Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çështja e Kosovës, Vuçiç: Iu luta Putinit që…

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Çështja e Kosovës, Vuçiç: Iu luta Putinit që…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është i bindur se Rusia do t’i mbështesë qartazi qëndrimet e saj për Kosovën dhe do të ndjekë tërë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

 Këto komente, Vuçiçi i bëri pas takimit me shefin e Kremlinit në Moskë, ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kreu i shtetit serb e vuri theksin tek marrëdhëniet e ngrohta mes dy vendeve, duke vlerësuar veton që Rusia i vuri në vitin 2015 rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta cilësuar masakrën e Srebrenicës në Bosnje si genocid.

Vuçiçi është ndër të paktët liderë të huaj që do të marrin pjesë në manifestimet e 9 majit në Moskë, të cilat po bojkotohen nga shumë udhëheqës botërorë për shkak të tensioneve diplomatike të lidhura me helmimin e spiunit rus në Londër, Sergei Skripal, dhe veprimtaritë ruse në pjesë të ndryshme të botës.

Vuçiçi e siguroi Presidentin rus sërish se Serbia do ta ruajë neutralitetin ushtarak, nuk do të jetë pjesë e NATO-s e asnjë aleance tjetër ushtarake dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë. Pa Rusinë, u shpreh ai pas takimit, është e pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhjeje për Kosovën.

“Kryetari i Rusisë ka pasur durim të dëgjojë të gjitha ato që kisha nevojë t’ia them, t’ia sqaroj dhe t’ia paraqes qëndrimet e Serbisë për problemin tonë kryesor, Kosovën. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi folur për raportet Beograd -Prishtinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrimet tona përputhen shumëkund “, ka konstatuar ai.

“Ia përsërita disa herë se Serbia është e gatshme për kompromis me shqiptarët e Kosovës, porse nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme për poshtërimin e vet…. Nuk u paraqitem ashtu që t’i kërcënohemi ndokujt. E lutëm Putinin që si njëri nga shtete më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Kombet e Bashkuar të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Vuçiç duke shfaqur skeptik  se shqiptarët se janë të gatshëm për kompromis dhe se për këtë kompromis janë aq më pak të gatshëm ata që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës.

 

Tags: ceshtjaIuKosovëslutaPutinitVucic

TË LIDHURA

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët
Kryesore

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët
Aktualitet

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

17:01 | 28/03/2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë
Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

16:48 | 28/03/2026
Next Post
Vendimi i fundit i Trump, aleatët: Ndjejmë keqardhje

Vendimi i fundit i Trump, aleatët: Ndjejmë keqardhje

Foto/Kush janë pedagogët e Elbasanit që u arrestuan në mesnatë

Përdorën metoda speciale për korrupsion, arrest me burg për pedagogët

Video/Policia i thyen këmbën të riut, shikoni momentin shokues

Video/Policia i thyen këmbën të riut, shikoni momentin shokues







JU REKOMANDOJMË

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët
Kryesore

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

by mirseda
17:26 | 28/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e përbashkët mes kabinetit qeverisës dhe grupit parlamentar. Rama ka kërkuar prej...

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

17:01 | 28/03/2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

16:48 | 28/03/2026
Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

16:42 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com