Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut

A ka ende ndonjë në vitin 2017, që ka dëshirë të mbrojë të drejtat e njeriut? Kjo pyetje mund të duket e papërshtatshme në një epokë, kur ne ndoshta duhet të pyesim nëse ekziston akoma dikush që e kundërshton mbrojtjen e tyre.

Megjithatë vdekja nga kanceri e Çmimit dhe Nobel për Paqe, disidentit kinez Liu Xiaobo, ndërsa vuante dënimin në një burg kinez, ka shkaktuar në mbarë botën një ndjenjë faji, të shoqëruar me fraza të tilla si “nuk bëmë asgjë për ta mbrojtur”.

Fati i Liu Xiaobo-s, një intelektuali jo të dhunshëm, i dënuar ashpër nga regjimi kinez për shkak se shkroi një manifest për demokracinë në vendin e tij, është në fakt shenja e zhdukjes, së paparalajmëruar, të diplomacisë së të drejtave të njeriut.

Në vitet 1990, pas rënies së Murit të Berlinit dhe fundit të supozuar të historisë, të drejtat e njeriut u mbështetën si të ishin një ideologji, me aktivitete të mëdha të organizuara për to nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Më kujtohet një konferencë e madhe për të drejtat e njeriut në Vjenë, me mbi 10 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota, që shpalli ardhjen e një epoke më të virtytshme, ku vlerat universale do të mbizotëronin mbi relativizmin kulturor.

Po çfarë ka ndryshuar? A mos sulmet e 11 shtatorit 2001 shënuan atë që quhet ndonjëherë si “fundi i pafajësisë”? Fakt është se ato sulme, u pasuan nga një “luftë kundër terrorizmit”, e kryer nga administrata e Bushit, e cila rezultoi në një pengesë serioze në respektimin e të drejtave të njeriut.

Apo ishin prirjet neo-konservatore të “ndërhyrjes humanitare”? Fillimisht, ky pozicion u mbështet nga Bernard Kushner, themelues i “Médecins du Monde” dhe ish-ministër në qeverinë franceze të Nikolas Sarkozisë, për të thyer barrierat që i pengonin fuqitë e mëdha të ndërhynin në vendet ku ishin kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Këto prirje mbërritën kulmin me ndërhyrjen ushtarake në Libi në vitin 2011, vdekjen e Muamar Gedafit dhe zhytjen në kaos të vendit afrikano-verior.  E vërteta është se “lufta për të drejtat e njeriut”, është shndërruar tashmë në një shprehje pezhorative, pothuajse e denjë për përbuzje, e përmendur nga politikanët apo diplomatët perëndimorë, në krahasim me një shprehje realiste që do të duhej të qe më e efektshme dhe më pragmatike.

Disa prej argumenteve të atyre që e kundërshtojnë këtë luftë janë të ligjshme. “Mesianizmi”demokratik, për të cilin duhet të jepte prova Perëndimi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, u dëshmua të ishte i paefektshëm (edhe pse numri i vendeve ku u mbajtën zgjedhje shumëpartiake, dhe që respektojnë lirinë e shtypit, fillimisht u rrit) dhe në të njëjtën kohë kundërproduktiv.

Rikthimi i “burrave të fortë” alla Vladimir Putin apo Rexhep Taip Erdogan është prova më kokëfortë. Ky ngërç është pasojë e ndryshimeve në botë, me shfaqjen e disa fuqive të mëdha “të jugut”, duke filluar me Kinën e mbetur zyrtarisht komuniste, të cilat nuk janë të gatshme të marrim leksione nga ish-krerët e veriut, që nga ana e tyre janë larg nga të qenit të virtytshëm dhe shembullorë.

Rezultati është se të drejtat e njeriut, thuajse janë zhdukur nga rendi i ditës i diplomacisë ndërkombëtare, nën pretekstin e përdorimit të një gjuhe më të butë, e cila lipset të jetë më efektive.

