Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 22 Mars? Vdes shkrimtari i madh gjerman

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 22 Mars? Vdes shkrimtari i madh gjerman

22 Mars 1832 – Vdes shkrimtari i madh gjerman Johann Wolfgang Goethe

Johann Wolfgang Goethe lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt mbi Main në Vajmar. Babai i tij, Johann Caspar Goethe, trashëgimtar i një pasurie të madhe, ishte një jurist që nuk e ushtroi asnjëherë profesionin e tij. Edhe nëna e tij, Catharina Elisabeth Goethe, rridhte nga një familje e pasur dhe e nderuar e Frankfurtit, babai i së cilës me profesion jurist mbante postin më të lartë në organet e drejtësisë së qytetit.

Goethe u shqua që fëmije si një njeri i gjithëanshëm, shumë i edukuar e me kulturë të lartë, por njëkohësisht edhe i ashpër e këmbëngulës, tipare dalluese këto që shfaqeshin ndonjeherë pas konflikteve që lindnin brenda rrethit të tij familjar. Prindërit i i krijuan mundësi të kryyente një shkollim profesional sa më të avancuar.

Ai pati mundësinë që në fëmijëri të njihet nga afër me letërsinë. Në moshën 4-vjeçare nëna i lexonte përpara se të flinte tekste të marra jo vetëm nga librat për fëmijë, por nga Bibla, meqë ishte besimtare e kishës protestante. Në fundin e vitit 1753, gjyshja i dhuroi Goethe me rastin e Krishtlindjeve një mini-teatër kukullash.

Sipas dëshmive të mëvonshme të shkrimtarit, shenjat e para tipike dalluese të fantazisë së tij letrare, dëshmohen në talentin që kishte për të sajuar përralla të mrekullueshme, pas dëgjimit të të cilave shokët e tij mbeteshin të mahnitur. Ndërkohë Goethe u angazhua shumë në lexime, dhe kjo falë bibliotekës së babait të tij, e cila numëronte rreth 2 libra e vëllime të tematikave të shumta.

Mes të tjerash Goethe u njoh që i vogël me përmbajtjen e librit popullor “Dr.Faust”, që më vonë do të bëhej kryevepra e tij. Në moshën 16 vjeçare, ai nisi studimet për drejtësi në Universitetin e Lajpcigut. Gjatë qëndrimit atje, u dashurua për herë të parë në jetën e tij me zonjushën Käthchen Schönkopf. Marrëdhënia mes tyre zgjati rreth dy vjet. Më pas ajo nuk do të vazhdonte më, dhe u zgjidh me mirëkuptim reciprok. Tek ky përjetim emocional bazohet dhe subjekti i dramës së tij të parë “Die Laune des Verliebten” (Kapriçoja e të dashuruarit).

Krijimtaria letrare e Johann Wolfgang Goethe, përmban një numër të konsiderueshëm poezish, dramash, tregimesh dhe novelash. Perveç tyre ai ka publikuar dhe shumtë dorëshkrime autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar ranë veçanërisht në sy tek romani i shumë-lexuar ”Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Goethe dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Europën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë ai ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikitetit.

Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Vajmarit. Gjatë udhëtimeve të kryera në Francë dhe Itali, ai mblodhi njohuri të gjithëanshme.

Takimi në Strasburg të Francës me teologun dhe teoricienin e artit dhe të letërsisë Johann Gottfried Herder, ishte ndër më të rëndësishmit në jetën e shkrimtarit. Herder do të jetë për shumë kohë një mentor i tij, teksa e nxiti të riun Goethe të njihej më afër me potencialin e pashtershëm letrar të autorëve më në zë të letërsisë botërore Homeri, Shekspiri etj.

