Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë ndodhi me çmimin Nobel në Letërsi?

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Çfarë ndodhi me çmimin Nobel në Letërsi?

Çmimi ka pësuar një ndryshim të dukshëm në vitet e fundit, duke preferuar shkrimtarët më të shitur por jo domosdoshmërish më të mirë, dhe yjet e muzikës…

Shakaja standarde rreth çmimit Nobel në Letërsi, është se ky është një çmim për poetët estonezë. Nën këtë shaka fshihen jo pak dyshime – askujt nuk i pëlqen një kujtesë vjetore se fituesit nuk janë në fakt dhe aq cilësorë sa mund të mendohet. Por ajo tregon gjithashtu vlerën e Nobelit.

Amerikanët janë me famë botërore për zakonet e tyre të leximit dhe Nobelisstëve, sidomos kur u jepet shkrimtarëve si Tomas Tranströ apo Mo Yan, sa për të marrë dy shembuj të kohëve të fundit, çka hap horizonte të reja të vlefshme. Kjo ka çuar në perceptimin se Nobeli përfaqëson “perimet” e çmimeve letrare:jo shumë të shijshme, por përfundimisht të dobishme për ne.

Por ka ndodhur diçka zbavitëse në Stokholm 3 vitet e fundit, një periudhë që ka përkuar me zgjedhjen si kryetare të Komitetit të Nobelit për Letërsi të akademikes suedeze, Sara Danius, duke zëvendësuar në këtë post Peter Englund.

Nobeli është bërë shumë i këndshëm. Ai ka hapur debatin mbi përkufizimin e letersisë, duke përfshirë historinë gojore të laureates së vitit 2015, Svetlana Alexievich, dhe këngët popullore të këngëtarit amerikan Bob Dylan në vitin 2016. Kazuo Ishiguro, laureati i vitit 2017, duket të jetë një zgjedhje shumë më konvencionale – tema e tij mbizotëruese është kujtesa, dhe ai i është rrikthyer shumë herë Luftën e Dytë Botërore, një kombinim që është shfaqur në punën e disa laureatëve të çmimit Nobel, së fundmi nga francezi Patrick Modiano.

Por ndryshe nga Modiano ose Tranströmer, Ishiguro është një superstar global në një nivel pak më të ulët se ajo e “nuses së përjetshme” të garës për këtë çmim, japonezes Haruki Murakami, duke shkruar dy romane jashtëzakonisht të suksesshëm, që u përshtatën në filma të nominuar për  çmimet “Academy Award”. Ajo qe këtë herë nën radarin e spekulimeve mbi fituesin e këtij viti.

Në përputhje me çmimet e dhëna në epokën Danius, Ishiguro është edhe një laureat i merituar dhe njëherazi i pazakontë. Ky nuk është çmimi Nobel i babait tuaj. Kohët, sa për të cituar një laureat të kohëve të fundit, janë duke ndryshuar, dhe çdo çmim madhor letrar përpiqet të mbijetojë si të mundet.

Çmimi “Man Booker” ka zgjeruar gjeografinë dhe është bërë pronë e korporatave të shtëpive të mëdha botuese, duke hedhur poshtë identitetin e tij të vjetër si një çmim tepër britanik, në favor të një çmimi të hijshëm ndërkombëtar. Gjatë dy viteve të fundit, “The National Book Awards”, ka marrë në mënyrë të ndërgjegjshme një rëndësi më të madhe shoqërore dhe politike, duke e shtyrë në drejtim të reja një industri që njihet se mbizotërohet nga të bardhët dhe meshkujt.

Ekziston një presion i madh për të garantuar ekzistencën e çmimeve bashkëkohore, dhe për t’u siguruar që dhënia e tyre të jenë objektive. Duke pasur parasysh garën për të, çmimi Nobel nuk duhet të shërbejë vetëm për të mbajtur të lumtur sponsorët e tij, çka do të thotë se e nuk përballon domosdoshmërish këtë lloj presioni.

E megjithatë, çmimi ka ndryshuar edhe identitetin e tij gjatë 3 viteve të fundit, duke përqafuar një lloj populizmi. Dyshiimi nuk është më një virtyt, dhe të gjitha format letrare janë të mirëseardhura. Por ky ndryshim ka ardhur edhe me një kosto. Pavarësisht nga frika e eurocentrizmit – për shembull një shkrimtar zezak afrikan nuk e ka fituar këtë çmim që nga viti 1986 – Nobeli ishte mënyra më e rëndësishme për librat e një stili të vështirë dhe të çuditshëm por të një cilësie të lartë, për të fituar një audiencë më të gjerë. Zhvendosja e Nobelit drejt Dylan dhe Ishiguros, është një humbje për letërsinë botërore.

Çmimi Nobel në Letërsi, s’ka pasur kurrë një identitet fiks në një shekull e ca ekzistencë. Ai u konceptua si një vlerësim për arritjet e një profesionisti të caktuar në jetë, dhe i vendosi shkrimtarët në të njëjtin nivel me ata që ishin duke nxitur paqen në botë, dhe ata që zgjeronin dijet tona mbi universin fizik. Ai ka gjithashtu një përbërës humanitar:motoja e tij themeluese, thotë se fituesit duhet të kenë “dhënë të mirën më të madhe mbi njerëzimin”.

Brenda këtyre parametrave të gjerë, nuk është përcaktuar kurrë plotësisht se çfarë duhet të jetë çmimi Nobel në Letërsi. Ai u është dhënë shkrimtarëve kanonikë (William Faulkner, Gabriel Garcia Marquez, Toni Morrison), relativisht të panjohur (Dario Fo), dhe shkrimtarëve të çuditshëm (Winston Churchill, i cili e fitoi çmimin për shkrimet dhe fjalimet e tij historike).

