesh, autobus apo në aeroport, nuk sheh më njerëz të përulur. Të qetë. Të urtë. Krejt vetja. Me këmbë në tokë. Ujë e sapun. Por sheh të njëjtën shfaqje, që ke parë çdo ditë normale a të lodhshme, edhe përpara 26 nëntorit. Sa shumë kemi mësuar ato orë e ditë të para, pas sekondave të tmerrit.

Sa pak paskemi nxënë realisht me sa duket, për ditët dhe jetën tonë si shoqëri, në vazhdim!

Tags: 26 nëntoriAlfred Pezadridhjetermeti

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Festuan si ushtarë ndaj Shqipërisë, zbulohet dënimi i UEFA-s për Turqinë

Festuan si ushtarë ndaj Shqipërisë, zbulohet dënimi i UEFA-s për Turqinë

Porosia e Ramës për Vuçiç, Partia Demokratike bën reagimin e ashpër

Shehu i shqetësuar: Rama i lidhur me elementë që na duan jashtë BE

Pas takimit me Ramën dhe Vuçiç, reagon Zaev

Pas takimit me Ramën dhe Vuçiç, reagon Zaev







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Nis sot procesi ndaj Erion Veliajt, mbahet seanca e parë e themelit
Aktualitet

Nis sot procesi ndaj Erion Veliajt, mbahet seanca e parë e themelit

by mirseda
09:35 | 09/03/2026
0

Sot zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj....

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos për Ballën,Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos për Ballën,Bardhin dhe Balliun

09:09 | 09/03/2026
PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

09:04 | 09/03/2026
Irani zgjodhi liderin e ri, Trump: Nuk jam i kënaqur me emërimin e djalit të Khameneit

Irani zgjodhi liderin e ri, Trump: Nuk jam i kënaqur me emërimin e djalit të Khameneit

09:01 | 09/03/2026
10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com