Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Buxheti/ Çudia në Bashkinë e Matit, një punonjës për 90 banorë. PD e PS në një mendje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Buxheti/ Çudia në Bashkinë e Matit, një punonjës për 90 banorë. PD e PS në një mendje

Bashkia e Matit mund të hyjë në histori si bashkia me harmoninë absolute të partive politike.

Kjo, pasi buxheti i vitit 2019 dhe taksat e reja lokale, kanë marrë të gjitha votat e këshilltarëve të pranishëm në mbledhje, përveç këshilltarit të Partisë Ligj dhe Drejtësi, me kryetar Spartak Ngjelën.

Votimi ishte në shumicë absolute pro, ndërkohë që nuk munguan debatet për investimet e pakta dhe numrin e lartë të punonjësve. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë u shprehën se nga shuma totale e buxhetit të ri, vetëm 8% e fondit do të shkojë për investime, ndërsa pjesa tjetër për shërbime dhe paga. Këshilltarët kritikuan punën e pakët të bashkisë për përmirësimin e rrugëve rurale, ndërhyrjen në shkolla, kopshte, çerdhe e objekte të tjera.

25435267_1061919567279935_1762381887_o

Buxheti i këtij viti për Bashkinë Mat parashikohet në vlerën e 411 milionë lekëve të rinj, përfshirë këtu grantin e akorduar nga qeveria dhe planifikimin e të ardhurave vendore. Po në këtë mbledhje u miratuan taksat dhe tarifat lokale. Bashkia e Matit do të ketë gjatë vitit 2019, 446 punonjës, mesatarisht një punonjës për 90 banorë.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë në këtë këshill, Elisa Gjasta, argumentoi se kemi të bëjmë me një nivel të ulët të investimeve në të gjithë territorin e bashkisë, ndërkohë që komuniteti matjan pret më shumë nga pushteti lokal. “Niveli i pagave dhe i shpenzimeve operative është i lartë, duke e përjashtuar pjesën e ardhur nga grandi specifik”, vërejti Gjasta. Ajo shtoi se, sipas këtij buxheti, nuk ka asnjë mundësi realizimi i objektivave strategjike, vendosur nga bashkia, madje nuk premtohet as fillimi i tyre.

Këshilltarja socialiste nënvizoi se të ardhurat e parashikuara janë të fryra sepse nuk mund të realizohen në masën 100%. “Megjithatë, duke parë që jemi në limitin e afatit ligjor për miratimin e buxhetit, gjithashtu duke qenë se Bashkia e Matit nuk ka një autonomi financiare, por është e varur nga transferta qeveritare, ju ftojmë ta votoni projektin e paraqitur”, përfundoi këshilltarja e majtë.

Në mbledhje morën pjesë 17 nga 21 këshilltarë që ka Bashkia e Matit. 16 prej tyre votuan pro projektit të paraqitur, ndërsa njëri nga këshilltarët votoi kundër, me argumentin se bashkia nuk ka parashikuar investime në infrastrukturë dhe ka rritur ndjeshëm numrin e punonjësve që nuk janë të dobishëm. Raportet politike në Këshillin e Bashkisë Mat kanë ndryshuar herë pas here. Kur PS e LSI ishin në koalicion, e majta kishte 12 këshilltarë. Tani që LSI është bashkuar me PD-në, opozita në Këshillin Bashkiak numëron vetëm 9 këshilltarë./Panorama

TË LIDHURA

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari
Aktualitet

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

11:44 | 18/10/2025
Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD
Ekonomi

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

11:28 | 18/10/2025
Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt
Aktualitet

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

11:15 | 18/10/2025
Next Post
Protesta/Rama rrethon me policë Kryeministrinë (foto)

Protesta/Rama rrethon me policë Kryeministrinë (foto)

Paralajmërimi/ Tjetër tronditje në arsim, Fuga: Kush e ka marrë peng Akademinë e Shkencave

Paralajmërimi/ Tjetër tronditje në arsim, Fuga: Kush e ka marrë peng Akademinë e Shkencave

“Bohemian Rhapsody” fiton Golden Globe, zhgënjehet Lady Gaga (foto)

"Bohemian Rhapsody" fiton Golden Globe, zhgënjehet Lady Gaga (foto)







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari
Aktualitet

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

by mirseda
11:44 | 18/10/2025
0

Ka ndërruar jetë një i ri që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6...

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

11:28 | 18/10/2025
Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

11:15 | 18/10/2025
Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

11:13 | 18/10/2025
Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

10:01 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com