22 Mars 1622 – Në Xhejmstaun të Amerikës, indianët vrasin qindra kolonë europianë

Marrëdheniet mes kolonëve europianë Amerikë dhe banorëve vendas, nuk ka qenë asnjëherë të qeta. Më 22 Mars 1622, indianët e fisit Algonquian vrasin në Xhejmstaun 347 anglezë, ose një të tretën e popullsisë së përgjithshme të kolonisë. Në verën dhe vjeshtën e atij viti, kolonët që i mbijetuan sulmit të papritur, do të hakmerren duke djegur e shkatërruar fushat e misrit të indianëve, dhe detyruar të hynte në bisedime shefin e tribusë indiane Opeçansan. Gjatë ceremonisë së arritjes së marrëveshjes së paqes kolonët iu ofruan indianëve pije alkoolike, i dehën, i vunë në gjumë dhe vranë rreth 200 prej tyre. Vetë Opeçansan mundi të arratisej.

22 Mars 1457 – Bibla e Gutenberg, bëhet libri i parë i shtypur në botë. Libri u shit menjëherë, duke u përhapur në Angli dhe mendohet edhe në Suedi dhe Hungari. Deri në vitin 2009, ekzistonin 48 nga Biblat e para, por prej tyre vetëm 21 i kishin ende të gjitha faqet.

22 Mars 1765 – Parlamenti britanik miraton Aktin e Vulave, një taksë që do të vendoset drejtpërdrejti ndaj kolonive të saj në Amerikës, dhe që do të shkaktonte më vonë revolucionin për pavarësinë e SHBA-së.

22 Mars 1829 – Pas një takimi në Londër, 3 fuqitë mbrojtëse Britania, Franca dhe Rusia, përcaktojnë kufijtë e Greqisë që sapo kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane.

22 Mars 1882 – Kongresi Amerikan miraton Aktin Edmunds, që ndalon zyrtarisht poligaminë, martesën e burrave më shumë gra. Brenda pak javësh 1300 burra u burgosën në bazë të këtij akti.

22 Mars 1916 – Perandori i fundit i Kinës, Yuan Shikai, abdikon nga froni, duke i hapur rrugë restaurimit të Republikës së Kinës.

22 Mars 1943 – Lufta e Dytë Botërore:E gjithë popullsia e fshatit Khatynit në Bjellorusi, digjet e gjallë nga forcat pushtuese naziste.

22 Mars 1933 – Akti Cullen-Harrison:Presidenti i SHBA-së Franklin Roosevelt nënshkruan një amendament të Aktit Volstead, duke legalizuar prodhimin dhe shitjen e birrës që përmban vetëm 3.2 përqind alkool, si dhe verërave të lehta.

22 Mars 1945 – Në Kajro të Egjiptit, themelohet Lidhja e vendeve Arabe.

22 Mars 1972 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, vendos që personat e pamartuar kanë të drejtën të zotërojnë kontraceptivë.

22 Mars 2016 – Tre shpërthime kamikaze i marrin jetën 32 njerëzve, dhe plagosin 316 të tjerëe në aeroportin e Bruselit dhe në stacionin e metrosë Maelbek.

22 Mars 2017 – Një sulm terrorist pranë godinës së parlamentit britanik në Londër, shkakton 4 të vdekur dhe të paktën 20 të plagosur.

Tags: 22 Marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Parashikimi i motit, ulen ndjeshëm temperaturat

Parashikimi i motit, ulen ndjeshëm temperaturat

Detaje/ Aksidenti me dy persona të vdekur në Burrel, arrestohet  shoferi 15-vjeçar

Detaje/ Aksidenti me dy persona të vdekur në Burrel, arrestohet shoferi 15-vjeçar

Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-futbollistin e Real Madridit

Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-futbollistin e Real Madridit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës
Kosovo

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës

by mirseda
16:53 | 05/03/2026
0

Dr. Valbona Zeneli, eksperte e lartë në Atlantic Council, ka dëshmuar përpara Kongresit amerikan mbi ndikimin në...

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

16:41 | 05/03/2026
Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

16:31 | 05/03/2026
Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

16:26 | 05/03/2026
Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut

Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut

15:16 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com