Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e Ministrit të Jashtëm. Kështu është shprehur ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë për News 24.
Duke komentuar delegimin e kompetencave të ministrit për Gent Cakajn, analisti Mustafaj tha se Cakaj me prezantimin që bëri dje ia shtoi namin e keq vetes.
“Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.
Fjalimi i prezantimit është i rëndësishëm kudo në botë, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto.
Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë se di ç’është kjo tezë”, është shprehur Mustafaj.