Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Çfarë mund të na mësojë sot miti i Faustit?

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Çfarë mund të na mësojë sot miti i Faustit?

Legjenda e një njeriu që ia shiti shpirtin e vet djallit, duket se ka një rezonancë të veçantë në kohërat e krizave morale.

Nga Benjamin Ramm “BBC”

“Politikanët ju premtojnë parajsën para zgjedhjeve, dhe ju japin ferrin pas tyre”– shkroi dikur anarkistja Emma Goldman. Përvoja e legjendarit doktor Faust, që e shet shpirtin e tij tek demoni Mefistofel në këmbim të njohurive dhe kënaqësive të kësaj bote, është trajtuar si një metaforë për paktet e pahijshme në politikë. Madje mund të hedhë dritë mbi vrullin aktual të populizmit, nga Brexit tek zgjedhja e Donald Trump. Po pse kjo legjendë popullore 500-vjeçare, rezonon veçanërisht në kohë krizash, dhe pse vazhdon të përndjekë imagjinatën perëndimore?

Legjenda bazohet kryesisht në jetën e Johann Georg Faust (1480-1540), një alkimist dhe praktikues i nekromantisë, një formë e “magjisë së zezë”. Një libër që spekulonte mbi shpikjet e e tij të famshme, që qarkullonte në fund të shekullit XVI-të, frymëzoi dramën e anglezit Christopher Marlowe “Historia tragjike e jetës dhe vdekjes së doktor Faustit”, e shfaqur për herë të parë në Londër rreth vitit 1592.

Interpretimi më me ndikim i legjendës së Faustit, është shkruar nga shkrimtari i shquar gjerman Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832). Kjo kryevepër, e dominoi jetën e tij intelektuale. Me përjashtim të “Frankenstein”, botuar nga Mary Shelley në vitin 1818, është e vështirë të mendohet për një legjendë më të qëndrueshme në kohët moderne – të dyja historitë pasqyrojnë shqetësimin për lindjen e një bote të re, plot mundësi dhe ankthe.

Legjenda e Faustit depërtoi më pas në të gjitha hapësirat kulturore, përfshirë poezinë (Pushkin, Byron, Heine) dhe dramën (Havel, Mamet, Gertrude Stein), muzikën klasike dhe operan (Schubert, Wagner, Berlioz), romanet (Bulgakov, Turgenev, Wilde), por edhe baletin, skulpturën dhe pikturën. Ka frymëzuar kulturën popullore, nga seriali vizatimor “The Simpsons” tek kënga “Bohemian Rhapsody” e grupit të famshëm muzikor “Queens”. Ka qenë subjekt i dhjetëra filmave, muzikaleve, përrallave, videove dhe revistave me ilustrime komike.

Legjenda duket se ka një rezonancë të veçantë në kohërat e krizave morale. “Mephisto” (1936), një roman nga Klaus Mann, ofron portretin elegant të një aktori që pajtohet me regjimin nazist, në mënyrë që të pëparojë në karrierën e tij. Ky ”pakt djallëzor”(teufelspakt ), e ndihmon atë të bëhet aktori më i famshëm i Gjermanisë, por kur luan në një variant kinematografik të Faustit, e e kupton se po vepron në mënyrë të gabuar – ai është bërë si Fausti, i komprometuar moralisht me të keqen.

“Babai” i Thomas Mann, ofron trajtimin më të shquar të legjendës në periudhën e pasluftës “Doktor Fausti” (1948), të cilin autori e përshkroi si “romani i epokës sime”. Protagonisti është një kompozitor që heq dorë nga dashuria, në këmbim të fuqive të jashtëzakonshme krijuese, të cilat ai i fiton duke e infektuar veten me sëmundjen e sifilizit.

Bazuar pjesërisht në historinë e jetës së filozofit gjerman Nietzsche, romani hulumton se si nihilizmi dhe primitivizmi uzurpojnë kulturën borgjeze. Nën rënojat e Rajhut të Tretë, degradimi fiziologjik, mendor dhe shpirtëror i protagonistit të Mannit, bëhet një metaforë e korrupsionit moral të Gjermanisë.

