Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

CDU-ja e Angela Merkelit në udhëkryq

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
CDU-ja e Angela Merkelit në udhëkryq

Asnjëherë më parë Unioni Kristiandemokrat, CDU nuk ka pasur një rezultat kaq të dobët zgjedhor në të dyja landet. Dukshëm më pak se 30% në të dyja bastionet e dikurshme, ku shumicat absolute nuk ishin të rralla. Tek kristiandemokratët thjesht vështrimi tek tabela e rezultateve duhet të shkaktojë frikë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare në shtator partia duhet të pyesë veten si të dalë nga spiralja me drejtim rënien.

Edhe në nivel federal shenjat tregojnë rënie. Në sondazhe aktuale, CDU bashkë me simotrën kristiansociale, CSU arrin vetëm 33%. Një vlerë që pritet të bjerë edhe më tej për shkak të aferës së maskave, ku janë përfshirë politikanë të të dyja partive. Shuplakat në këto dy zgjedhje sigurisht lidhen me shkeljet e dy deputetëve të tyre ndërkohë të larguar nga Bundestagu. Por Unioni do të bënte mirë t’i kërkonte arsyet edhe diku tjetër.

Epoka e Angela Merkelit merr fund si ajo e Kohlit

Megjithatë në jugperëndim të Gjermanisë, në landin Baden-Vyrtemberg, Të Gjelbrit kanë aq shenja konservatore, saqë mund t’i marrësh për një kopje të CDU-së. Ata përshtaten si partnerë, dhe rekomandohen edhe si një konstelacion në Berlin. Sepse partia ambientaliste kërkon pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të bashkëqeverisë patjetër, e këtë mund ta arrijë vetëm me Unionin. Megjithë shenjat e dobësimit në nivel federate sinjalet janë për një aleancë të konservatorëve me ambientalistët pas epokës së Merkelit.

Merkel pas 16 vitesh kancelare nuk do të kandidojë më. Rënia e partisë CDU pak para fundit të mandatit të saj të kujton epokën e Helmut Kohlit, babait të saj politik. Kohl ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1982-1998, aq gjatë sa Merkel. Edhe ai la pas vetes një CDU mjaft të pasigurtë, që u desh të kalonte në opozitë. Me vështrimin drejt zgjedhjeve të Bundestagut, Unionin mund ta ngushëllojë fakti që edhe në të ardhmen mund të zerë vend në kancelari. Por për këtë duhet që Unioni shpejt të vendosë piketat në mënyrë strategjitke.

Unioni duhet të vendosë kandidatin për kancelar

Gjermania dhe bota duan ta dinë, se kush do të pasojë Angela Merkelin, nëse Unioni megjithë humbjet e pritshme sërish do të kryesojë qeverinë në shtator. Kancelari i ardhshëm mund të jetë, Armin Laschet i CDU-së ose Markus Söder i CSU-së. Njëri do të jetë kandidat për kancelar. Sa më shpejt të merret ky vendim, aq më shpejt do të shpëtojë CDU nga kryetitujt negativë aktualisht. Të Gjelbrit do ta dinin me kë kishin të bënin, nëse rezultati do të mjaftonte për një koalicion me konservatorët. Edhe elektorati do të mund të vriste mendjen konkretisht se cilin kandidat e sheh si më të aftin, një kandidat Laschet apo Söder. Të dy kandidatët potencialisht do të qëndronin para detyrës së vështirë të përmirësimit të imazhit të partive të tyre. E askush nuk do t’i ketë zili për këtë hipotekë, që duhet shlyer, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare./DW/

Tags: Angela MerkelCDU-CSUudhëkryq

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Palmer flet me Vuçiçin, i kërkon nisjen sa më shpejt të dialogut me Kosovën

Palmer flet me Vuçiçin, i kërkon nisjen sa më shpejt të dialogut me Kosovën

Pandemia në vend, eksperti: Kapacitetet e spitaleve Covid 1&2, janë ezauruar

Përse vdesin shqiptarët nga Covid-i?

Kina goditet nga stuhia e rërës/ Pekini mbulohet nga pluhuri i verdhë (Video)

Kina goditet nga stuhia e rërës/ Pekini mbulohet nga pluhuri i verdhë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com