Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë është gingiviti, shkaqet dhe trajtimi i tij

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë është gingiviti, shkaqet dhe trajtimi i tij

Gingiviti është inflamacioni i mishit rreth dhëmbit, dhe një nga problematikat që haset shpesh në stomatologji.

Klinikisht gingiviti spikat këto karakteristika:

Gingiva paraqitet e skuqur dhe e  fryrë

Gingiva jep dhimbje kur preket

Gingiva jep hemorragji kur ngacmohet

Gingiviti paraqitet në dy forma:

I lokalizuar (rreth një dhëmbi ose një grup dhëmbësh)

I gjeneralizuar (prek gingivën e gjithë dhëmbëve)

Shkaktarët:

Faktori kryesor i shfaqjes së gingivitit është pllaka bakteriale. Pllaka bakteriale nënkupton një shtresë bakteresh e cila ngjitet në sipërfaqen e dhëmbit në mungesë të higjienës. Me pak fjalë, pacientët që nuk kanë higjienë të mirë të gojës janë mjaft të predispozuar të shfaqin gingivit.

Faktor tjetër është trauma e gingivës nga ushqimet e forta, përdorimi i kunjit të dhëmbëve, furcimi traumatik, përdorimi i furçave me qime shumë të forta, etj.

Faktori  jatrogjen (i shkaktuar nga mjeku). Më saktë kjo do të thotë mos kryerja korrekte e mbushjeve në realizimin e pikës së kontaktit ose mosrealizimi korrekt i punimeve protetike fikse (këllëfë dhe ura me kufij jo të saktë).

Gjendje të veçanta fiziologjike si puberteti dhe shtatzënia. Adoleshentët dhe gratë shtatzëna janë të predispozuar të japin gingivit si pasojë e ndikimit hormonal dhe neglizhencës në kujdesin për higjienën e gojës.

Medikamentet. Grupe të veçanta medikamentesh mund të shkaktojnë gingivit (si p.sh ciklosporina, nifedipina, amlodipina etj.)

Faktori alergjik. Punime të caktuara protetike mund të japin gingivit si pasojë e reaksioneve alergjike,p.sh metali në punime metal-porcelan.

Mjekimi

Mbajtja në kontroll e higjienës së gojës. Mjaft thelbësore në trajtimin e gingivitit është edukimi dhe ndërgjegjësimi i pacientit për rëndësinë e higjienës së gojës. Këshillohet furcimi i dhëmbëve të paktën 2 herë në ditë. Është e rëndësishme të zgjidhet një furçë me qime të buta dhe të përdoret në të gjithë sipërfaqen e dhëmbëve me lëvizjet gjysmë rrotulluese. Gjithashtu, vlen të theksohet që është e rëndësishme të zgjidhet një pastë e mirë e pasur me fluoride dhe të aplikohet filli dentar të paktën një herë në ditë në darkë mbas larjes. Përdorimi i solucionit anti-septik pa alkool është gjithashtu i këshillueshëm në rastin e gingivitit, shkruan Shëndeti Online.

Pastrimi i rregullt, periodik (çdo 6 muaj) i gurrëzave dhe mjekimi i mishrave të dhëmbëve.

Dekontaminimi i gingivave me lazer (bëhet nëpërmjet lazerit dentar).

Antibiotiko-terapia. Lloji i antibiotikut, dozimi dhe kohëzgjatja përshkruhet nga mjeku në recetë.

Kyretazhi i gingivave. Bëhet në rastin e gingivitit ulcero-nekrotik. Kjo është faza më e rëndë e gvingivitit, ku gingiva paraqitet me ulçeracione dhe është njëkohësisht e nekrotizuar. Kyretazhi nënkupton heqjen e pjesëve të vdekura të gingivës për t’i dhënë mundësi asaj të rigjenerohet

Në rastin e gingivitit jatrogjen, duhen korrigjuar mbushjet jo të sakta dhe duhet bërë zëvendësimi i punimeve protetike jo korrekte. Gjithashtu materialet alergjike duhet të zëvendësohen me ato hipoalergjike.

Tags: gingivitishkaqetTrajtimi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Zidane mohon zërat: Nuk ka përçarje, mes CR7 dhe Ramosit

Zidane mohon zërat: Nuk ka përçarje, mes CR7 dhe Ramosit

Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Kaka: Rikthimi i tretë në Milano, si trajner

Kaka: Rikthimi i tretë në Milano, si trajner







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com