Fashistë dhe financa

Tundimet e fashizmit, mbizotërojnë shëmbëlltyrat Faustiane të shekullit XX-të, më së shumti në dramën “Vizita e damës plakë” (1956) të Friedrich Dürrenmatt, ku banorëve të një qyteze të vogël zvicerane u ofrohet ryshfet për të vrarë njërin nga bashkëqytetarët e tyre.

Ndikimi korruptiv i parave, është gjithashtu tema e tregimit të shkurtër të Stephen Vincent Benet, “Djalli dhe Daniel Uebster” (1936), shkruar në kulmin e Depresionit të Madh, në të cilin një fermer i vetmuar e shet shpirtin e tij në këmbim të 7 viteve prosperitet. Avokati i tij përpiqet ta bindë se blerësi është një mashtrues i huaj, por djalli shpall se ka qenë  i pranishëm në lindjen e Amerikës:“Kur u krye gabimi i parë me indianin e parë, unë isha atje. Kur skllavi i parë u rrëmbye nga Kongo, unë qëndroja në kuvertën e anijes që e transportonte drejt SHBA-së”- një frymëzim për këngën e Rolling Stones “Simpati për Djallin”.

Ndoshta në mënyrë të pashmangshme, tema e ryshfetit demoniak ka qenë subjekt i propagandës zgjedhore. Një shembull intrigues, është një spot publicitar i Partisë Konservatore në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 1997 në Mbretërinë e Bashkuar. Premisa e filmit prej 5 minutash është një akuzë e fortë: Tony Blair është Fausti, i inkurajuar të mashtrojë elektoratin nga një spin-doktor i “arteve të errëta”, Peter Mandelson. Transmetimi i tij në televizion u anullua në çastin e fundit me këmbënguljen e kryeministrit John Major, që druhej se negativiteti i spotit do të dëmtonte partinë e tij, dhe se analogjia do të ofendonte Blair, një i krishterë i devotshëm.

Përkundër mbështetjes së saj teologjike, legjenda e Faustit ka lulëzuar në shoqëritë laike të konsumit, veçanërisht tek kultura e kënaqësive të menjëhershme. Nga kartat e kreditit tek  ushqimi i shpejtë, ne zgjedhim kënaqësitë e menjëhershme, edhe pse e dimë se ato na shkaktojmë dhimbje afatgjatë.

Fausti thotë se të vetmit Zot që i shërben është “oreksi i tij”, dhe Mefistofeli i Goethe-s i ofron atij mundësinë për të “provuar çdo kënaqësi të mundshme …dhe kuptuar atë që dëshiron!”. Legjenda e Faustit fitoi tërheqje në kohën kur “bota e mbyllur mesjetare”, u hap ndaj një kulturë të re tregtare.

Karl Marksi e identifikoi fluksin e arit nga Bota e Re si agimin e ekapitalizmit, një sistem të cilin ai e krahason me një magjistar, që nuk është më “në gjendje të kontrollojë fuqitë e botës së krimit që ai ka thirrur në skenë”. Ky sistem kërkon shfrytëzimin dhe kolonizimin, dhe Fausti i Marlowe tingëllon si kapitalisti i parë i çuditshëm.

Ai fillon një turne të madh, duke takuar Papën në Romë, perandorin gjerman Charles dhe shpirtrat e Aleksandrit të Madh, Darit të Persisë, dhe Helenës së Trojës (të cilës i kushton një lirikë:”A ishte kjo fytyra që nisi drejt Trojës një mijë anije me grekë?”). Është një ekskursion i papërmbushur:”Një shfaqje e mrekullueshme! Po, por vetëm një shfaqje”. 

Mjeku zbulon se “pasuritë, kënaqësitë”, nuk mund ta zhdukin limontinë e tij shpirtërore.