Çmimi u është dhënë tradicionalisht shkrimtarëve të fiksionit apo poezisë, por i është dhënë edhe shkrimtarëve të zhanreve të tjera. Madje edhe klauzola humanitare zakonisht injorohet, ndonëse çmimi Nobel ka një reputacion prej një kohe të gjatë për qëndrime politike, siç është rasti me shkrimtarin turk Orhan Pamuk që e mori çmimin në vitin 2006, pasi ishte ndjekur penalisht nga shteti turk.

“Ekziston një pikëpamje se çmimi Nobel në letërsi, shkon shpesh tek dikush, qëndrimi politik i të cilit cilësohet i këndshëm në një moment të caktuar”- tha Alan Jenkins, zëvendësdrejtor i Shtojcës Letrare në revistën prestigjioze “Times”, pak ditë pasi dramaturgu Harold Pinter e fitoi çmimin në vitin 2005.

Asokohe qarkulluan zëra se Pinter fitoi Nobelin, për shkak të kritikave të tij të forta publike kundër Luftës në Irak. Ndërkohë, Jorge Luis Borgesit iu mohua çmimi Nobel për shkak të mbështetjes së tij ndaj diktatorit kilian Augusto Pinochet. Nëse investigoni mjaftueshëm, ju mund të shihni një motivim politik tek secili prej 3 fituesve të fundit të Nobelit.

Bjellorusia Svetalana Alexievich, ka shkruar mbi trashëgiminë shkatërruese të Bashkimit Sovjetik, dhe ka qenë një kritike e zëshme e Vladimir Putinit. Bob Dylan është disi hetizues, por gjithësesi cilësohet një ikonë e të drejtave civile; ai fitoi një muaj para se Donald Trump të zgjidhej president. Ishiguro është një shkrimtar britanik me origjinë japoneze që shkruan në Britaninë post Brexit; “The Economist” arsyetonte së fundi se vepra e tij ka gjithashtu një rezonancë të caktuar në këtë epokë të post të vërtetës.

Por teoria më bindëse është se gjatë 3 viteve të fundit, Komiteti Nobel për Letërsinë ka vendosur të zgjerojë fushën e një çmimi që kishte fituar reputacionin e “peshkimit” në skutat e fshehura të Evropës për shkrimtarë të shkëlqyer por jo të lëxuar sa duhet. Gjithashtu, ai ka zgjeruar përkufizimin e vet mbi letërsinë, për të përfshirë transkriptimin e dëshmive të jetës reale dhe këngëve të Dylan sikurse është “Visions of Johanna”.

Nobeli po hedh ndërkaq poshtë reputacionin e vet elitist. Pas fitores së çmimit nga shkrimtarit komik italian Dario Fo, anëtarët e Komitetit i thanë botuesit të këtij të fundit se dhënia e çmimit për pretendentët kryesorë Salman Rushdie ose Arthur Miller, do të ishte “shumë e parashikueshme, shumë popullore”.

I ngrati Philip Roth, u tërhoq para se Komiteti Nobel të mund të vinte në drejtim të shkrimtarëve të njohur si ai. Por ky është një bekim i përzier. Nga njëra anë, amullia e Nobelit dhe kënaqësia e tij në ndëshkimin e popullaritetit, nuk kanë qenë kurrë cilësi veçanërisht atraktive, sidomos kur penalizoi shkrimtarët që e meritonin.

Ky fenomen ishte gjithashtu i dukshëm në perspektivën e ngushtë gjeografike të Nobelit, gjë që çoi në refuzimin e shkrimtarëve jo-evropianë. E megjithatë, kjo pikëpamje dritëshkurtër, ishte thelbësore për identitetin e Çmimit Nobel. Si çmimi më i rëndësishëm dhe i fuqishëm letrar në botë, ai ka një ndikim të madh kulturor, dhe mund të shndërrojë emra relativisht anonimë si Tranströ Mer, Herta Müller dhe Imre Kertesz, në emra botërisht të njohur.

Ky çmim, mbetet mjeti më i fuqishëm në tronditjen e hegjemonisë së botimeve të korporatave të mëdha, të cilat kanë krijuar kulturën homogjene të librit, të diktuar nga shitjet dhe popullariteti. Është inkurajuese të shohësh një çmim 116-vjeçar që rishpik veten. Ky është një zhvillim i mirë nëse qëndron larg ekstremeve – çka do të thotë se nëse çmimi Nobel për Letërsi në vitin 2018 i jepet Lars von Trier ose Kraftwerk, atëherë mund të zhytemi në telashe. Rreziku është se Nobeli do të humbasë funksionin e tij më të rëndësishëm, që është përzgjedhja pa ndonjë autorizim e shkrimtarëve më të mirë nga e gjithë bota.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: bashkëkohoreçmimileterisaletersiNobelphilip roth

TË LIDHURA

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

19:27 | 28/05/2025
Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga
Aktualitet

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

18:22 | 28/05/2025
Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:03 | 28/05/2025
Next Post
Banorët e fshatit Irmath kërkojnë rrugë dhe shkollë

Banorët e fshatit Irmath kërkojnë rrugë dhe shkollë

FMN hedh poshtë pretendimet e Ramës: Nuk do të ketë rritje ekonomike

FMN hedh poshtë pretendimet e Ramës: Nuk do të ketë rritje ekonomike

Shtyllat elektrike më keq se në kohën e elektrifikimit, fotot flasin vetë

Shtyllat elektrike më keq se në kohën e elektrifikimit, fotot flasin vetë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut
Kosovo

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

by mirseda
19:49 | 28/05/2025
0

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të...

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

19:27 | 28/05/2025
Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

19:11 | 28/05/2025
Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

19:00 | 28/05/2025
Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

18:22 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com