Maqedonasit kanë protestuar në Shkup kundër ndryshimit të emrit të shtetit dhe politikave të tjera të qeverisë Zaev.
Protestuesit janë mbledhur para selisë së Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup. Ata kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë që të ndërpritet bisedimet për emrin, të tërhiqet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, të shfuqizohet marrëveshja Zaev-Borisov, të lirohen të burgosurve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe të lirohet Edmund Temelkos, kryetar i Komunës së Liqenasit.
Organizatorë i këtij marshi është Kongresi Botëror Maqedonas (KBM), ndërsa mbështet edhe nga partia “Zë për Maqedoninë”, shkruan Shenja. Protestën nuk e mbështet VMRO-ja.