Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 1 Prill? Sot kremtohet masivisht Dita e Gënjeshtrave

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 1 Prill? Sot kremtohet masivisht Dita e Gënjeshtrave

1 Prill 1700 – Kremtohet për herë të parë masivisht Dita e Gënjeshtrave

Anglezët nisën të kremtojnë në mbarë vendin 1 Prillin, Ditën e Genjeshtrave, duke nisur të vënë në lojë njëri-tjetrin. Megjithëse kjo ditë, e quajtur ndryshe edhe Dita e të Gjithë budallenjve, është festuar për disa shekuj me rradhë nga kultura të ndryshme, origjina e saj e saktë mbetet ende një mister.

Disa historianë, spekulojnë se Dita e Gënjeshtrave daton saktësisht më 1582, kur Franca kaloi nga zyrtarisht nga përdorimi i kalendari Julian në atë Gregorian, siç u kërkua edhe nga nga Këshilli i Trentos në vitin 1563. Njerëzit që e merrnin vesh lajmin me vonesë, ose nuk arrinin ta pranonin se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur nga 1 prilli në 1 janar, vazhduan të besonin dhe kremtonin ndarjen e viteve pikërisht gjatë javës së fundit të marsit deri më 1 prill. Për këtë arsye ata binin pre e shakave dhe mashtrimeve të ndryshme.

Kjo përfshinte ngjitjen fshehurazi mbi shpinë edhe të pullave në formën e peshkut, duke u referuar si “poisson d’avril” (Peshkut të Prillit), që thuhej se një simbolizonte një peshk të ri, të kapur lehtësisht dhe një person të mefshët. Historianët, e kanë lidhur gjithashtu 1 Prillin edhe me festivale të tilla si Hilaria, e cila kremtohej në Romën e lashtë në fund të marsit, dhe që përfshinte njerëz të veshur në mënyrë qesharake.

Ka spekulime se Dita e Gënjeshtrave, lidhet Ekuinoksin e Pranverës, ditën e parë të

pranverës në Hemisferën Veriore, kur Nëna Natyra i mashtroi njerëzit me një ndryshim të paparashikueshëm të motit. Dita e Gënjeshtrave, u përhap në të gjithë Britaninë gjatë shekullit XVIII-të, në një kohë që në Skoci u shndërrua në një festë 2-ditore.

Në kohët moderne, njerëzit trillojnë gënjeshtra të përpunuara. Gazetat, televizionet, radiot dhe faqet e internetit, i bashkohen kësaj feste duke raportuar për ngjarje imagjinare, për të mashtruar audiencën e tyre. Në vitin 1957, BBC njoftoi se fermerët zviceranë po mblidhnin makaronat e famshme italiane Spaggeti nga një pemë që mbante të njëjtin emër. Shumë shikues u mashtruan.

1 Prill 1948 – Sovjetikët ndalojnë qarkullimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në Gjermaninë Lindore

Trupat sovjetike, ndalojnë kalimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në zonën e tyre të pushtimit në Gjermani, duke kërkuar nga aleatët e luftës paraqitjen e një kërkese zyrtare për leje. Ky gjest u cilësua si provokativ nga zyrtarët britanikë dhe amerikanë. Të dyja qeveritë britanike dhe amerikane, reaguan me ashpërsi nëpërmjet letrave drejtuar Moskës zyrtare.

Ndalimi u pezullua pas disa ditësh, por në qershor 1948, sovjetikët nisën një  bllokadë të plotë të të gjitha udhëtimeve tokësore drejt dhe nga sektorët amerikano-britaniko-francezë të Berlinit. Kështu nisi Bllokada famëkeqe e Berlinit, e cila u prish vetëm kur një avion amerikan nisi furnizimin e Berlinit Perëndimor nga ajri. 

Sovjetikët nga njëra anë dhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe nga ana tjetër, kishin pasur dallime  mbi fatin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, si para ashtu edhe në përfundim të konfliktit të përgjakshëm. Sovjetikët ishin të vendosur që Gjermania të mos paraqiste më kurrë një kërcënim ushtarak ndaj Rusisë, duke kërkuar dëmshpërblime të mëdha pas luftës.

