Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çadra natyrore e PD-së rikthen në lojë opozitën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Nga gjithë paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, më i besueshëm duket aksioni për Teatrin. Pasi qeveria të shqyrtojë dekretin e Presidentit dhe ta hedhë poshtë atë, opozita ka llogaritur nisjen e betejës për Teatrin, si aksion kryesor opozitar.

Shumë nga kritikët e opozitës, biles ata brenda saj, ngrenë pikëpyetje për dispropocionin që ka pesha e një aksioni për Teatrin nga aksionet e tjera opozitare të lëna përgjysmë, apo nevoja urgjente për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet brenda PD të lëna përgjysmë.

Po përse opozita zyrtare është kaq e fiksuar pas kauzës së Teatrit, edhe pse tashmë ka humbur dhe mbështetjen e aktorëve?

Arsyeja e parë dhe e fundit duket se ka të bëjë me ilustrimin e idesë së protestës. Protesta për Teatrin është e vetmja gjë që e kanë të qartë të gjithë si bëhet. Ajo ka një territor konkret, ka një objekt konkret dhe është arsye e mirë për t’u mbledhur, pa qenë nevoja të jenë dhe shumë.

Në mungesë të ideve opozitare dhe forcimit të opozitës, ide të tilla të thjeshta dhe konkrete kanë dominuar gjithnjë agjendën e kësaj opozite.

Po kaq e arsyetuar ka qenë për shembull dhe protesta për Këndin e Lojërave, pasi edhe ajo, merrte jetë se ishte objekt konkret, i prekshëm, i dhunueshëm dhe i rrethueshëm. E rrethonin dhe numëronin makinat që ndërtonin këndin e lojërave.

Po kaq konkrete u duket dhe ideja që të rrethojnë Teatrin. Është konkrete, e prekshme dhe e kuptueshme nga të gjithë. Është pak a shumë si çadra, një vend ku shkohet çdo ditë për protestë.

Teatri në këtë rast është një çadër natyrore.

Ndaj mos u përpiqni të gjeni arsye, çfarë e lidh PD-në me Teatrin. Nuk është PD që po shpëton Teatrin. Është Teatri që në këtë rast po shpëton PD-në, nga kriza e ideve për të bërë opozitë dhe premtimi për t’u bërë të fortë çdo shtator pas pushimeve.

Ndaj merreni lehtë. Pasi të hidhet poshtë dekreti i Presidentit, lëreni opozitën tek Teatri dhe vazhdoni punën.

Ndoshta e kuptojnë duke ndenjur aty se Teatri nuk i rikthen në pushtet, por së paku i kthen në opozitë. Nuk është pak, nga asgjëja./TEMA/

Tags: cadralojënatyroreopozitënPD-sërikthen

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Perez i “xhindosur”, ja çfarë bën frenuar largimin e Modriç

Nishani i frikësuar: Korrigjimi i kufijve do të tronditë stabilitetin e Ballkanit

Lopetegui nuk ka besim, një yll tjetër pranë largimit nga Reali







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com