Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çështja “Tahiri” dhe marrëveshja e pistë e politikës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

 

Rreth 20 ditë më parë e gjithë Shqipëria merrej me të fortët e Elbasanit. Sot merret me Habilajt e Vlorës dhe drogën e tyre. Një telenovelë krimi me shumë personazhe, që të kujton orë e çast se jetojmë në një vend paradoksal. Në mes të zhurmës për Habilajt, u mësua se ka nisur procedimi për të gjithë hierarkinë e drejtorisë së policisë së Elbasanit. Rama vendosi më në fund të reagojë në mënyrën e tij. Me vonesë dhe dobët. Kjo sjellje e vetëfrenuar është tashmë një “markë” në karrierën e tij politike dhe vijon t’i kushtojë jo pak politikisht.

Ish-ministri i parë i Brendshëm që rrezikon të shkojë në “burgun më të largët”, sipas fjalëve të tij, shënon sot dështimin spektakolar të strategjisë së bashkëfajësisë së heshtur. Një paqe hileqare dhe amorale që ka qenë qendra e gravitetit dhe kodi themelor i heshtjes së të gjitha gjeneratave të politikanëve që nga viti 1991. Mos fol për mëkatet e mia, mos më ço para drejtësisë kur të vish në pushtet, që të mos e bëj edhe unë të njëjtën gjë me ty kur të vijë radha ime – kjo ka qenë marrëveshja e vjetër dhe e re e politikës shqiptare.

Me procedimin penal të Saimir Tahirit, të parit ministër të Brendshëm të pluralizmit që mund të shohë derën e burgut, shpresohet që ky refleks i kushtëzuar i ndyrë i politikanëve tanë të marrë fund. Tahiri po shkon drejt gjykimit i rrethuar nga një kor duartrokitësish me dhe pa pagesë, të cilët sot hedhin gurin pa u menduar fare për mëkatet e tyre.

Opozita mblidhet me urgjencë për të koordinuar sesa dhe sa do të përfitojë nga kjo mesele me drogë dhe politikë. Mirë bën, sepse çdo opozitë do ta bënte një gjë të ngjashme, por ka një “por” të madhe nga pas. Ajo tryezë kishte dhe ka brenda manipulatorë të vjetër të drejtësisë, shkelës të hatashëm të ligjit, protektorë politikë të Lazaratit dhe avokatë të regjur të kanabizimit të Shqipërisë. Një cirk karakteresh të cilët janë sot në vitrinën e politikës vetëm falë kodit të heshtjes, në kurthin e të cilit kanë rënë prej kohësh edhe Edi Rama, edhe Saimir Tahiri. Ky i fundit po paguan edhe çmimin e kripur të asaj që s’bëri kur kishte mundësi të bënte diçka.

Sa herë që e majta ka ardhur në pushtet, ka bërë një gjest “kalorësiak”, për të cilin më vonë është penduar. E bëri Nano në fund të viteve ’90, kur premtoi të hetonte vitin e mbrapshtë ’97 me protagonist Berishën dhe asgjë nuk ndodhi. E bëri shumë kohë pas tij gjestin e hapjes rrugë edhe Edi Rama, kur premtoi transparencë për Rrugën e Kombit, Gërdecin dhe 21 janarin dhe ja ku jemi sot. Ramës (dhe Tahirit pas tij), i mbetet të anatemojnë Bashën, Berishën e Mediun vetëm nëpër rrjetet sociale, pasi kanë heshtur praktikisht nga pozita e pushtetit, pa bërë gjënë e duhur: nxitjen me të gjitha mënyrat dhe mjetet që të jep në dorë të qenit kryetar qeverie apo ministër me peshë, për të zbardhur ngjarje që ende e mbajnë të traumatizuar kujtesën kolektive të shqiptarëve. Justifikimi banal dhe standard se “nuk kemi ç’ti bëjmë drejtësisë”, është vetëm pasqyrë e paaftësisë dhe mungesës së dëshirës për të nxitur dënimin e fajtorëve të pandëshkuar, që sot po bërtasin në kor “kapeni hajdutin”!

Sot Tahiri mund të përballet jo vetëm akuzat për një histori të pisët droge, por edhe me atë që nuk bëri kur ishte ministër i brendshëm, për ta thyer kodin e heshtjes së politikës shqiptare. Bashkë me të, edhe Rama ka rastin të kuptojë sesa i gabuar ka qenë pajtimi me të keqen e mbyllur nëpër sirtarë që ka pasur mundësinë dhe t’i hapë, e nuk i hapi kurrë. Nëse kryeministri do të vijojë të reagojë me vonesë dhe pjesshëm, si në Elbasan, apo nëse do të vijojë të qëndrojë pasiv për të dënuar me metrin që i takon gjithkujt që ka lënë pas zullume dhe nuk është ndëshkuar për to, do të kemi sërish spektakle hipokritësh, si ky që po shohim sot.

Saimir Tahiri do të shkojë drejt bankës së gjykimit për të marrë (shpresohet!) atë që i takon. Fajtor, nëse ka shkelur ligjin, ose i pafajshëm nëse provohet si i tillë. Çështja është se kori i kukuvajkave politike që sot bërtasin “në litar”, e dikur i shpëtonin me procedurë apo me presione politike të njëjtit fat, vijon të ngrejë zërin në emër të drejtësisë! Dhe kjo është thjesht e shëmtuar, jashtëzakonisht e shëmtuar për t’u parë. (Java news)

Tags: ceshtjaMarrëveshjapistëpolitikesskender MinxhoziTahiri

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Krimi i organizuar/ Xhafaj: Ekspertët e FBI-së mbërrijnë së shpejti në Tiranë

Krimi i organizuar/ Xhafaj: Ekspertët e FBI-së mbërrijnë së shpejti në Tiranë

Deputeti demokrat, Ruçit: Ndajeni mendjen, po cenoni Kushtetutën për Tahirin!

Deputeti demokrat, Ruçit: Ndajeni mendjen, po cenoni Kushtetutën për Tahirin!

Njihuni me rajonet e Evropës që kërkojnë pavarësinë si Katalonja

Çfarë po ndodh me Katalonjën?







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com