Bota

Situatë kritike në Venezuelë, OKB-ja shton ndihmat humanitare


               Publikuar në : 22:41 - 09/02/19 lm

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po shtojnë përpjekjet për ndihma humanitare brenda Venezuelës, por nuk po shprehen lidhur me gjendjen e debatueshme politike që ka përçarë vendin dhe komunitetin ndërkombëtar.

Kombet e Bashkuara njoftojnë se nevojat humanitare në Venezuelë janë kritike dhe disa agenci të OKB-së kanë intensifikuar aktivitetin e tyre që nga nëntori për të plotësuar nevojat e popullsisë së vendit.

Megjithatë, shton se fondet e pamjaftueshme po pengojnë operacionet e saj, duke theksuar se më pak se gjysma e 109.5 milionë dollarëve që ka kërkuar OKB-ja, janë plotësuar.

Mbi 50 tonë ndihma humanitare nga Shtetet e Bashkuara po bllokohen në kufirin e Kolumbisë nga presidenti venezuelian Nicolas Maduro, që nuk njihet nga Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se nuk ka krizë humanitare në vend.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT