Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çështja ‘Marnikollaj’, vjen dokumentari bombë që zbardh vrasjen e emigrantit në qelitë e policisë greke

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Çështja ‘Marnikollaj’, vjen dokumentari bombë që zbardh vrasjen e emigrantit në qelitë e policisë greke

Në kohën kur 4 shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi brenda javës, në Tiranë vjen dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin”.

Dokumentari është një investigim i mirëfilltë mbi vrasjen e lezhjanit Pëllumb Marnikollaj, në Komisariatin e Policisë Ano Patisia, në Athine, në 3 gusht 2016.

Investigimi dhe sjellja në formën e dokumentarit u realizua nga gazetari Aulon Kalaja. Premiera e dokumentarit u shfaq sonte në një ambient te hotel “Sheraton”.

Në dokumentar, në sajë të investigimeve të gazetarit me ndihmën e familjes, zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 3 Gusht 2016, ka tronditur jo vetëm të afërmit e miqtë e tij, por mbarë komunitetin shqiptar në Greqi e gjetkë.

Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur në komisariat duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërish në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe. Marnikollaj u paraqit në komisariat për mos tu kthyer më kurrë.

Policia greke njoftoi se shqiptari ndërroi jetë duke u hedhur nga kati i katërt i godinës së policisë. Sipas saj, ndaj 28- vjeçarit ishin ngritur akuza të tjera dhe për këtë arsye ai ndërmori veprimin ekstrem.

Kjo deklaratë e Policisë greke bie ndesh me atë që ndodhi realisht, pasi trupi i pajetë i të riut u dërgua në varrezë publike, pa identitet, duke ia lënë në dorë shtetit për ta varrosur, edhe pse vdekja kishte ndodhur në ambientet e Policisë.

Misteri shtohet më tepër, kur në fshehtësi të plotë, Policia u ka kërkuar drejtuesve të varrezës “Agio Anargioro” për ta varrosur Marnikollajn si person të paidentifikuar.

“Sikur kërkimet e djalit, Artanit, të kishin zgjatur edhe një ditë tjetër, trupi i Pëllumbit do të zhdukej dhe nuk do ta kishim gjetur dot”, u shpreh babai i Pëllumbit. Trupi i pajetë i 28- vjeçarit prej 10 ditësh është mbajtur në frigoriferin e varrezave dhe do të varrosej pa emër, pa u zbatuar as ligji grek, që parashikon mbajtjen e kufomave të paidentifikuara për 1 muaj.

Avokatja greke Maria Konstantopoulou ka rrëfyer se ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në morgun e spitalit.

“Nuk më ka ndodhur ndonjë here në jetë të shohë një viktimë të tillë, kaq trishtuese”, tha avokatja duke fajësuar veç policisë edhe shërbimin e spitalit.

Avokatja tha se autoritetet e policisë e bënë me dije se kanë njoftuar ditën e dytë të ngjarjes Ambasadën Shqiptare. Ambasada mohon akuzat ndaj saj, por tentativa për të varrosur me shpejtësi viktimën implikon dhe ambasadën shqiptare në Athinë.

Kjo vrasje ka treguar dhe një herë bashkëpunimin mes institucioneve greke për ta mbyllur edhe këtë vrasje. Nga policët që mbulojnë vrasësit kolegët e tyre, mjekët ligjorë dhe prokurorët, dhe në fund mediat, të gjithë së bashku vepruan në fshehtësi për të humbur gjurmët e një vdekje të dhunshme.

Të gjitha provat e mbledhura në dokumentar tregojnë që Pëllumb Marnikollajn nuk vrau veten por u vra nga policia greke dhe ata shfrytëzuan të gjitha institucionet për të mbyllur çështjen. TIRANA TODAY

Tags: bombeceshtjaDokumentarie emigrantitgrekeMarnikollajpolicisëqelitëvjenzbardh

TË LIDHURA

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë
Politikë

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

17:25 | 19/12/2025
Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK
Politikë

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

17:04 | 19/12/2025
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni
Politikë

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

16:29 | 19/12/2025
Next Post
Yjet e WWE çmendin fansat, videoja në vaskë po ‘thyen’ rrjetin

Yjet e WWE çmendin fansat, videoja në vaskë po ‘thyen’ rrjetin

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB dënon Rusinë: Shkeli sovranitetin e Ukrainës

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB dënon Rusinë: Shkeli sovranitetin e Ukrainës

Video/Show mes 6 kundërshtarëve, Messi do ‘harrohet’ shpejt tek Barça

Video/Show mes 6 kundërshtarëve, Messi do ‘harrohet’ shpejt tek Barça







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë
Politikë

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

by mirseda
17:25 | 19/12/2025
0

Detaje të reja zbardhen nga mbledhja me dyer të mbyllura për gati 5 orë sot e Këshillit...

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

17:08 | 19/12/2025
Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

17:04 | 19/12/2025
Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

16:45 | 19/12/2025
Moderatori i “Top Talk” është banori i parë i BB VIP 5

Moderatori i “Top Talk” është banori i parë i BB VIP 5

16:41 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com