23 Mars 1842 – Vdes shkrimtari i njohur francez Stendhal
Marie-Henri Beyle, i njohur me pseudonimin Stendhal, ka qenë një ndër shkrimtarët më të njohur francezë të shekullit XIX. I mirënjohur për romanet “E kuqja dhe e zeza dhe “Manastri i Parmës”, ai vlerësohet shumë për analizën e thellë psikologjike të personazheve të tij, dhe konsiderohet si një nga praktikuesit më të hershëm dhe më të shquar të realizmit .
I lindur në Grenoblë, ai pati një fëmijë të palumtur, duke mos e pëlqyer babanë e tij “pa imagjinatë”, dhe mbajtur zi për nënën e tij, të cilin e donte me pasion, por që u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 7-vjeç. Njeriu më i afërt ishte motra e tij më të vogël, Pauline, me të cilin ai mbajti një korrespondencë të vazhdueshme gjatë gjithë dekadës së parë të shekullit të XIX.
Profesioni i tij zyrtar ishte ai i ushtarakut. Ai u emërua oficer në ushtrinë franceze duke marrë pjesë në luftërat e Napoleonit në Itali. Ai udhëtoi gjerësisht në Gjermani dhe ishte pjesë e ushtrisë së Napoleonit në pushtimin e Rusisë në vitin 1812.
Para se të përdorte nofkën Stendhal, ai përdori disa pseudonime të tjera, përfshirë “Louis Alexandre Bombet” dhe “Anastasius Serpière”. Libri i vetëm që Stendhal publikoi me emrin e tij ishte Historia e Pikturës (1817). Pseudonimin Stendhal, ai e huazoi nga marka e një pende që mbante emrin e qytetit gjerman të Stendalit, vendlindja e Johann Joachim Winckelmann, historian arti dhe arkeolog i njohur i kohës.
Në vitin 1807 Stendhal banoi pranë Stendal, ku ra në dashuri me një grua me emrin Wilhelmine, të cilin e quajti Minette, dhe për hir të të cilit ai qëndroi në qytet. Bashkëkohësit nuk e çmuan plotësisht stilin realist të Stendhal gjatë periudhës romantike në të cilën ai jetonte. Ai nuk u vlerësua plotësisht deri në fillim të shekullit XX-të. Sot, veprat e Stendhal tërheqin vëmendjen për ironinë, dhe dimensionet psikologjike dhe historike të tyre.
23 Mars 1919 – Benito Mussolini themelon Partinë Fashiste
Benito Mussolini, një veteran italian i Luftës së Parë Botërore dhe botues i gazetës zyrtare të socialistëve, shkëputet prej tyre dhe themelon partisë nacionaliste ‘Fasci di Combattimento’, siç quheshin revolucionarët fshatarë italianë në shekullin XIX-të. Partia Fashiste, mbështeti nacionalizmin italian, përdorte si uniformë këmishat e zeza, dhe nisi një fushatë terrorizimi dhe kërcënimesh kundër kundërshtarëve të saj majtistë.
Në tetor 1922, Musolini, i udhëhoqi fashistët në një marshim në Romë dhe Mbreti Emmanuel III, që kishte pak besim tek qeveria aktuale, i kërkoi Mussolinit të formonte një qeveri të re. Fillimisht Mussolini, që u emërua kryeministër në krye të një kabineti fashist, bashkëpunoi me parlamentin italian, por me ndihmën e organizatës së tij brutale policore, u shndërrua shpejt në diktatorin e vendit. Më 1924-ën, ai shtypio me dhunë një rebelim të socialistëve, ndërsa në janarin e vitit 1925 e shpalli zyrtarisht Italinë një shtet fashist..
23 Mars 1983 – Vdes pacienti me zemrën e parë artificiale
Barney Clark vdes 112 ditë pasi u bë marrësi i parë në botë i një zemre artificiale të përhershme . Stomatologu 61-vjeçar, i kaloi 4 muajt e fundit të jetës së tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Utah në SHBA, i lidhur me një aparaturë të madhe që presonte oksigjen. Përpjekjet për krijimin e nje zemre artificiale, nisën që në fundin e shekullit XIX. Në vitin 1953, u përdor me sukses për herë të parë një aparaturë zëvendësonte përkohësisht funksionin e zemrës gjatë një operacioni kirurgjikal.
Nëpërmjet kësaj procedure që përdoren ende sot, aparatura merr përkohësisht përsipër funksionimin e zemrës dhe të mushkërive, duke i lejuar mjekët të veprojnë gjerësisht në këto organe. Megjithatë pas disa orësh gjaku dëmtohet nga pompimi dhe oksigjenimi.
Më 4 prill 1969, u krye transplanti i parë i zemrës nga kirurgu Denton Cooley i Institutit të Zemrës së Teksasit në Haskell Karp. Në fillim të viteve 1980, një shkencëtar i ri rinisi përpjekjet për të zhvilluar një zemër artificiale praktike. Robert K. Jarvik kreu disa prova me kafshët në Universitetin e Utah me zemrën e tij artificiale Jarvik-7 .
Më 2 dhjetor 1982, një ekip i udhëhequr nga Dr. William C. DeVries implantoi Jarvik-7 tek Barney Clark. Për shkak se zemra artificiale e Jarvik kishte për qëllim të ishte e përhershme, rasti i Clark, tërhoqi vëmendje në mbarë botën. Clark kaloi 112 ditët e tij të fundit në spital dhe pati shumë ndërlikime. Ai vdiq më 23 mars 1983, nga komplikime të ndryshme.
Në vitin 2001, një kompani e quajtur AbioMed prezantoi AbioCor, zemrën e parë zëvendësuese plotësisht të pavarur. Megjithëse pacientët që kanë përdorur atë vdiqën, AbioMed ka treguar se është e mundur të jetojë deri në 500 ditë me implantin artificial. Shkencëtarët, vazhdojnë të kërkojnë edhe sot mënyra për të përmirësuar zemrën artificiale për një përdorim afatgjatë.
23 Mars 1821 – Lufta Greke për Pavarësi:Beteja e Kallamatës mes forcave kryengritëse dhe trupave osmane të qytetit, ishte një nga ngjarjet e para të kësaj lufte. Kallamata ra në duart e kryngritësve, duke u bërë qyteti i parë i çliruar.
23 Mars 1839 – Regjistrohet përdorimi për herë të parë i shprehjes “OK” – akronim për “Oll Korrect” (gjithçka korrekte) nga gazeta “Boston Morning Post”.
23 Mars 1945 – Operacioni më i madh në luftën e Paqësorit, 1500 anije të marinës amerikane bombardojnë Okinavën në Japoni.
23 Mars 1966 – Ndodh takimi i parë zyrtar pas 400 vitesh, midis Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane.
23 Mars 1980 – Shahu i Iranit arrin në Egjipt pas rrëzimit nga froni në Teheran.
23 Mars 1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan shpall planin “Lufta e Yjeve” – Moska tërhiqet në këtë garë të re teknologjie armatimi, duke hyrë në rrugës e dobësimit ekonomik, deri në shembjen e plotë.
23 Mars 1994 – Në një miting elektoral në Tijuana, kandidati presidencial meksikan Luis Donald Colosio, vritet nga Mario Aburto Martínez.