Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë fshihet pas çarjes mes Italisë me Francës?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë fshihet pas çarjes mes Italisë me Francës?

Nga Adam Plowright & Valerie Leroux “AFP”/ Me lidhjet diplomatike gjithnjë e më të tensionuara midis Francës dhe Italisë, disa analistë kanë shkuar deri tek përdorimi i metaforave martesore, për të përshkruar ndarjen në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në zemër të Bashkimit Evropian. Analisti francez i çështjeve të jashtme franceze, Dominik Moisi, e titulloi një shkrim të kohëve të fundit në lidhje me krizën si “Një divorc në stilin italian”, një paralizelizëm me filmin Italian të vitit 1961, fitues të çmimit Oskar, që ka të njëjtin titull “Divorzio all’italiana”.

Filmi tregon historinë e pasionit dhe mashtrimit, luftën e një aristokrati vendas dhe bashkëshortes së tij për t’u divorcuar në një periudhë kur në Itali kjo ishte ende e ndaluar me ligj. Tamam si Franca dhe Italia e sotme, të cilat janë ndarë nga njëra-tjetra, por mbeten sërish të lidhura me gjirin e BE-së.

Moisi tha se ishte habitur këtë muaj, kur udhëheqësit populistë të Italisë, mbështetën publikisht protestuesit “Jelekë-verdhë”, të cilët kanë pushtuar që nga nëntori i vitit të shkuar rrugët dhe sheshet e Francës, për të denoncuar presidentin francez Emanuel Makron.

“Një qeveri italiane, në zemër të Bashkimit Evropian, që inkurajon forcat e opozitës në këtë masë? Nuk mendoj se kjo e ka një precedent”-tha ai  për AFP në një intervistë. “Farat” e krizës u mbollën që në marsin e vitit të shkuar pas zgjedhjeve në Itali, rezultati i të cilave e mërziti Makron.

Centristët shpresonin që në Romë të zgjidhej një qeveri me të cilën mund të mërreshin vesh, për t’iu bashkuar planeve të tij madhore për reformimin e unionit. Në vend të kësaj, fitues dolën populistët euroskeptike ,Lidhja e të djathtës, dhe lëvizja anti-elitë e Pesë Yjeve.

Kreu i Lidhjes, Mateo Salvini, dhe ai Pesë Yjeve, Luixhi Di Maio, morën secili postet e zëvendëskryeministrit, duke formuar një dushe që është gjithnjë e më shumë armiqësore ndaj Francës.

Shumë analistë po pyesin mbi pasojat që ka kjo grindje për BE-në, duke pasur parasysh se lidhjet franko-italiane, kanë qenë historikisht një aks i qëndrueshëm në një bllok që po ballafaqohet me Brexit dhe tensione të tjera midis anëtarëve lindorë dhe atyre perëndimorë.

“Fakti që s’mund të punojmë dot me Italinë mbi projektin evropian, është një problem i madh”- tha për AFP Sebastian Mailar, drejtor i Institutit Zhak Delor, me seli në Bruksel. “Tashmë me partnerët e tjerë nuk është aspak e lehtë, përfshirë edhe Gjermaninë. Por Italia ka qenë gjithnjë një aleate e ngushtë, shpesherë dakord me pozicionet franceze”- shtoi ai.

Javën e kaluar, Franca thirri ambasadorin Italian në Paris, për t’i parashtruar një notë proteste, pasi Di Maio e akuzoi publikisht Francën për vazhdimin e kolonizimit të Afrikës, duke shtuar se Parisi ishte në mënyrë indirekte përgjegjës për afrikanët që emigronin në Evropë. Salvini nuk vonoi të reagonte dy ditë më vonë, duke e etiketuar Makronin “një president të tmerrshëm”.

“Unë nuk do t’u përgjigjem. Pasi kjo është ajo që ata duan”- u shpreh Makron të dielën nga Kajro i Egjiptit, ku ndodhej për një vizitë.

