Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Çështja e detit” mes Shqipërisë dhe Greqisë përcillet në Hagë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Çështja e detit” mes Shqipërisë dhe Greqisë përcillet në Hagë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zbardhur diskutimet që ka zhvilluar me homologun grek gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në një konference të përbashkët me kryediplomatin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se gjatë takimit është diskutuar edhe për çështjen e ligjit te luftës, si edhe për çështjen e pronave çame. Xhaçka tha se ekziston vullneti i mirë për të dhënë zgjidhje. Tirana zyrtare dhe Athina kanë vendosur që çështjen e delimitetit të hapësirës detare ta çojnë në Hagë. Diplomati i lartë grek u shpreh se të gjitha diferencat mes dy vendeve, kryesisht për cështjen e detit do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtare. Ministri grek tha se shumë shpejt do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit të luftës dhe diskutimet për pensionet e shqiptarëve.

“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë.

Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë. Të dyja vendet dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona, dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është dicka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.

E të njëjtit mendim ishte edhe Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka, e cila u shpreh se kanë vullnetin për të gjetur kompromis në një palë të tretë, siç është ajo e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Një tjetër çështje e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare, e cila paraqet interes të vecantë për dy vendet tona, se lidhet me ushtrimin e sovranitetit territorial  dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare respektive.

Rikonfirmuam dhe një herë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi, për të referuar çështjen e një pale të tretë gjyqësore, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ne besojmë e shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështire sa ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë dhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet dhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e periudha tragjike e luftës botërore, si nevoja abrogimi për ligjin e luftës e çështje për të drejtat e pronësisë”, tha Xhaçka.

Tags: Ministrja e Punëve të Jashtmeolta xhacka

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Sa po shpenzon Rusia për l*ftën në Ukrainë?

Sa po shpenzon Rusia për l*ftën në Ukrainë?

Kreu i shtetit (të tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike

Kreu i shtetit (të tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike

Conference League, Çuçi thirrje bizneseve private: Shpalleni 25 majin ditë pushimi

Conference League, Çuçi thirrje bizneseve private: Shpalleni 25 majin ditë pushimi

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com