Gazetari disident kinez Çang Ping, sot i mërguar në Gjermani, e ka denoncuar diplomacinë e gjuhës së butë, të praktikuar prej një kohe të gjatë nga vendet perëndimore, për të justifikuar heshtjen e tyre mbi fatin e nobelistit të burgosur. “Kjo qasje s’ka prodhuar asgjë, përveç dështimit dhe poshtërimin e atyre që pretendonte të shpëtonte”- shkroi ai.

Muajin e kaluar 10 organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, i bënë thirrje Bashkimit Evropian të pezullojë dialogun me Kinën mbi të drejtat e njeriut, për aq kohë sa këto takime vjetore nuk do të jenë realisht në gjendje të përmirësojnë situatën në vendin aziatik.

Një studim tregon faktikisht, se ky dialog i nisur në vitin 1995, ka pasur një ndikim të kufizuar. Përkundrazi, ndikimi ekonomik i Kinës ka një efekt të drejtpërdrejta tek aftësia e BE-së për t’u shprehur qartë mbi këtë çështje: Greqia, e cila ka përfituar vitet e fundit shumë investime kineze, e pengoi muajin e kaluar Komisionin Evropian për t’i dorëzuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut në OKB-së një deklaratë mbi abuzimet e ndodhura në Kinë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më herët.

Mes viteve 1990, kur demokracitë perëndimore valëvisnin flamurin e të drejtave të njeriut, dhe vitit 2010, kur ato u zhdukën në heshtje nga agjenda politike, a mos kaluam nga një ekstrem në tjetrin? Dhe nëse është e vërtetë se të drejtat e njeriut s’mund të jenë zgjidhja e çdo veprimi diplomatik, zhdukja e tyre është në kundërshtim me evokimin e vazhdueshëm të “vlerave”, rreth të cilave këto shtete thonë se bashkohen.

Në një botë të ndërlikuar, ku tek disa fuqive të mëdha të drejtat e njeriut kanë mbetur në vend apo janë qartazi në regres, ka ardhur koha për të ripërcaktuar rolin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shoqëritë civile, duhet të bëjnë të ndihet pesha e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që një botë e bazuar tek arbitrariteti dhe realpolitika të mos hedhë rrënjë të qëndrueshme në marrëdhëniet midis shteteve. Është e qartë se ky është një iluzion, por ai është edhe mesazhi që disa njerëz do të donin të shihnin të përhapej nga vdekja tragjike e Liu Xiaobo-s. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: çmimiInternazionalembrojtjenNobelPierre Haskitë drejtat e njeriut

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shqipëria triumfoi mbi 6 shtetet e tjera, përfitoi 30% të fondeve të BE-së për Ballkanin

Berzh: 1 miliardë euro çdo vit për Ballkanin, ja çfarë duhet të bëni

Ish-kampioni i botës bëhet këshilltar i Gaz Demit, merr me vete edhe një supertalent

Ish-kampioni i botës bëhet këshilltar i Gaz Demit, merr me vete edhe një supertalent

Presidentit Trump i largohen mbështetësit

Trump paralajmëron: Uragani Irma nuk do të përfundojë mirë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Kishin ngecur me velierën e tyre, shpëtohen dy turistët gjermanë
Aktualitet

Kishin ngecur me velierën e tyre, shpëtohen dy turistët gjermanë

by mirseda
18:22 | 09/08/2025
0

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar...

Befasia e FSHF, ndryshohen datat e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë

Befasia e FSHF, ndryshohen datat e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë

17:27 | 09/08/2025
Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

17:03 | 09/08/2025
Rafael Leão ‘thumbon’ Ibrahimovic-in: Unë e bëj më mirë

Rafael Leão ‘thumbon’ Ibrahimovic-in: Unë e bëj më mirë

16:25 | 09/08/2025
Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas

Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas

16:11 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com