Foto Galeri

“Bohemian Rhapsody” fiton Golden Globe, zhgënjehet Lady Gaga (foto)

               Publikuar në : 10:10 - 07/01/19 marsela

“Bohemian Rhapsody” është shpallur fituesi i madh i çmimeve Golden Globe. Filmi biografik i “Queen” dhe legjendarit Freddie Mercury rrëmbeu dy çmimet kryesore, atë të filmit më të mirë dhe çmimin e aktorit më të mirë për protagonistin Rami Malek.

Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të përziera të kritikës dhe trazirave gjatë produksionit.

Pritej të ishte nata e “A Star Is Born” që ishte pretendent për 5 çmime, por drama romantike e interpretuar nga Bradley Cooper dhe Lady Gaga, arriti të fitojë vetëm kolonën zanore më të mirë, për këngën “Shallow”.

Tjetër film që triumfoi në Golden Globe ishte “Green Book”, që mori 3 çmime, filmi më i mirë “Musical”, skenari më i mirë dhe aktori më i mirë jo protagonist.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT