Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Çfarë dobie ka kërcimi tek njerëzit?

3 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë dobie ka kërcimi tek njerëzit?

Pasioni mbi kërcimin i bashkon të gjitha moshat, dhe disa studime shkencore konfirmojnë se kërcimi është shumë i mirë për ne. Ai përmirëson humorin, redukton stresin dhe parandalon sëmundje të tilla si Parkinson dhe Demenca shumë më tepër sesa aktivitetet e tjera fizike dhe mendore, përfshirë çiklizmin, golfin, notin, leximin dhe tenisin. Kjo dëshmohet edhe nga një studim i botuar së fundmi në “New England Journal of Medicine”, autorët e të cilit ia atribuojnë fuqinë që ka kërcimi, faktit që ai përfshin si përpjekjet mendore ashtu edhe ndërveprimin social. Dhe ky stimulim i dyfishtë krijon lidhje të reja neuronale.

Madje kërcimi ndikon pozitivisht edhe tek kujtesa në përgjithësi. Një ekip studiuesish kanadezë analizoi performancën njohëse të dy grupe njerëzish, të cilëve iu dhanë shirita me ngjyra, distinktivë dhe kufje Ipod, përmes të cilave secili grup dëgjonte një këngë të ndryshme.

U pa se pjesëmarrësit mbanin mend ngjyrën e grupeve dhe distinktivët e atyre që kërcenin me ritmin e tyre, ndërsa ishin më pak të saktë në lidhje me shenjat që mbanin ata që ndiqnin një ritëm tjetër. Pra lëvizja në një kohë na ndihmon të kujtojmë gjërat për njerëzit me të cilët kërcejmë. Sigurisht, ne mund të kërcejmë edhe vetëm. Por dimensioni social, pra marrëdhënia me të tjerët, mbetet elementi vendimtar për të kuptuar se çfarë kuptimi ka pasur ky aktivitet në evolucionin njerëzor, dhe çfarë kuptimi ka ende sot.

Në fakt kërcimi kërkon aktivizimin e neuroneve motorike, pra të neuroneve që kontrollojnë muskujt. Kjo vlen për çdo lëvizje, por gjatë kërcimit qelizat e trurit aktivizohen në harmoni me ritmin. Sa më shpesh të lëvizim në kohë, aq më e lehtë e ka trupi ta bëjë këtë pa një përpjekje të vetëdijshme. Jo vetëm kaq: është thjesht e pamundur që ne të qëndrojmë të qetë kur dëgjojmë muzikë.

Studiuesit nga Universiteti i Oslos në Norvegji, kanë zbuluar se duke dëgjuar një këngë, ne tundim kokën në mënyrë të pavullnetshme 7 milimetra në çdo sekondë, dhe kjo ndodh pavarësisht moshës dhe gjinisë. Për një kohë të gjatë besohej se vetëm njerëzit, duke filluar nga mosha 3-5 muajsh, zotëronin aftësinë për t’u stimuluar nga një ritëm i rregullt.

Në fakt, disa kafshë, siç janë luanët e detit në Kaliforni, majmunët makakë dhe papagajtë, dinë të mbajnë “ritmin”. Antropologia amerikane Sara Hardi, thotë se të kërcyerit është një aftësi që ne njerëzit e kemi fituar gjatë Epokës së Pleistocenit (midis 1.8 milion dhe 10 mijë vjet më parë), kur të porsalindurit që ushqeheshin me gji, detyroheshin t’i përshtatnin lëvizjete tyre me ato të të rriturve, si në një vallëzim primordial në çift.

Nga këtu buron edhe pyetja: çfarë dobie ka vallëzimi? Ekspertët parashtrojnë dy hipoteza: e para është se vallëzimi nuk ka një kuptim të veçantë, por buron rastësisht nga zhvillimi i gjuhës dhe lëvizja e drejtë, pra tipare që na dallojnë më shumë nga kafshët e tjera që “mbajnë ritmin”.

E dyta është se vallëzimi është një sjellje adaptive, e dobishme për forcimin e lidhjeve shoqërore njerëzore, në mënyrë që të përmirësohen shanset e mbijetesës së individit falë forcës së grupit. Në këtë drejtim, antropologu i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit, Eduard Hagen, shkoi aq larg sa të hipotetizonte se vallëzimi evoluoi si një mënyrë e përdorur nga grupet e hershme njerëzore për të vlerësuar njëri-tjetrin, duke testuar nëse kishte “kimi”midis tyre.

“Avantazhi konkurrues i një shoqërie që ekzistonte nga praktika e kërcimit, ishte njëkohezioni më i madh midis individëve”- thotë Klajv Gembëll, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Sauthemptonit në Britani. Kjo do të shpjegonte arsyen pse disa studiues besojnë se vallëzimet në grupe të mëdha u zhvilluan që 40.000 vjet më parë. Kohët e fundit,janë zbuluar skena të paqarta kërcimi në shpellat e Valkamonikas në Lombardi dhe të Adauras në Siçili, që datojnë thuajse 10,000 vjet më parë.

Sipas Stiven Miten, arkeolog në Universitetin anglez të Ridingut, vallëzimi ka qenë në fillim një mjet për të treguar formën fizike dhe koordinimin e dikujt, cilësi që në shoqëritë parahistorike ishin veçanërisht të dobishme për mbijetesën.

Marrë me shkurtime nga Focus – Bota.al

Tags: kerciminjerëzit

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Botimet e Lasgush Poradecit, etnograf i muzikës dhe mbledhës i këngës popullore lirike

Botimet e Lasgush Poradecit, etnograf i muzikës dhe mbledhës i këngës popullore lirike

“S’pretendoj të marr Nobelin”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij

"S'pretendoj të marr Nobelin”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij

“Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”, shqiptarët protestojnë në Angli (VIDEO)

“Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”, shqiptarët protestojnë në Angli (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

by mirseda
15:15 | 09/01/2026
0

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative...

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com