Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 26 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 26 korrik?

1656 – Rembrandt van Rijn shpall falimentim. Me pikturat e tij bënte para shumë, por shpenzonte më shumë – e kishte filluar rrugën e artit me portrete, e përfundoi pa u larguar kurrë nga dëshira për të përkujtuar njerëzit duke i pikturuar. Kur ishte 25 vjeç, iku nga fshati në qytet; gjeti punë në një studio pikturash dhe prej asaj kohe kërkesa për punimet e tij ishin të pandalshme – bëri para, sukses, famë – biografët thonë se falimentimi financiar erdhi kur bleu një shtëpi të madhe në Breestraat, sot shtëpi-muze.

1788 – New York u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524.

Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson; po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany). Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork. Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizmi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

1847 – Liberia u bë republika e parë e Afrikës. Liberia ishte themeluar në vitin 1822 si rezultat i përpjekjeve të Shoqërisë Amerikane të Kolonizimit për të zgjidhur çështjen e skllevërve të liruar amerikanë.K jo shoqatë thoshte se emigrimi i zezakëve të Amerikës në Afrikë ishte një përgjigje për problemin e skllavërisë dhe papajtueshmërinë e racave. Gjatë dyzet viteve, rreth 12,000 skllevërit u zhvendosën vullnetarisht nga Amerika në Afrikë. Fillimisht vendi u quajtur Monrovia, dhe u bë Republika e Liberisë në vitin 1847. Ameriko-Liberianët anglisht-folës, pasardhës të ish-skllevërve nga SHBA, përbëjnë vetëm 5% të popullsisë, por kanë mbizotëruar historikisht shtresën intelektuale dhe qeverisëse. Popullsia indigjene e Liberisë është e përbërë nga 16 grupe të ndryshme etnike.

1875 – Lindi në Zvicër Carl Gustav Jung, mjek (themelues i psikologjisë analitike).

1952 – Mbreti Farouk I i Egjiptit lëshon fronin pas një grusht shteti të drejtuar nga Gamal Abdal Nasser. Për shkak të simpative të tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, britanikët imponuan mbi të një kryeministër pro-britanik në vitin 1942. Korrupsioni i madh, dhe humbja në vitit 1948 në luftën arabo-izraelite, përfundimisht çuan në grushtin ushtarak të shtetit të vitit 1952, të kryesuar nga Muhammad Naguib dhe Gamal Abdal Nasser. Faruk, i fundmi i dinastisë shqiptare Muhhamet Ali, u detyrua të heq dorë nga froni; ai iku nga Egjipti dhe gjeti strehim jashtë vendit.

1952 – Zonja e parë e Argjentinës, Eva Peron, vdiq në Buenos Aires në moshën 33-vjeçare. Gruaja e dytë e Juan Peron, me të cilin ajo u martua në vitin 1945, praktikisht bashkë-qeverisi Argjentinën gjatë 6 viteve të tij si president. Eva, aktore e panjohur para se të takohej me Juan Peronin, u bë aktive në politikë dhe ndihmoi në organizimin e demonstratave masive të punëtorëve që siguruan lirimin e Juan Peronit nga burgu (tetor, 1945). Pasi Peroni u bë president, Evita, siç filloi të njihej, u bë ministre e shëndetësisë dhe e punës. Ajo formoi Fondacionin Eva Peron të ndihmës sociale, përkrahu të drejtat e grave, të punës, dhe të varfrit. Pas vdekjes së saj nga kanceri në moshën 33-vjeçare, regjimi Peronit ra.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 26 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Albin Kurti: Kam përkrahjen e ambasadorëve për Qeverinë

Albin Kurti: Kam përkrahjen e ambasadorëve për Qeverinë

Qindra të rinj shqiptarë dhe maqedonas zhyten në lumin Drin, ja motivi

Qindra të rinj shqiptarë dhe maqedonas zhyten në lumin Drin, ja motivi

MOTI/ Bien temperaturat në vend, rikthehen reshjet

MOTI/ Bien temperaturat në vend, rikthehen reshjet







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran
Bota

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

by mirseda
19:43 | 03/03/2026
0

SHBA ka deklaruar se ka goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet...

“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

19:39 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

18:55 | 03/03/2026
Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

18:51 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com