Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë e bën një udhëheqës të madh?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë e bën një udhëheqës të madh?

Singapor – Jo shumë kohë më parë, gjatë një darke, u përpoqëm të përcaktonim cilësitë që e bëjnë të madh një udhëheqës. Për Klausin, 5 elementët kryesorë ishin zemra, truri, muskujt, nervat dhe shpirti. Për Kishore, ndjeshmëria, gjindshmëria dhe guximi ishin të rëndësishme, ashtu siç është edhe aftësia për të identifikuar talentin, dhe kuptuar kompleksitetin e situatave. Shkalla e mbivendosjes është domëthënëse.

Nuk është rastësi që të dyja listat të fillojnë me zemrën. Ashtu si Nelson Mandela dhe Mahatma Gandi, një udhëheqës s’mund të arrijë madhështinë, pa treguar një ndjeshmëri të madhe ndaj popullit të tij – një ndjenjë që nxit luftën kundër padrejtësive, që mund të hasin qytetarët e vendit të vet.

Udhëheqës të tillë heroikë, nuk kanë gjasa të lindin në kohëra normale. Por e sotmja nuk është e tillë. Përkundrazi, pabarazia e paparë që mbizotëron aktualisht në shumë pjesë të botës, është pikërisht lloji i padrejtësisë që mund të nxisë shfaqjen e udhëheqësve të mëdhenj, me dhembshuri të madhe për ata që janë të rënuar në të gjithë aspektet.

Kryeministri kanadez Xhasin Trudo, udhëheqësi i ri që sot rrezaton më shumë nga të gjithë shpresë, u zgjodh pjesërisht për shkak të angazhimit të tij për të ndihmuar njerëzit e zakonshëm. Pastaj është “truri” – aftësia për të depërtuar përmes informacionit masiv nga i cili ne “përmbytemi” vazhdimisht, në mënyrë që të marrim vendime të mençura në një botë komplekse dhe në ndryshim të shpejtë.

Këtu, disa nga udhëheqësit aktualë janë duke shfaqur shumë aftësi. Për shembull, rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ekonomive kineze dhe indiane, pasqyron faktin se presidenti Xi Jinping dhe kryeministri Narendra Modi, i kuptojnë sfidat ekonomike dhe shoqërore, si dhe mundësitë e nënkuptuara nga Revolucioni i katërt Industrial.

Ata e dinë se, në këtë kontekst kompleks, duhet të zhvillojnë industri të reja dinamike, që i vendosin ekonomitë e tyre në pararojë të progresit shkencor dhe teknologjik. Përdorimi i zgjuar i teknologjisë së re, po ndihmon gjithashtu në lehtësimin e varfërisë. Një miliardë indianë që kanë aplikuar për Aadhaar, kartën e tyre elektronike të identitetit, gëzojnë tani qasje të drejtpërdrejtë në përfitimet e mirëqenies sociale, pa barriera burokratike.

Një miliard kinezë që përdorin smartfonët e tyre për të kryer pagesa të ndryshme, gëzojnë tanimë qasje të drejtpërdrejtë tek të gjitha llojet e produkteve të konsumit që përmirësojnë jetesën e tyre. Nisur nga këto zhvillime optimizmi në Kinë dhe Indi po rritet.

Cilësia e tretë jetike e një udhëheqësi të madh është guximi – ose nervi, siç e përcakton Klaus. Kriza e refugjatëve në Evropë, veçanërisht azil-kërkuesit sirianë në vitin 2015, shkaktuan një shpërthim të ndjenjës populiste, me udhëheqësit politikë që gjithnjë e më shumë po bënin thirrje për mbylljen e kufijve.

Udhëheqësit e dobët iu nënshtruan presionit, dhe ose e përafruan retorikën e tyre me atë të populistëve, ose u mposhtën nga konkurrentët e tyre të zjarrtë. Jo kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo dha një shembull të fuqishëm, duke rënë dakord të pranojë 1 milionë refugjatë. Së pari, rezistenca e saj ndaj votuesve – dhe madje edhe shumë njerëzve brenda partisë – që u rebeluan deri në atë pikë saqë disa prej tyre filluan të shkruanin epitafin e saj politik.

