Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çajkovski për Putinin si kanaçia kundër komunizmit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Nga: Ben Andoni

Më 4 Mars të vitit 1877 u shfaq për herë të parë në Teatrin Bolshoi në Moskë baleti “Liqeni i Mjellmave” me muzikën e Çajkovskit. Po në këtë ditë, por gati 150 vite më vonë, i gjithë stafi i kanalit televiziv “TV Rain (Dozhd)” në Rusi dha dorëheqjen mu në transmetimin e drejtpërdrejtë duke thirrur “Jo luftë”. Dorëheqja erdhi si rezultat i politikës editoriale ndaj presionit të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë. “Jo luftë” deklaroi publikisht Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e këtij kanali. Pak orë më vonë, kanali sqaroi përmes një deklarate të gjithë arsyen e vendimit por edhe faktin se e ka pezulluar operacionin “për një kohë të pacaktuar”. Por akoma më e dhimbshme për regjimin putinian ishte ajo që bëri”Ekho Moskvy (Jehona e Moskës)”, një tjetër media në Rusi. Edhe ajo i tha jo presionit të Putinit, pasi i duhej të paraqiste një realitet paralel për mbulimin e luftës në Ukrainë. Në fakt, ajo i la hapësirë kolegëve ukrainas që treguan hapur se ajo që po ndodhte ishte Luftë mirëfilli dhe aspak Operacion. Madje një luftë e pabarabartë dhe tejet e dhunshme.

Sikur të mos mjaftonin këto për publikun, po atë ditë, shteti rus ndërpreu shumë nga kanalet më të mëdha të rrjeteve sociale ndërkombëtare. Facebook, twitter, youtube do të mbylleshin njëra pas tjetës duke paralajmëruar mendimin ogurzi të Moskës zyrtare për të kanalizuar gjithçka tashmë vetëm në propagandë. Një ditë më vonë, dekreti i Putinit për të ashtuquajturat “lajmet fake” lidhur me “Operacionin” përcaktoi dhe një dënim 15 vite për atë që do të identifikohej se i përhapte…

Nëse do të vazhdonte kështu, lista e vendeve që i kanë shpallur luftë mediave është e gjatë. Veçse, të gjitha vendet nën këtë represion kanë krijuar mundësitë alternative për t’u ndjekur. Për fat, shekullin XXI, megjithëse na e trashëgoi një diktator të tmerrshëm si Putini, na la edhe mundësi alternative që edhe të ndjekim media të tjera. Irani përshembull i ka të bllokuara shumë nga kanalet ndërkombëtare por ato janë të aksesueshme përmes një CD-je ç’kodifikimi, që mund ta marrësh në rrethe të ngushta dhe pothuaj sot e kanë të gjithë ata që janë të interesuar.

Në Shqipëri, në vitet e socializmit, inxhinierë elektronikë sajuan atë që në publik do të njihej si “kanaçia” dhe që mundësonte të ç’bllokonte kanalet e huaja. Saimir Maloku, një njeri i dhënë pas elektronikës, u burgos për këtë krijim të veçantë, ashtu si e kujton sot për faktin se”: “Në hetuesi më thoni ti ke dashur të përmbysës pushtetin popullor, ti je armiku i popullit. Shumë gjëra nga më të ndryshme, të pabesueshme. Vetë habitesha se si shkenca do të më kthehej në armike për jetën time”.

Pse nuk e duan informacionin diktaturat? Pse e urrejnë fjalën? Pse duhet të dëgjohen vetëm ata? Epo, ata kanë vetë pushtetin. Ne duhet të jemi shtojca të pasojave të vullneteve çmendurake. Çdo vend e pjell një diktaturë në një kohë të caktuar, kur nuk zbaton kanonet demokratike, por kur këtë e bën një vend me atë potencial ushtarak si Rusia, atëherë pasojat janë të frikshme. Në Shqipëri e pësuam për një periudhë të gjatë kohore, por nuk kemi mbetur pa shfaqje të saj edhe në demokraci. Tek e fundit edhe demokracia kur aplikon rregulla të përçudnuara atëherë të çon në autoritarizëm. Dëshmi ke plot, madje të shpeshta në vendin tonë. Po si qetësohen të këqijtë, diktatorët? Shpesh u vjen në dorë arti dhe historia. Diktatorët e përdorin historinë të parë me abstragime arti. Putini e ka mbushur me këtë përfytyrime atë jesh të ngushtë të botës që e dëgjon. Ashtu si edhe njerëzit e thjeshtë, që kanë në dorë vetëm protestën, bindjen dhe vuajtjen, kur i dorëzohen të keqes ose duan ta përballin atë, i kthehen artit. Një pianist ukrainas, orët e fundit, interpretonte në vendet e ngujimit të popullsisë në vendstrehimet ndaj bombardimeve. Kurse televizioni “Rain” e mbylli transmetimin e emisionit të fundit në internet me një gjetje. Tekniku i fundit, pasi të gjithë kolegët e stafit u larguan, filloi transmetimin e videos së baletit “Liqeni i Mjellmave”, bash atë e cila u shfaq në kanalet televizive shtetërore në Rusi kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Maloku, nga ana e tij, ende mban në shtëpi 2-3 kanaçet e dikurshme, ndoshta ndonjë ditë mund t’i duhen. Mostrat janë mes nesh dhe me sa duket ne i pjellim vetë…Çajkovski thjesht na sodit në pamundësi. (Javanews)

Tags: ben andoni

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Agresioni rus/Bankat shqiptare heqin komisionet për transfertat drejt Ukrainës

Agresioni rus/Bankat shqiptare heqin komisionet për transfertat drejt Ukrainës

Pasiguria ushqimore nga l*fta/Importuesit garantojnë për furnizimet

Pasiguria ushqimore nga l*fta/Importuesit garantojnë për furnizimet

Një vit më i shtrenjtë, shporta e “zbrazur”

Një vit më i shtrenjtë, shporta e "zbrazur"







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

by mirseda
11:39 | 14/02/2026
0

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë...

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com