Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë do të ndodhë me popullsinë e botës në dekadat e ardhshme

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë do të ndodhë me popullsinë e botës në dekadat e ardhshme

Më 11 korrik, u publikua “Rishikimi i Perspektivave të Popullsisë Botërore për vitin 2022”, një raport vjetor i Kombeve të Bashkuara që shqyrton situatën aktuale dhe të ardhshme të popullsisë së botës. Në një përshkrim prej 54 faqesh, OKB-ja ofron një projeksion të së ardhmes së afërt dhe të largët të planetit tonë, nga ku del se ne njerëzit do të jemi gjithnjë e më të shumtë në numër, gjithnjë e më të moshuar, dhe gjithnjë e më shumë në lëvizje.

Data e parë që duhet mbajtur shënim është 15 nëntori 2022:Në këtë datë, popullsia globale duhet të arrijë plot 8 miliardë banorë. Deri në vitin 2100 ajo do të vazhdojë të rritet, duke arritur në 8.5 miliardë në vitin 2030, 9.7 miliardë në 2050, dhe 10.4 miliardë në vitin 2100.

India do të parakalojë Kinën si vendi me popullsinë më të madhe

Në vitin 2021, dy vendet më të populluara në botë ishin Kina (në vendin e parë me 1.43 miliardë banorë) dhe India (në vendin e dytë me 1.41 miliardë banorë). Por në vitin 2023,  indianët do të jenë më shumë se kinezët. Ndërkohë parashikohet që rreth vitit 2060 India do të arrijë kulmin e saj me 1.7 miliardë njerëz, dhe më pas do të fillojë të bjerë.

Nga ana tjetër popullsia kineze, do të fillojë të zvogëlohet gjatë viteve të ardhshme, dhe thuajse do të përgjysmohet deri në vitin 2100, kur do të mbeten “vetëm” 776 milionë kinezë.
Edhe në Evropë, tendenca e përgjithshme është ajo e rënies. Italianët do të pakësohen nga  gati 60 milionë aktualisht, në pak më shumë se 37 milionë në fund të këtij shekulli. Përjashtim bën Britania e Madhe, që parashikohet të rritet nga 68 milionë sot, në 71 milionë në fund të shekullit.

Të pasurit dhe të varfrit

Vendet që do të kontribuojnë më shumë në rritjen e popullsisë globale janë ato të Afrikës Sub–Sahariane, ku do të përqendrohet deri në vitin 2050, më shumë se gjysma e banorëve të rinj të Tokës. Në përgjithësi, tendenca është në rritje për vendet më pak të zhvilluara ( ku normat e lindshmërisë janë shumë më të mëdha) dhe në rënie për më të pasurit.

Një jetëgjatësi më e madhe

Rritja e popullsisë globale, është shkaktuar pjesërisht nga rënia e vdekshmërisë, si dhe një rritje e jetëgjatësisë. Në vitin 2019, kjo e fundit ishte rreth 73 vjeç në nivel global, ose thuajse 9 vite më shumë sesa në 1990-ën. Ekspertët vlerësojnë se kush do të lindë në vitin 2050, mund të presë të jetojë mbi 77 vjeç.

Ndikimi i Covid-19

Në vitin 2021, pandemia e uli me 2 vite jetëgjatësinë mesatare në nivel global. Edhe pse në realitet ndikimi ishte i ndryshëm nga vendi në vend. Kështu në disa shtete të Amerikës Latine, në Azi dhe Afrikë, jetëgjatësia ra me gati 3 vjet. Ndërkohë në Australi dhe Zelandën e Re, është rritur me mbi 1 vit, për shkak të rënies së vdekjeve nga arsye të tjera (aksidentet rrugore dhe infeksionet e zakonshme si gripi dhe pneumonia.

Pjelloria

Pjelloria globale (numri i fëmijëve që ka çdo grua gjatë jetës së saj), është tani për tani në nivelin 2.3. Por vlerësohet se do të bjerë në 2.1 në vitin 2050. Në Afrikë në vitin 2021 çdo nënë kishte mesatarisht 4.6 fëmijë (një shifër në rënie të dukshme në krahasim me vitet 1990, kur ishte 6.5), ndërsa në vendet më të pasura gratë kanë mesatarisht 1.5 fëmijë.

Disa vende vazhdojnë të regjistrojnë një numër të lartë të grave shtatzëna në moshë të re. Në vitin 2021 mbi 13 milionë fëmijë, ose rreth 10 për qind të totalit, u lindën nga nëna nën moshën 20 vjeç, sidomos në vende të ndryshme të Afrikës Sub–Sahariane, Amerikën Latine dhe Karaibe.

Gjithnjë e më shumë të moshuar

Sot njerëzit mbi 65 vjeç përfaqësojnë rreth 10 për qind të popullsisë së botës. Sipas vlerësimeve, në vitin 2050 do të jenë 16 për qind e totalit, dyfishi i numrit të fëmijëve nën 5 vjeç dhe afërsisht i njëjti numër i fëmijëve nën 12 vjeç.

Duke qenë se nuk do të kenë më fëmijë, banorët e vendeve të pasura do ta rritin popullsinë tonë kryesisht falë emigracionit. Midis viteve 2000-2020, emigrantët (80.5 milionë) e tejkaluan numrin e lindjeve në krahasim me vdekjet (66.2 milionë). Situata në vendet e varfra është e ndryshme, ku të paktën për një të ardhme të parashikueshme, nxitësi kryesor i rritjes së popullsisë do të jenë ende lindjet, që do të jenë më të larta sesa numri i vdekjeve. / Focus/ Bota.al

Tags: Indiajetegjatesiakinapandemiatë pasuritte varferit

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund
Bota

Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund

22:01 | 16/05/2025
Next Post
Takimi me kryetarët e Bashkive/Kushi kërkon bashkëpunim më të ngushtë për shkollat dhe universitetet

Takimi me kryetarët e Bashkive/Kushi kërkon bashkëpunim më të ngushtë për shkollat dhe universitetet

Betohet Presidenti i ri/ SHBA-BE mesazh Begajt: Urime, mezi presim të punojmë së bashku

Betohet Presidenti i ri/ SHBA-BE mesazh Begajt: Urime, mezi presim të punojmë së bashku

Ndryshime të mëdha në qeveri! Rama shkarkon Arben Ahmetajn

Ndryshime të mëdha në qeveri! Rama shkarkon Arben Ahmetajn

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com