Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çështja CEZ/Prokuroria e Tiranës thërret Shkëlzen Berishën

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Çështja CEZ/Prokuroria e Tiranës thërret Shkëlzen Berishën

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Burime të Report TV mësojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.  

Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te kompania çeke “CEZ”. Report Tv mëson gjithashtu se fletëthirrjet janë firmosur prokurori Ardian Braho.

Lidhja e Shkëlzen Berishës në privatizimin e OSSH
Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara në një dëshmi përpara komisionit hetimor për CEZ rreth një vit më parë, akuzoi Shkëlzen Berishën se ka qenë njeriu që ka negociuar marrëveshjen me çekët bashkë me sekserin Nuel Kalaj. Edhe sipas provave të mbledhura nga komisioni hetimor, rezultonte se Shkëlzen Berisha kishte zhvilluar negociata me drejtuesit çek të kompanisë.

Po sipas fakteve të komisionit, Nuel Kalaj, bashkëpunëtori i Shkëlzen Berishës, ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë euro vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës dhe pasi ishte realizuar privatizimi i OSSH-së. 

Emaili i ish-drejtorit të CEZ
Një nga provat e administruara nga komisioni hetimor, ka qenë edhe emailet e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dërguar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, duke e informuar rreth takimit të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij.

Së dyti, nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Shkëlzeni dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës. Po sipas provave të siguruara nga komisioni, një tjetër element dyshues ishte se llogaria bankare e Shkëlzenit ishte shtuar me 300 mijë euro vitin që Nuel Kalaj tërhoqi nga banka 7 milionë euro. Sikurse, dëshmitari Romeo Kara ka folur publikisht për lidhje të Shkëlzenit me Nuel Kalajn.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Nuel Kalajn, ndërsa vetë ky i fundit, i cili nuk u paraqit asnjëherë në komision për të dëshmuar, pavarësisht thirrjeve dhe urdhrit për t’u shoqëruar nga policia, ka thënë se i vetmi rol i tij ka qenë ai patriotik, për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri. /Shqiptarja.com

Tags: Çështja CEZe TiranësProkuroriaShkëlzen Berishënthërret

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Burgosën dhe torturuan 13 fëmijët e tyre, çifti qesh teksa…

Burgosën dhe torturuan 13 fëmijët e tyre, çifti qesh teksa...

Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

ARMO, pasuria që u gllabërua nga Berisha, Rama dhe oligarkët

“Donte eliminimin politik të Albin Kurtit”, Shpend Ahmeti u përgjigjet akuzave

“Donte eliminimin politik të Albin Kurtit”, Shpend Ahmeti u përgjigjet akuzave







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com