Risia kryesore e Goethe-s është futja e Margaritës (e njohur edhe si Gretchen), historia e së cilës përfaqëson episodin më të egër të dramës. Fausti e ndjek, e josh dhe pastaj – padashur – e shkatërron atë dhe familjen e saj.

Rrethanat komprometuese

Fausti hedh mënjanë dijen e tij për t’u bërë një njeri i veprimit, duke e riformuluar hapjen e Ungjillit të Shën Joanit:”Në fillim ishte Vepra!”. Pjesa e dytë e skemës së dramës së Goethe-s, flet mbi përpjekjen e Faustit për ta rikrijuar botën sipas imazhit të tij. Ky është një projekt i dukshëm i Iluminizmit:Fausti mëton të krijojë një qytetërim të ri, duke zbutur forcat e egra të natyrës, mungesa e produktivitetit të të cilave e mbush atë me ankth.

Projekti i tij është përtej shkallës njerëzore, dhe i pandjeshëm ndaj nevojave njerëzore, por gjithçka bëhet në emër të përparimit dhe “vullnetit të guximshëm dhe të zellshëm” të masave.

Kostoja ekologjike dhe njerëzore e këtij oreksi të pangopur për zgjerim, është e dukshme në shekullin XX-të. Ndryshimi i klimës, është ndoshta analogjia bashkëkohore më e përshtatshme për pazarin Faustian – dekada të rritjes së shpejtë ekonomike për një elitë, të ndjekura nga pasoja të rënda globale për të gjithë, kryesisht për më të dobëtit.

Ngjashëm, tundimi i energjisë bërthamore është përshkruar në terma Faustianë:“fuqitë e botës së nëndheshme të krimit” u çliruan, me potencialin e nxitjes dhe shkatërrimit të planetit. Teknologjia ka theksuar zgjedhjet tona të përditshme Faustiane: kush lexon “termat dhe kushtet”? Smartfonët e bëjnë vëmendjen tonë të përkohshme, dhe ne jemi si Fausti, i cili premton të shesë pjesë të shpirtin e tij, nëse vazhdon të shijojë në ndonjë rast ndonjë përvojë.

“Çdo epokë e spikatur historike, do të ketë Faustin e vet!”- shkruante filozofi danez Kierkegaard. Sfida jonë sot është se, deri në një farë mase, ne jemi të gjithë Faustianë. Ne jemi të rrënuar nga politikanët që ofrojnë përgjigje të lehta për problemet komplekse – veçanërisht kur ato përgjigje të thjeshta janë premtime boshe.

Legjenda na paralajmëron të jemi të kujdesshëm ndaj kultit të egos, joshjes së famës dhe kremtimit të pushtetit. Këto janë triumfe delikate dhe jetëshkurtra; dhe në fakt “çfarë të mire do të kishte për një njeri, nëse ai fiton gjithë botën, por e humb shpirtin e tij?”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Faustimësojëmitimundsot

TË LIDHURA

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint
Kultura

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

10:38 | 25/06/2025
MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Next Post
Erdogan, Gjermanisë: S’mund të ndërhyni në çështjet tona të brendshme

Erdogan: Po bëhen përpjekje për rrethimin e Turqisë dhe nënshtrimin e saj

Mesfushori i Perusë: Falcao më tha që barazimi na kualifikon të gjithë

Mesfushori i Perusë: Falcao më tha që barazimi na kualifikon të gjithë

E kishte mbushur shtëpinë me kanabis, pranga 50-vjeçarit në Memaliaj

E kishte mbushur shtëpinë me kanabis, pranga 50-vjeçarit në Memaliaj

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Botërori i Klubeve: Benfica surprizon Bayernin, rezultat historik për Auckland City
Sport

Botërori i Klubeve: Benfica surprizon Bayernin, rezultat historik për Auckland City

by mirseda
11:04 | 25/06/2025
0

Benfica ka zbritur me këmbë ne toke Bayernin e Mynihut në ndeshjen e fundit në grup, në...

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Shiste drogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

11:01 | 25/06/2025
Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

10:41 | 25/06/2025
Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

10:38 | 25/06/2025
Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

10:32 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com