Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë është lindja me prerje cezariane?

4 vjet ago
in Kryesore
Çfarë është lindja me prerje cezariane?

Lindja me prerje cezariane është një operacion në të cilin foshnja juaj del nga një e çarë që mjeku juaj e bën në barkun dhe mitrën tuaj. Për disa gra dhe foshnje, lindja me prerje cezariane është më e sigurtë se lindja vaginale. Ju mund të keni nevojë për lindje me prerje cezariane për ndonjë arsye mjekësore që mund ta dëmtojë shtatzëninë tuaj. Nëse shtatzënia juaj është e shëndetshme dhe ju nuk keni nevojë për prerje cezariane, preferohet që të lindni foshnjën tuaj më lindje vaginale.

Arsyet mjekësore për lindje me prerje cezariane

Mjeku juaj mund t’ju sugjeroj që ju të lindni me prerje cezariane për shkak të komplikimeve që mund ta bëjnë jo të sigurtë lindjen vaginale, për shembull: Prerja e mëparshme cezariane me çarje vertikale.Nëse do të lindni më shumë se një fëmijë (binjakë, trinjakë).Foshnja juaj është në pozitë vertikale (me këmbët poshtë).Bllokimi i placentës apo ndonjë pengesë tjetër.Foshnja ka defekte të njohura në zhvillim.Nëna është HIV-pozitive.Nëna ka një sëmundje kronike siç është diabeti apo shtypja e lartë e gjakut, të cilat sëmundje mund të kërkojnë trajtim.Komplikimet gjatë lindjes vaginale, nëse foshnja është shumë e madhe apo nëna ka shqetësime të fetusit. Nëse keni vendosur për lindje me prerje cezariane, bisedoni me mjekun tuaj për të pritur se paku deri në javën e 39-të të shtatzënisë. Kjo i jep foshnjës kohën që asaj i nevojitet për t’u rritur dhe zhvilluar para se të lindë.

Ju mund të ndiheni e nervozuar pasi që nuk do të keni lindjen që e keni dëshiruar apo planifikuar, dhe kjo është normale. Dhe ju keni plotësisht të drejtë. Por ju duhet ta dini se është shumë më e rëndësishme që të keni një lindje të sigurtë dhe foshnje të shëndoshë, kështu që mos u brengosni shumë për mënyrën, por për rezultatin; foshnja juaj e mrekullueshme tani është me ju!

A të zgjedh lindjen me prerje cezariane?

Nuk është zgjidhja më e mirë që të lindni me prerje cezariane, përveç nëse keni ndonjë arsye mjekësore (shikoni më lartë). Kjo për arsyen se lindjet me prerje cezariane mund të shkaktojnë probleme për ju dhe foshnjën tuaj, e sidomos në shtatzënitë e ardhshme. Çdo lindje me prerje cezariane rritë rrezikun tuaj për të pasur probleme serioze në shtatzënitë e ardhshme, që edhe është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë lindjen vaginale nëse planifikoni të lindni më shumë se një fëmijë. Jini të vëmendshëm kur mjekët mund t’ju shtyjnë që të lindni me prerje cezariane pa dhënë ndonjë arsye specifike mjekësore, pasi që lindja me prerje cezariane shpesh kushton më tepër sesa lindjet vaginale, e cila mund të jetë më e përshtatshme për mjekët pasi që këto lindje mund të aranzhohen gjatë ‘orarit të punës’.

Disa njerëz mendojnë se lindja me prerje cezariane mund të jetë më e lehtë, më pak e dhimbshme dhe më pak e komplikuar, kështu që është e rëndësishme të bëhet ndarja mes miteve dhe realitetit.

Miti 1: Më e përshtatshme. Po, mund të ndihmojë që të planifikoni më mirë ndihmën familjare dhe pushimin mjekësor, por a e dini që ju:

Nuk do të jeni në gjendje të aranzhoni lindjen me prerje cezariane para javës se 39-të, kështu që duhet të jeni të gatshëm nëse foshnja vendos që të dalë para asaj kohe.Do ta bëni më të vështirë rikuperimin nga një operacion i vështirë përderisa do të duhet të kujdeseni për foshnjën e porsalindur dhe fëmijët tjerë nëse keni.Do të qëndroni në spital për një kohë më të gjatë (mesatarisht tri ditë, në vend të një ose dy).Do të duhet të kufizoni aktivitetet fizike për disa javë.Do të keni dhembje nga prerja që do ta bëjë gjidhënien më të parehatshme.Keni dukshëm më shumë gjasa të riktheheni në spital për komplikime të mëtutjeshme.

