Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 8 Prill? U themelua Shteti Islamik

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 8 Prill? U themelua Shteti Islamik

8 Prill 2013- Në pjesë të Sirisë dhe Irakut, themelohet i ashtuquajturi Shteti Islamik

Shteti Islamik i Irakut hyn në Luftën Civile të Sirisë, duke shpallur një bashkim me Frontin Al-Nusra nën emrin Shtetit Islamik të Irakut  dhe Levantit (ISIL). Shteti Islamik i Irakut e ka origjinën e tij tek organizata Xhama’at al-Tauhid Ual-Xhihad , i cili u formua nga Jordani nga Abu Musab Al-Zarkaui në vitin 1999.

Al-Zarkaui udhëhoqi grupin, me ndryshime të shumta të emrit, deri në vdekjen e tij në qershorin të vitit 2006. Xhama’at mori pjesë në kryengritjen e Irakut (2003-11) pas pushtimit të vitit 2003 nga koalicioni perëndimor i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Dhe më 17 tetor 2004 Al-Zarkaui, që i kishte premtuar besnikëri rrjetit të Al-Kaedës së drejtuar nga Osama bin Laden, themelon grupin që u bë i njohur si Tanzim Qaidat al-Xhihad fi Bilad Al-Rafidayn (i njohur zakonisht si Al-Kaeda në Irak). Në janarin e vitit 2006, ky grupim dhe pesë grupe të tjera kryengritëse të Irakut formuan Këshillin Shura të Muxhahidinëve, të cilët më 15 tetor 2006 u bashkuan për të formuar Shtetin Islamik të Irakut.

Në kulmin e tyre në vitet 2006-2008, ISI kishte njësi ushtarake ose fortesa në Mosul, dhe në rajonet e Al Anbar dhe Diyala në Bagdadit, ndërsa pretendonin Bakuban si kryeqytetin e tyre. Grupi i ri vazhdoi të quhet zakonisht Al-Kaeda e Irakut, ndërsa menjëherë pas vdekjes së Al-Zarkuit, organizata emëroi një udhëheqës të ri, Abu-Hamzah Al-Muhaxhir , që mendohet të jetë një pseudonim i një personi të cilin ushtria amerikane e quajti Abu Ajub Al-Masri, një militant egjiptian me bazë në Bagdad.

Udhëheqësi Al-Masri dhe ISI Abu Omar al-Baghdadi dhe Luis Francisco Flores Estevane, u vranë gjatë një operacioni ushtarak të SHBA-së më 18 prill 2010. Abu Omar al-Baghdadi u pasua si udhëheqës i ISI nga Abu Bakr al-Baghdadi.  Haji Bakr, emri i të cilit ishte Samir Abd Muhammed al-Khlifaui , u vra në janar 2014, dhe u pasua nga Ebu Abdulrahman Al-Bilaui.

Pasi tmerroi për vite me rradhë botën me ekzekutimet makrave të mijëra njerëzve, një pjesë e të cilave të filmuara dhe postuara në internet, Shteti Islamik ka humbur muajt e fundit pjesën dërrmuese të territoreve që kontrollonte, ndërsa falë ndërhyrjes së fuqive të huaja kryesisht SHBA, Rusisë, Iranit dhe Turqisë, Siria është ndarë aktualisht në disa zona të veçanta pushtimi. Ndërkohë perspektiva e paqes mbetet ende e largët.

 

8 Prill 2013- Vdes ish-kryeministrja britanike  Margaret Thatcher

 

Margaret Thatcher, kryeministrja e parë  grua e Mbretërisë së Bashkuar, vdes në Londër në moshën 87 vjeçare nga një hemorragji celebrale. Duke shërbyer në detyrë gjatë viteve 1979-1990, Thatcher ishte kryeministrja britanike më jetëgjatë e shekullit XX. Ajo frenoi fuqinë e

sindikatave britanike, privatizoi industritë shtetërore, e udhëhoqi kombin e saj në fitore në Luftën e Falklands, dhe si një aleate e ngushtë e Presidentit të SHBA-së Ronald Reagan luajti një rol të rëndësishëm në dhënien fund të Luftës së Ftohtë .

Një figurë polarizuese, Thatcher, e quajtur ndryshe Zonja e Hekurt, u vlerësua nga admiruesit e saj duke mbrojtur politikat konservatore të tregut të lirë dhe rigjallërimin e  ekonomisë britanike, ndërsa kritikët e akuzuan se këto nisma dëmtonin shtresat më të varfra në vend.

Në vitin 1984, Thatcher, i mbijetoi me shumë fat një sulmi me bombë nga të Ushtrisë Republikane Irlandeze në një konferencë të Partisë Konservatore në Brighton të

Anglisë. Shpërthimi vrau 5 persona, dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.

Në politikën e jashtme, Thatcher, një kundërshtare e komunizmit, pati një marrëdhënie të ngushtë me Ronald Reagan. Megjithatë, ajo gjithashtu krijoi lidhje me Mikhail Gorbaçov, i cili udhëhoqi Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1985-1991.

Thatcher bëri deklaratën e famshme, pasi e takoi  për herë të parë udhëheqësin sovjetik:”Më pëlqen zoti Gorbaçov. Ne mund të bëjmë biznes së bashku!”. Udhëheqja e saj luajti një rol të rëndësishëm në ndihmën, për t’i dhënë fund tensioneve të Luftës së Ftohtë midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.

 

8 Prill 1973- Vdes piktori spanjoll Pablo Picasso

 

Pablo Ruiz Picasso cilësohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ka realizuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque, themeloi rrymën e Kubizmit.  Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”. Përgjithësisht Picasso punonte natën dhe flinte ditën. Shumë herë mbetej pa para, dhe për këtë arsye shumë prej punëve të tij u dogjën, për të ngrohur sado pak dhomën ku jetonte gjatë stinës së dimrit.

8 Prill 1924 – Në Turqi shfuqizohen Gjykatat e Sheriatit, si pjesë e reformave të Ataturkut .

8 Prill 1943 – Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt , në përpjekje për të kontrolluar inflacionin , ngrin pagat dhe çmimet, i ndalon punëtorët të  ndryshojnë vendet e punës, me përjashtim të rasteve kur këtë e kërkon lufta.

8 Prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore: Pasi një sulm ajror aksidental shkatërron një tren që mbante rreth 4.000 njerëz që po dërgoheshin në një kamp përqendrimi në Hanover, të mbijetuarit masakrohen nga nazistët.

8 Prill 1952 – Presidenti i SHBA-së, Harry Truman, bën thirrje për konfiskimin e të gjitha fabrikave të çelikut në vend, në përpjekje për të parandaluar grevën e punonjësve të çelikut të vitit 1952.

8 Prill 1960 – Hollanda dhe Gjermania Perëndimore nënshkruajnë një marrëveshje për të negociuar kthimin e një territori të vogël gjerman të aneksuar nga holandezët, në këmbim të 280 milionë markave gjermane.

2004 – Lufta e Darfurit: Qeveria sudaneze dhe dy grupet rebele, nënshkruajnë marrëveshja humanitare të armëpushimit.

2006 – Masakra e Shedden:Trupat e 8 burrave, të gjithë të qëlluar për vdekje, gjenden në një fushë të hapur në Shedden,të Ontarios në Kanada. Vrasjet u lidhën me grupin Bandidos Motorcycle Club.

8 prill 2008 – Në Bahrein, përfundon ndërtimi i impiantit të parë në botë me turbinat që prodhojnë energji nga forca e erës

Tags: 8 Prillçfarëislamikndodhurshtetithemelua

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Video/ Të dehur me makinë gjatë natës, pranga 5 personave mes tyre dhe një femër

Video/ Të dehur me makinë gjatë natës, pranga 5 personave mes tyre dhe një femër

Shtypi nga bota, 8 prill 2018

Shtypi nga bota, 8 prill 2018

Video/Media italiane reportazh për turizmin në Shqipëri

Video/Media italiane reportazh për turizmin në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com