Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë mund të mësojë Perëndimi nga Aleksei Navalni

5 vjet ago
in Bota, Kryesore

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Kur Aleksei Navalni u rikthye në Rusi në janar të këtij viti, ai dukej se ishte shumë i ndërgjegjshëm për rrezikun që e priste. Pesë muaj më parë kritiku i Kremlinit ishte helmuar gati për vdekje me një agjent nervor, dhe më pas ishte dërguar me urgjencë në Berlin të Gjermanisë për mjekim.

Megjithatë, ai u rikthye në vendlindje duke deklaruar:“Unë s’kam frikë nga asgjë, dhe as ju nuk duhet të keni frikë!”- u tha ai mbështetësve që e prisnin në aeroportin e Moskës. Navalni u arrestua menjëherë me akuza të dyshimta dhe u burgos.

Në mars ai hyri në një grevë urie për të protestuar kundër kushteve në burgun ku është mbyllur. Sikurse kanë raportuar mediat ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore është rënduar aq shumë, saqë ai është “afër vdekjes”.

Zhurma e mbështetësve të Navalnit – qindra mijëra prej të cilëve janë gati të rinisin protestat në mbështetje të tij, dhe trajtimi mizor i regjimit ndaj njeriut të cilin Vladimir Putin e cilëson thjeshte si “ai blogeri”, nuk vjen nga ndonjë perspektivë e mirëfilltë e ndryshimit të pushtetit.

Një sondazh i botuar nga Qendra Levada më 16 prill, tregoi se vetëm 29 për qind e rusëve e konsideruan të padrejtë burgimin e tij, krahasuar me 48 për qind që e mbështesin atë. Në të shkuarën Navalni nuk ka qenë një demokrat liberal shembullor.

Ai shoqërohej me nacionalistë rusë, ishte kundër emigrantëve, dhe ka bërë komente poshtëruese për Kaukazianët e Veriut. Por vitet e fundit ai ka ndërtuar një lloj opozite që

futet nën “lëkurën” e regjimit, duke zhvilluar një fushatë kundër korrupsionit.

Navalni e filloi duke blerë aksione në kompanitë shtetërore, në mënyrë që të mund të kuptonte sesi funksiononin strukturat e tyre të errëta të pronësisë dhe praktikat e kontabilitetit.

Prania e tij e madhe dhe karizmatike në YouTube, ka hedhur dritë mbi pabarazitë e mëdha që ekzistojnë në Rusinë e Putinit. Një video e publikuar më19 janar 2021 mbi një pallat luksoz buzë Detit të Zi, që ai pretendon (dhe Kremlini mohon) se i përket Putinit,është shikuar më shumë se 116 milion herë.

Më pak luftëtar i lirisë sesa një luftëtar i drejtësisë, ai nuk synon të nxisë zemërimin popullor ndaj padrejtësive të dukshme të Rusisë moderne. Thelbësore për joshjen ndaj Putinizmit, është koncepti i heshtur se pavarësisht të gjitha formave autokratike të qeverisjes, presidenti është të paktën një patriot i përkushtuar në rikthimin e dinjitetit të vendit në skenën globale dhe stabilitetin në vend.

Nëse Navalni do t’i ligjëronte bashkatdhetarëve mbi demokracinë, kjo do të kishte shumë pak ndikim në dobësimin e perceptimit të lartpërmendur. Prandaj, ai punon brenda kornizës së

vet të miteve, duke demaskuar kleptokracinë thelbësisht jo-patriotike, e cila po dëmton standardet e jetesës së njerëzve të zakonshëm.

Kjo gjë ka ndikim tek më shumë rusë, sidomos tek më të rinjtë, që kërkojnë llogaridhënie nga të plotfuqishmit, dhe që mund të jenë garantët e ndryshimeve politike në planin afatgjatë (mbështetësit e Navalnit po zhvillojnë një fushatë taktike elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të këtij viti).

Qeveritë perëndimore e kanë kërcënuar Moskën me “pasoja”të rënda, në rast se Navalni vdes në burg. Megjithatë, lëvizjet e tyre të fundit kundër interesave të Kremlinit kanë qenë të buta. Sanksionet e BE-së të vendosura në shkurt synojnë maksimumi 4 individë.

Edhe sanksionet britanike të vendosura vitin e kaluar janë përqendruar kryesisht tek zyrtarët

e rinj dhe të mesëm; ndërsa sanksionet e reja të SHBA-së të njoftuara nga Xho Bajden më 15 prill janë një “shuplakë në kyçin e dorës” me “asnjë ndikim real në ekonominë ruse” shkruan Ian Bremmer i Grupit Eurasia.

