Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë fshihet pas Sulejmanit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë fshihet pas Sulejmanit

Nga: Ilir Kalemaj

Lajmi që dominoi fort këtë fillim të ftohtë janari anembanë botës që vrasja e gjeneralit iranian Qazim Sulejmani. Po kush qe Sulejmani dhe cila ishte rëndësia e tij? Suleimani mori komandën e Forcës Quds (forcat elitë pjesë të Gardës Revolucionare të Iranit) pesëmbëdhjetë vjet më parë, dhe prej asaj kohë ai me insistim kishte kërkuar të ripërcaktonte balancat e pushtetit në Lindjen e Mesme në favor të Iranit, duke vrarë rivalët, duke armatosur aleatë dhe përgjatë më shumë se një dekade, duke drejtuar një rrjet të grupeve militante që vranë qindra amerikanë në Irak.

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar Suleimanin për rolin e tij në mbështetjen e regjimit të Asadit dhe për forcimin e terrorizmit. E megjithatë ai ka mbetur kryesisht i padukshëm për botën e jashtme, edhe pse ai drejtonte operacione të shumta që vinin në rrezik jetën e shtetasve amerikanë, ndër të tjera përveçse provokonte destabilizim në një rajon mjaft të trazuar. “Suleimani është operatori më i fuqishëm në Lindjen e Mesme sot”, tregonte John Maguire, një ish oficer i C.I.A.s në Irak, në një intervistë të vitit 2013 ndërkohë që “askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të”.

Natyrisht që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe sot ishte i njohur për veprimtaritë e tij nxitëse të terrorizmit shtetëror jo vetëm nga burimet e inteligjencës kryesisht amerikane, britanike apo izraelite por edhe për publikun e gjerë veçanërisht në Lindjen e Mesme. Në këtë të fundit, njësia QUDS që ai drejtonte stimulonte drejtpërsëdrejti apo indirekt zhvillimet kryesore politike dhe gjeopolitike në rajon, duke filluar me mbajtjen në pushtet të Asadit në Siri, që i përket minorancës Alawite (Shiite) që përbëjnë vetëm 13 përqind të popullsisë në një vend me shumicë myslimanësh Suni.

Gjithashtu Sulejmani ka drejtuar për vite me radhë veprimtarinë e Hezbollahut në Liban që ka pasur një paketë kontrolluese politike dhe shërben si një proxy (përfaqësim) i vërtetë i regjimit të Teheranit në një Liban të trazuar që ka hyrë në dekadën e katërt të instabilitetin politik. Jo për koinçidencë vetë Hezbollahu është krijuar në fillim të viteve 80-të si një organizatë ombrellë e grupeve të ndryshme Shiite ku këta të fundit përfaqësojnë së bashku më pak se një të tretën e numrit të përgjithshëm të popullsisë (vetëm 27 përqind).

Të njëjtën gjë ka bërë me rebelët Huthi në Jemen këtu janë pothuajse të ndarë barabartë si përqindje popullsie me Sunit dhe ku këta të fundit mbështeten me forcë nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër, vetë Iraku është tashmë një “patate e nxehtë” për shkak të rolit jo-proporcional që luan Irani në kontrollin e politikës vendase, përqindjen absolute të popullsisë Shiite në vend (që llogaritet rreth 66 përqind), kujtimet jo të këndshme të sundimit të Baathistëve të Sadam Hyseinit që vetë përfaqësonte pakicën Sunite në vend dhe përfshirjen jo të vogël të vetë Sulejmanit si arkitekt i thuajse gjithë zhvillimeve të viteve të fundit në Irakun e trazuar. Ky i fundit këtë e bënte si drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet milicive Shiite të mbështetura direkt nga Irani që shpeshherë tejkalonin ose nuk pyesnin për autoritetin e qeverisë qendrore, ky zv.komandant të tyre por drejtues de facto kishin Al-Muhandis të vrarë bashkë me Sulejmanin në sulmin e fundit me dron.

Irani së fundmi ka vepruar shpejt duke zgjedhur pasuesin e Sulejmanit, duke kryer me urgjencë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, madje duke marrë dhe vendim se si do i përgjigjen këtij akti të paprecedentë siç raportojnë mediat ndërkombëtare por pa dhënë specifika të mëtejshme. Ndërkohë, amerikanët dërgojnë rreth 3,000 trupa si një masë paraprake mes kërcënimeve në rritje për forcat e tyre në rajon.

Këto i bashkëngjiten 750 trupave të tjerë që ishin dërguar më herët në Kuvait. Ndërkohë nga ana tjetër, sikundër Presidenti Trump bëri të qartë, ata nuk po kërkonin një ndryshim regjimi në Iran dhe vrasja e Sulejmanit u bë kryesisht nisur nga implikimet e tij direkte në orkestrimin e akteve të dhunshëm, nxitjen e instabilitetit në rajon dhe kërcënimin që shfaqte në të ardhmen e afërt, pra si një masë ndëshkuese por edhe mbrojtëse njëkohësisht.

Njëfarë “preemtive strike” si ajo të cilën SHBA përdorën për të legjitimuar jo vetëm goditjen e terroristëve të Al-Kaedës por dhe shtetet mbështetëse të terrorizmit sikundër u definua regjimi i Talibanit në Afganistan fill pas goditjes së pabesë të dy kullave binjake në 11 shtator 2001. Por fakti është që rajoni është sot më i trazuar se kurrë, situata në Lindjen e Mesme rrezikon të përshkallëzohet dhe efektet të jenë globale dhe jo vetëm në drejtim të rënies së bursave apo rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës. Mbetet për t’u parë se cili do jetë ekuacioni i drejtë dhe baraspesha mes zgjidhjeve ushtarake, ushtrimeve diplomatike, luftës tregtare dhe sanksioneve, si dhe burimeve të inteligjencës nga të gjitha palët e përfshira në konflikt. /Boldnews.al

 

Tags: ilir kalemajiranQasem SoleimaniTrump

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Zbuloni shtetin ku udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të paguhet si orë pune

Zbuloni shtetin ku udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të paguhet si orë pune

“Ishim më mirë kur ishim keq”, Manjani i revoltuar me klasën politike

“Ishim më mirë kur ishim keq”, Manjani i revoltuar me klasën politike

“Apartamente dhe miliona €”, Berisha “sulmon” ashpër kreun e KED

Berisha nxjerr mesazhin: Artur Bushi na bëri presion për bonusin e qerasë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës
Kultura

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës

by mirseda
08:28 | 02/06/2025
0

Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione të pastra, artisti i njohur Gjergj Leka...

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

08:15 | 02/06/2025
PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

23:09 | 31/05/2025
PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com