“Italianët janë miqtë tanë, dhe meritojnë udhëheqës që janë të denjë për historinë e tyre”- shtoi ai. Por analistët theksojnë se do të ishte gabim ta shihnim Francën ose Makronin, thjesht si viktima të antagonizmit italian. Lidhja franko-italiane, ashtu si martesat, janë subjekt i dinamikave të tyre të brendshme e të ndjeshme.

“Kjo krizë, ka rrënjë të thella. Ekziston një lloj konkurrence, dhe një kompleks superioriteti në mesin e francezëve, e cila është shndërruar në një kompleks inferioriteti tek italianët”- thotë Moisi për AFP. “Në marrëdhëniet franko-italiane, ka diçka tepër emocionale”- vëren ai.

Në një nga incidenet e para të veprimtarisë diplomatike në vitin 2017, Makron u përplas me Romën mbi gjetjen e një zgjidhjeje për Libinë e shkatërruar nga lufta, kur po organizonte një konferencë të madhe paqeje në Paris. Ai hoqi dorë nga konsultimi i plotë me Italinë – ish-fuqia koloniale e Libisë – e cila ruan me xhelozi ndikimin e saj historik në vend dhe interesat e saj ekonomike.

Për arsye elektorale, Makron ka folur edhe për dallimet, midis atij që ai e quan kampin e tij “progresiv”, dhe nacionalistëve si Salvini përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në muajin maj. Kur Salvini refuzoi ankorimin në portet italiane të një anijeje shpëtimi me emigrantë në bord qershorin e kaluar, Makron e sulmoi atë për “cinizmin dhe papërgjegjshmërinë” e tij.

Ai e krahasoi populizmin me sëmundjen e “lebrozëve” – një etiketim që mbahet ende mend në Romë. Një diplomat francez, duke folur në kushte anonimiteti, tha se çështja e emigracionit “vazhdon që t’i ndërlikojë gjërat”, teksa qeveria italiane ka sulmuar gjithashtu edhe rregullat e buxhetit të BE, që kufizojnë shpenzimet publike.

Por pozicionet e Romës në fusha të tjera kyçe të politikëbërjes evropiane, si ai i një buxheti të ri për eurozonën, një takse të propozuar për kompanitë dixhitale, dhe iniciativa të reja mbrojtëse, janë ende relativisht të përafërta me Francën, tha diplomati.

“Kjo nuk është një krizë franko-italiane, edhe nëse Franca është një objektiv i lehtë dhe i përshtatshëm për ta”- tha diplomati në kushte anonimiteti. “Çështja kryesore qëndron tek marrëdhënia që Italia ka me Evropën”. Moisi thotë se pas zgjedhjeve evropiane në maj, do të ketë “mundësi më të mëdha për një kompromisi”, që mund të kufizojë tensionet aktuale. Kjo tingëllon më mirë se sa filmi i famshëm “Divorzio all’italiana”, që përfundon me vrasje. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: çarjesfrancesfshihetItalisë

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Hashim Thaçi tregon nëse është ftuar nga Gjykata Speciale

Hashim Thaçi tregon nëse është ftuar nga Gjykata Speciale

Situatë kritike në Venezuelë, OKB-ja shton ndihmat humanitare

Situatë kritike në Venezuelë, OKB-ja shton ndihmat humanitare

Arrestohen falsifikatorët e dokumenteve në Greqi, sekuestrohen edhe pasaporta shqiptare

Arrestohen falsifikatorët e dokumenteve në Greqi, sekuestrohen edhe pasaporta shqiptare

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë
Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

by mirseda
15:04 | 23/05/2025
0

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin Evropian, duke e...

Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani

Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani

14:59 | 23/05/2025
Rozana poston foton tërheqëse në Instagram, ‘vera po vjen’

Rozana poston foton tërheqëse në Instagram, ‘vera po vjen’

14:54 | 23/05/2025
“Vetëm tatuazhet na zbulon”- Erand Sojli e ngacmon

“Vetëm tatuazhet na zbulon”- Erand Sojli e ngacmon

14:51 | 23/05/2025
SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

14:47 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com