pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalvevobahismatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetnesinecasino girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişholiganbetnesinecasinoholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetnesinecasinoCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 7 gusht?

9 vjet ago
in Të Gjitha

322 pes – Zhvillohet Beteja e Kranonas (Larisa) midis Athinës dhe Maqedonisë. Pasi athinasit mësuan mbi vdekjen e Aleksandrit të Madh në qershor 323 pes, ata vendosën  të rebeloheshin kundër hegjemonisë maqedonase; rekrutuan një forcë mercenare, kryesisht persianë; dhe krijuan gjithashtu një ushtri të përbashkët mes qyteteve-shtete të tjera helenike. Gjenerali Antipater, mëkëmbësi i Aleksandrit në Evropë, kërkoi përforcime nga Azia ku ushtria maqedonase ndodhej në fushatë. I pari që iu përgjigj thirrjes, ishte gjeneral Leonnatus – por ky u vra në betejë kundër kalorësisë greke. Pas kësaj Antipater e bashkoi ushtrinë e tij me atë të Leonnatus, ndërkohë që mbërriti edhe një forcë e tretë maqedonase nën udhëheqjen e gjeneralit Kraterus; kjo bëri që superioriteti numerik i trupave të kalonte në anën maqedonase, dhe kështu rebelimi athinas u shtyp.

317 – Në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak – djali i Konstandinit të Madh – ai u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare. Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Konstantini i madh vdiq – dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 – 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë. Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes – Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë – për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi  mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean. Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake – Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)

626 – Ushtritë Avare dhe sllave heqin rrethimin e Konstandinopojës – ata nuk kishin durimin dhe teknologjinë e duhur për ta pushtuar qytetin që kishte një mbrojtje të sofistikuar. Gjithashtu, mungesa e furnizimeve përfundimisht bëri që sllavët dhe avarët ta braktisin rrethimin dhe të niseshin drejt territoreve më të hapura (Ballkani i sotëm).

1242 –  Karli i parë i Sicilisë, gjithashtu sundimtar i Napolit dhe Durrësit, i jep vasalit të tij në Shqipëri, Pal Gropa, 7 fshatra në luginën e Devollit dhe prona të tjera në rajonin e Ohrid, dhe Dibrës – zotërime që u mbajtën nga familja Gropa për më se 2 shekuj. Andrea Gropa (ndoshta djali i Palit), përmendet nga kronikanët më 1248; Zakari Gropa përmendet gjatë luftrave të Skënderbeut kundër osmanëve në lidhje me betejën e Tumenishtit, 1457;  dhe i fundit i kësaj dinastie thuhet se iku nga Shqipëria me familjen e tij për në Itali menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

1420 – Në Firence fillon ndërtimi i kubesë së katedrales Santa Maria del Fiore – me zbukurime të brendshme të mbetura të papërfunduara pasi u refuzuan nga Mikelanxhelo, i cili ishte caktuar si kontrollor i cilësisë së pikturave dhe afreskeve. Çatia konike u kurorëzua me një glob prej bronxi dhe një kryq në majën e tijj. Kjo e coi lartësinë e përgjithëshme të katedrales në 114.5 metra. Në korrik 1600, topi prej bronxi u godit nga një rrufe dhe u rrëzua; por dy vjet më vonë u zëvendësua nga një rruzull edhe më i madh. Puna për këtë top bronzi, me një fanar në krye, iu dha skulptorit Andrea del Verrocchio, në punishten e të cilit në atë kohë sapo kishte filluar punën një nxënës i ri i quajtur Leonardo da Vinci. Ndërtimi i katedrales që kishte filluar në vitin 1296 përfundoi më 1469.

1782 – George Washington urdhëron krijimin e Medaljes së Meritës për të nderuar ushtarët e plagosur në betejë. Medalja më vonë u riemëruar me emrin poetik Purple Heart. Medalja Fidelity (për Besnikëri) është më e herëshme; ajo iu dha 3 ushtarëve për një ngjarje të veçantë në vitin 1780 dhe nuk u përdor më, prandaj Medalja e Meritës është konsideruar shpesh si dekorata më e herëshme në SHBA.

1789 – Krijohet Departamenti i Luftës i Shtetet e Bashkuara –  riemëruar Departamenti i Mbrojtjes në vitin 1949.

1938 – Holokausti: Fillon ndërtimi i kampit të përqendrimit Mathauzen – kryesisht për shfarosjen përmes punës së rëndë të personave anti-nazistë nga radhët e inteligjencias dhe shtresave të larta shoqërore në vendet nën regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 320 mijë njerëz mendohet se vdiqën në këtë kamp – numri i saktë nuk dihet. Më 1945, kur Mathauzen u çlirua nga trupat aleate, kampi kishte rreth 85 mijë të burgosur. Kompleksi kryesor i kampit në Mathauzen është kthyer tani në muze kujtese tragjike.

1981 – Një milionë punëtorë, anëtarë të sindikatës polake Solidarnost të udhëhequr nga Lech Valesa, hidhen në grevë për të protestuar kundër krizës ekonomike dhe mungesave ushqimore në vend – komunizmi në Evropën Lindore hyri kështu në udhën e pashkelur të rënies.

2001 – Presidenti amerikan Bill Klinton pranon shumën prej 10 milionë dollarësh si paradhënie për librin e tij autobiografik – kjo është shuma më e madhe dhënë një autori për një libër dokumentar.

 

Tags: Bill KlintonGeorge WashingtonHolokaustiKarli i parë i SicilisëKranonas

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Tillerson, Lavrovit: Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhje ka krijuar “mosbesim”

Carla del Ponte dorëzohet: Nuk duan drejtësi për Sirinë

Rama publikon foto nga Veriu, komentuesi: Ti bëj reklamë sa të duash por ne jemi mbrapa Afrikës







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lëshohen 20 masa sigurie, arrest me burg për disa biznesmenë të dyshuar për pastrim parash

by mirseda
10:05 | 12/06/2026
0

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me policinë e shtetit për goditjen e një grupi të...

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

09:56 | 12/06/2026

Heqja e non gratës nga SHBA, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë ndaj meje dhe familjes sime

09:49 | 12/06/2026

Trump paralajmëroi marrëveshje me Iranin, bie sërish çmimi i naftës

09:35 | 12/06/2026

Gent Prongi publikon mesazhet, ja si po detyrohet administrata të marrë pjesë në aktivitetin e Ramës

09:30 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com