Vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur “non grata” në Presidencë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschardt, ka shkaktuar reagime të shumta.
I ftuar në “360 gradë”, Neritan Ceka e quajti ambasadorin “katundar”, ndërsa shtoi se ai duhej të ishte larguar nga Shqipëria që pas gjestit që bëri ndaj banorëve të Astirit, teksa protestonin.
“Ky pretendonte që do bënte shtet dhe ja ku e kemi rezultatin e tij. Në 6 vjet që po sundon, shtet nuk kemi. Kemi një parlament qesharak, turpi i shqiptarëve, kemi marrëdhënie kombëtare që në përulin vazhdimisht.
Kemi ambasadorë legena dhe bën mirë ai që e largon këtë… atë katundarin, të iki sa më parë nga Shqipëria (Borchard). Ai duhej larguar që atë ditë, duhej shpallur person non-grata. Këto janë gjëra që më prekin 30 vjet pasi kam luftuar për një vend që duhej bërë si të gjithë vendet e tjera të Evropës”, deklaroi Neritan Ceka.