Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Deputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE është një hap i logjikshëm dhe se anëtarësimi i Kosovës në KE do të ketë efekt stabilizues edhe për Bosnjë-Hercegovinën.

Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria  gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në KE. Në një deklaratë për media, të enjten, 12,05. në mbrëmje, deputeti i CDU-së, Michael Brand, shkruan se “Kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një hap logjik”. Brand  vlerëson se “Kosova në të kaluarën e afërt ka bërë progres të madh në aspektin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit.”

Brand, i cili është Kryetari i Grupit të Punës për të Drejtat e Njeriut dhe ndihmën humanitare të grupit parlamentar CDU/CSU, ka thënë më tej:

“Asnjë vend tjetër evropian nuk i referohet kaq qartë në Kushtetutë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Juridiksioni i saj që tashmë njihet si i detyrueshëm për Kosovën”.

Brand shkruan më tej se Kosova është  “deri tani vendi më pro-evropian në Ballkan”, duke argumentuar se më shumë se 90 për qind e popullsisë është vazhdimisht në favor të integrimit në BE dhe NATO.

“Nën qeverinë e re, vendi po ndjek një politikë absolutisht pro-evropiane dhe pro-perëndimore. Qeveria e Kosovës gjithashtu shumë shpejt i është bashkuar të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Rusisë”. Brand thotë se antarësimi i në strukturat euroatlantike do të krijonte stabilitet në Ballkan.

“Në pikën e kthesës pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria federale duhet të mbështesë në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, në mënyrë që paqja në pjesët e tjera të Evropës, veçanërisht në Ballkan, të mos rrezikohet më nga veprimet e Rusisë dhe Serbisë. – nga propaganda pro-ruse te manovrat ushtarake.”

Momenti i duhur

Kontributi më i rëndësishëm për këtë është njohja në tërësi e kufijve në Evropë, shkruan më tej deputeti gjerman.  “Nëse Serbia dhe Rusia nuk mund të vazhdojnë lojën e tyre të rrezikshme kufitare në Ballkan, rreziku i një konflikti të ri atje do të reduktohet ndjeshëm. Mbështetja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt stabilizues edhe në situatën në Bosnje-Hercegovinë, ku edhe ekstremistët serbë, aleatë me Rusinë, po i vënë në pyetje kufijtë.”

Politikani i CDU-së, shpjegon se përse tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës:

“Në Këshillin e Evropës, më shumë se 72 për qind e shteteve anëtare e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës, ndërsa të tjerat janë afruar me njëri-tjetrin. Është koha e duhur dhe qasja e duhur për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të gjithë rajonit.”

Në përfundim të deklaratës së tij për media, Michael Brand, kërkon që qeveria gjermane, hapa konkrete:

“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e  Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”. /DW

 

Tags: Deputeti i CDU-sëKEkosoveMichael Brand

TË LIDHURA

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

16:36 | 30/12/2025
Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore
Rajoni

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore

10:40 | 29/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Reshje shiu e shtrëngata në fundjavë, rikthehet moti i keq

Reshje shiu e shtrëngata në fundjavë, rikthehet moti i keq

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Kreu i Njësisë Antikorrupsion paralajmëron arrestime: Kryebashkiakët janë kapur me shkelje

Kreu i Njësisë Antikorrupsion paralajmëron arrestime: Kryebashkiakët janë kapur me shkelje







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com