Miti 2: E shmangni dhimbjen e lindjes. Po, ju mund të mos ndjeni shumë dhembje gjatë operacionit, por a e dini që:

Me shumë gjasë koha juaj e rikuperimit do të jetë më e gjatë, më e vështirë sesa shumica e femrave me lindje vaginale.Do të keni dhembje në javët pas lindjes dhe do të keni nevojë për medikamente.Do të keni vështirësi në bartjen, kujdesjen dhe ushqyerjen e foshnjës së porsalindur dhe fëmijëve tjerë më të mëdhenj që mund të kenë nevojë për kujdes më të madh pas lindjes së vëllait apo motrës.Me shumë gjasë do të ndjeni dhembje gjatë lindjes dhe pas lindjes poashtu kur barnat të mos kenë më efekt apo të japin efekte anësore në trupin tuaj.

Miti 3: Ju i minimizoni komplikimet. Po, ju mund të shmangni komplikimet që ndodhin në një përqindje të vogël të lindjeve vaginale, por a e dini që ajo mund të sjellë:

Rreziqe fizike për nënën, menjëherë pas lindjes poashtu edhe në të ardhmen. Pasi që kjo është një ndërhyrje e rëndë kirurgjikale, ajo do të përcillet me rreziqe për komplikime siç janë infeksionet, gjakderdhja dhe dëmtimi i organeve të tjera. Kur të keni një lindje me prerje cezariane, gjasat janë mjaft të mëdha që edhe lindjet e ardhshme t’i kryeni me prerje cezariane, dhe kjo shkakton probleme në shtatzënitë e ardhshme siç është bllokimi i shtratit të fëmijës dhe mitrës. Shumica e të çarave që ndodhin gjatë lindjeve vaginale ndodh që të shkaktojnë shqetësime të lehta apo mund të kërkojnë qepje të plagës por zakonisht u duhet një kohë mjaft e shkurtër për t’u shëruar.Rreziqe psikologjike për nënën duke përfshirë ndjenja negative rreth lindjes, dhe kontakt më të pakët me foshnjën menjëherë pas lindjes, që mund të pengojë lidhjen dhe gjidhënien, e poashtu të rrisë rrezikun për ballafaqim me depresionin pas lindjes.Rreziqe për foshnjën pasi që foshnjat e lindura me anë të prerjes cezariane mund të kenë më shumë probleme me frymëmarrje dhe aspekte tjera shëndetësore.

Miti 4: Ruani ‘ngushtësinë e vaginës’. Studimet kanë dëshmuar se aktiviteti afatgjatë seksual mbetet i njejtë dhe nuk ndikohet nga lindja vaginale. Ngushtësia paraprake e vaginës rikthehet brenda gjashtë muajsh pas lindjes së fëmijës së parë. Ju mund t’i bëni ushtrimet Kegel që të ktheni ngushtësinë e vaginës suaj pas lindjes vaginale.

Rikuperimi nga lindja me prerje cezariane

Mitra juaj do të rikuperohet pasi që ju që hiqni penjtë nga të qepurat që keni pasur pas prerjës së abdomenit. Këto të qepura do të hiqen zakonisht pas 3-7 ditësh. Menjëherë pas operacionit ju do të dërgoheni në dhomën e rikuperimit dhe nëse vlerësoheni se jeni gati, infermieret do t’ju sjellin foshnjën. Nëse planifikoni që ta ushqeni foshnjën me gji, kjo është koha e  përshtatshme për ta provuar. Gjidhënia do të jetë më e lehtë nëse ju dhe foshnja juaj shtriheni në krahë dhe përballë njëra tjetrës. Nëse keni nevojë për ndihmë, pyesni infermieren ose mund të na kontaktoni neve në çdo kohë për këshilla pasi që ne e dimë se sa sfiduese është që të ushqeni foshnjën me gji pas ndërhyrjës kirurgjikale. Ju do të qëndroni në spital rreth 3 ditë dhe sipas nevojës, do t’ju ofrohen medikamente për largimin e dhimbjeve.

Tags: lindje çezarjanemjekunenashendeti

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

19:18 | 01/10/2025
Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë
Aktualitet

Tepelenë, regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

18:59 | 01/10/2025
Next Post
Yuri Kim : Vizitë frymëzuese në Vlorë, & Fier, më lanë përshtypje të rinjtë…

Yuri Kim : Vizitë frymëzuese në Vlorë, & Fier, më lanë përshtypje të rinjtë...

Takim me gratë në Tiranë, Rama: Lajmi sot është se unë kam bërë botox

Takim me gratë në Tiranë, Rama: Lajmi sot është se unë kam bërë botox

Soreca: Shqipëria pranë BE, punoni për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Soreka në monitorim: Ditën e votimit vizitoj disa qendra votimi

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com