Uashingtoni e kuptonte shqetësimin sovjetik rreth riarmatimit gjerman, por ndërsa po merrte formë Lufta e Ftohtë, zyrtarët amerikanë e kuptuan nga ana tjetër se një Gjermani e rilindur mund të vepronte si një fortesë kundër zgjerimit të mundshëm sovjetik në Europën Perëndimore.

1 Prill 1924 – Pas dështimit të puçit, Adolf Hitleri, mbyllet në burgun e Landsbergut

Në Gjermani, kreu i partisë naziste, Adolf Hitler , dënohet me 5 vjet burg për udhëheqjen e pasuksesshme të “Puçit të Birraisë së Mynihut” në landin gjerman të Bavarisë. I dërguar në burgun e Landsbergut, ai e kalonte kohën duke diktuar autobiografinë e tij, “Mein Kampf” , dhe duke përmirësuar aftësitë e tij oratorike.

Pas 9 muajsh burgim, presioni politik nga mbështetësit e Partisë Naziste imponoi lirimin e tij. Gjatë viteve që pasuan, Hitleri dhe nazistët kryesorë e riorganizuan partinë e tyre si një lëvizje fanatike masive, që ishte në gjendje të fitonte një shumicë në parlamentin gjerman – Rajhshtag– në mënyrë të ligjshme në vitin 1932. Në janarin e vitit 1933, Hitleri merr detyrën e kancelarit,

1 Prill 1748 – Inxhinieri spanjoll Rocque Joaquin de Alcubierre rizbulon rrënojat e Pompeit në rrethinat e Napolit, një qytet i shkatërruar nga vullkani në vitin 76. Objektet e mbuluara nga hiri i vullkanit ishin ruajtur për shekuj për shkak të mungesës së ajrit dhe lagështisë, duke krijuar një pasqyrë jashtëzakonisht të hollësishme të jetës në një qytet romak të asaj periudhe.

1 Prill 1778 – Biznesmeni amerikan ngha Nju Orlinsi Oliver Pollok, krijon simbolin $ për dollarin amerikan.

1 Prill 1891 – Vendoset lidhja telefonike midis Londrës dhe Parisit.

1 Prill 1941 –Në Gjermani, nazistët miratojnë një ligj që u ndalon hebrenjve hyrjen në kafenetë publike.

1 Prill 1949 – Lufta Civile Kineze:pas 3 vite luftimesh, Partia Komuniste Kineze mban në Pekin bisedime të pasuksesshme paqeje me Partinë Nacionaliste.

1 Prill 1966 – Në Kinë nis zyrtarisht Revolucioni Kulturor. Mao Ce Duni mbledh një grup radikalësh duke përfshirë gruan e tij Jiang Qing dhe ministrin e Mbrojtjes Lin Biao, për ta ndihmuar në sulmin kundër udhëheqjes aktuale të partisë, dhe për vendosjen e autoritetit të tij.

1 Prell 1974 – Ajatollah Khomeini, bën thirrje për një revolucion islamik në Iran, që do të ndodhte 5 vite më vonë.

1 Prill 1992 – Në Bosnje shpërthen lufta mes boshnjakëve dhe serbëve, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas të dhënave më të fundit, në atë konflikt u vranë rreth 100.000.

1 Prill 2001 – Ish-Presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, u dorëzohet forcave të speciale të policisë, për t’u gjykuar në Hagë nën akuzat e krimeve të luftës.

1 prill 2011 – Pas protestave të dhunshme kundër djegies së Kur’anit, një turmë njerëzish sulmon një kompleks të Kombeve të Bashkuara në Mazar-i-Sharif të Afganistan, duke shkaktuar vdekjen e 13 njerëzve, duke përfshirë 8 punonjës të huaj.

 

Tags: 1 PrillçfarëDita Gënjeshtravekremtohetndodhurpasivishtsot

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Rrëzohet avioni luftarak serb në Preshevë, nuk dihet numri i viktimave

Rrëzohet avioni luftarak serb në Preshevë, nuk dihet numri i viktimave

Zbulohen mijëra dëshmi falso të gjermanishtes, shqiptarët kanë paguar…

Zbulohen mijëra dëshmi falso të gjermanishtes, shqiptarët kanë paguar...

Nga nesër shi në gjithë vendin, dy qytetet më të rrezikuar

Keni bërë plane për sot, por moti nuk iu favorizon







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

by mirseda
09:34 | 24/11/2025
0

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar në zonën e Institutit në...

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com