Por guximi i saj i mbresëlënës në fund iu shpërblye. Ajo njihet tanimë në mbarë botën si një nga udhëheqëset më të fuqishme të epokës sonë. Natyrisht, përkthimi i guximit në ndryshime pozitive kërkon muskuj – ndikim dhe autoritet për të ndërmarrë veprime – çka kërkon nga ana tjetër një kuptim të zgjuar të realiteteve politike.

Papa Françesku tregon se si këto cilësi të ndryshme, mund të bëhen bashkë për të prodhuar një udhëheqje të fortë. Shkathtësia, guximi, morali dhe inteligjenca mbështetën përpjekjet e tij për të ndryshuar pozicionin dhe perceptimin e Kishës Katolike Romake në botë.

Për shembull, ndërsa tradita e ndalon Papën të pranojë homoseksualizmin, Papa Françesku pati guximin të thoshte:”Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe është i gatshëm për të, kush jam unë që ta gjykoj atë?” Po kështu, Papa Françesku shkeli linjën tradicionale të Kishës, kur sugjeroi që gratë e ekspozuara ndaj virusit Zika që terrorizoi pjesë të Amerikës Latine vitin e shkuar, mund të përdornin kontracepsionin artificial.

Më gjerësisht Papa Françesku ka dëshmuar guxim dhe mençuri për të përqafuar një strukturë më të decentralizuar të kishës, si dhe për të shkuar drejt një kishe gjithëpërfshirëse që është “shtëpia e të gjithëve”. Në një tjetër lëvizje të matur, ai praktikoi qarkullimin gradual të zyrtarëve të lartë në Vatikan, në vend të një tronditje të themeleve drejtuese.

Papa Françesku, zotëron gjithashtu atë që Klausi do ta quante shpirtin e një udhëheqësi. Shumica e liderëve zhyten, në një moment apo tjetrin, në lukset që ofrojnë postet e tyre. Megjithatë, Papa Françesku vazhdon të bëjë një jetë të thjeshtë, pa shumë salltanete, dhe pa pengesat që lidhen shpesh me udhëheqjen, madje edhe në sferën fetare.

Në një botë që po ndryshon më shpejt se kurrë më parë, ne duhet të kërkojmë liderët që mund të na mbrojnë dhe t’i shërbejnë interesave të njerëzve që ata duhet të përfaqësojnë. Kjo do të thotë jo vetëm të kritikohen dështimet e liderëve të dobët, por edhe të theksohen sukseset e udhëheqësve të fortë. Këta të fundit mund të jenë të rrallë, por ata ekzistojnë, dhe ne duhet ta kremtojmë këtë fakt.

Shënim: Kishore Mahbubani, dekan i Shkollës Lee Kuan Yew për Politika Publike në Universitetin Kombëtar të Singaporit, është bashkëautor me Jeffery Sng i librit “Mrrekullia e ASEAN:Një Katalizator për Paqe”. Klaus Schwab , themelues dhe Kryetar Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, është autori i librit “Revolucioni i Katërt Industrial”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Angela MerkelmadhMahatma GandiNarendra ModiNelson MandelaudhëheqësXi Jinping

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Hamilton i pari, Vettel-in e dënon makina

Hamilton i pari, Vettel-in e dënon makina

Sekuestrohen 11 automjete 4 të blinduara, 1 milion euro dhe pasuri të paluajtshme

Sekuestrohen 11 automjete 4 të blinduara, 1 milion euro dhe pasuri të paluajtshme

Milinkovic kërkon fitoren, Daja Superligën

Milinkovic kërkon fitoren, Daja Superligën







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Vlash Brahjas dhe Vullnet Muçës, vëllait të “Rrumit”
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Vlash Brahjas dhe Vullnet Muçës, vëllait të “Rrumit”

by mirseda
11:19 | 21/03/2026
0

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar...

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

10:32 | 21/03/2026
Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

10:18 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

08:24 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com