Se deri në çfarë mase do të shtohen këto sanksione në rastin e vdekjes së Navalnit, kjo gjë mbetet e paqartë. E gjithë kjo qasje është pasqyrë e impotencës që ka sot Perëndimi përballë Rusisë. Demokracia është në rënie në mbarë botën.

Kina, e zënë me shtypjen e qytetarëve në Hong Kong, po rritet shumë dhe bashkë me të edhe një formë autoritare e kapitalizmit shtetëror. Fuqia e SHBA-së, zbutet nga oreksi i kufizuar publik për operacione të tjera të kushtueshme në vendet e huaja, dhe tërheqja e saj

e afërt nga Afganistani bart shumë të papritura.

Edhe disa shkëndija shprese – Mianmar, Etiopi, Brazil – kanë sjellë më pas një kolaps të demokracisë ose një rikthim prapa. Gjendja shpirtërore e momentit përshkruhet në terma të tillë si “epoka e mosndëshkimit” (e shpikur nga Dejvid Miliband) dhe “Pa Perëndimin” (Konferenca e Sigurisë në Mynih).

Donald Trump rezulton se ishte një simptomë dhe jo një shkak i kësaj gjendjeje të keqe.

Rasti i Navalnit flet për një gjendje dramatike. Perëndimi mund të mos jetë realisht në gjendje qëtë luftojë në çdo front, apo të mbështesë çdo luftëtar të lirisë ose fushata pro-demokracisë.

Duke e demaskuar dhe luftuar kleptokracinë, madje pa pasur asnjë burim thelbësor, Navalni tregon një shembull bindës për të zbuluar korrupsionin që helmon shoqëritë, dhe madje të luftojë sëmundjet e lidhura me të:trafiku i armëve dhe drogës, dëmtimin e strukturës civile dhe mjedisore, dhe zbehjen e besimit të opinionit publik.

Imagjinoni sikur qeveritë perëndimore të shfaqnin vetëm një grimë nga trimëria e Navalnit; duke mbyllur hendeqet që lehtësojnë pastrimin e parave të pista, duke imponuar transparencën e parajsave fiskale, duke i dhënë fund pronësisë anonime, duke grumbulluar baza të dhënash për të ndihmuar në zbulimin e fitimeve marramendëse që sot u fshihen shteteve, duke mbështetur fushatat anti-korrupsion me burimet dhe këshillat e duhura, dhe duke siguruar platforma të sigurta për informacione që do të rrjedhin dhe publikohen, dhe shpërblyer qeveritë që e përqafojnë transparencën.

Imagjinoni sikur Britania e Madhe të dëmtojë rrjedhën e parave të pista që pastrohen nëpër tregjet financiare dhe të pasurive të paluajtshme të Londrës; sikur Gjermania të ndalojë ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2” të mbështetur nga Kremlini; sikur SHBA-ja të kushtëzojë investimet me kriteret shtesë të transparencës.

Apo sikur vende të tilla të vendosnin sanksione të koordinuara dhe të forta mbi interesat e oligarkëve pranë Kremlinit dhe të vihen në mbështetje të Navalnit dhe lëvizjes së tij. A nuk do të supozohej më të drejtë se bota do të ishte tani një vend më i sigurt?

Liria dhe drejtësia janë sigurisht synime simbioze; njëra e kërkon tjetrën. Por duhet filluar nga diku. Dhe për një Perëndim të etur të ndërtojë një rend të ri në botë, dhe me një kaos që po përparon aktualisht nga të gjitha drejtimet, precedenti i fushatës së guximshme dhe me këmbë në tokë të Navalnit kundër korrupsionit, do të ishte një vend i mirë për ta nisur këtë gjë.

burimi: https://www.newstatesman.com/world/2021/04/what-west-can-learn-alexei-navalny

Përshtatur për Tirana Today

Tags: NavalnyPerendimirusia

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Next Post

Yuri Kim reagon pas ndjesës së Mziut: Më vjen mirë për ndjesën e qartë

E fundit / Xhelal Mziu procedohet penalisht për deklaratën

Policia e Dibrës arreston dy punonjësit e Bashkisë, ja çfarë iu gjet në makinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

by mirseda
12:22 | 10/06/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë të mërkurë, 10 qershor, ka...

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com