Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat vuri alarmin se vendi ynë është në një gjendje kolapsi. Ndodhur në këto kushte, sipas tij, opozita është e angazhuar për të nxjerrë në pah të vërtetën, që përjetojnë familjet shqiptare.
Ai tha mjaft qartë se aleanca mes krimit dhe qeverisë ka shkatërruar zgjedhjet, ka kapur shtetin ligjor, për hesap të bandave kriminale.
Kreu demokrat shtoi më tej se opozita ka propozuar platformën e Vettingut politik. Kryedemokrati shtoi se nuk kanë për tu ndalur, pasi janë të vendosur në rrugën ligjore, për të kapur Vettingun politik.
Sa i takon ekonomisë, ai tha se 45 biznese mbyllen çdo ditë. Duke prezantuar ndryshimet në ligjin anti-mafia, PD i qëndron platformës pro sipërmarrjes.
“Opozita është e angazhuar të hedhë në diskutim me qytetarët, për të dalë nga e keqja. Rrënjët e së keqes janë dy: Aleanca mes krimit e qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur shtetin ligjor.
Opozita ka propozuar platformën e Vettingut politik, si një nga përgjigjet për largimin e politikanëve me lidhje me krimin e organizuar. Rama e qeveria kanë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh. Është kundër qëllimit, Vettingut në politikë. Është po ai që me Çyrben e Xhafën votuan për prokurorët e gjyqtarët”, u shpreh Basha.
“Kjo është e papranueshme, jemi të vendosur të ndjekim çdo rrugë ligjore, për të ndërprerë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.