Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Bushi: Nëse lojtarët japin 100%, fitojmë çdo ndeshje

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Bushi: Nëse lojtarët japin 100%, fitojmë çdo ndeshje

Kombëtarja ‘shpresat’ do të presë ditën e nesërme në ‘Elbasan Arena’ ekipin e Islandës, në orën 19:00. Bushi kërkon që lojtarët të japin maksimumin pasi do të kenë përballë një kundërshtarë të vështirë, por jo të pamundur për tu ,mposhtur. Ne kemi synim të dërgojmë lojtarë në Kombëtaren A, por duhet të korrim edhe suksese si pjesëmarrja në Euro 2019.

 ALBAN BUSHI 
“Mendoj se ndeshja e parë nuk ka lidhje me të dytën, ndaj nuk e shoh as të lehtë as të vështirë. Edhe pse ata janë favoritët e grupit ne fituam dhe dominuam atje dhe duke ia bërë hyzmetin çdo ndeshjeje ne mund të përmbysim çdo kundërshtar. Ky grup është bërë shumë interesant, pasi Islanda u mund nga ne, fitoi më pas në Sllovaki, duke ditur që Sllovakia është kokë grupi me Spanjën. Ekipet do të jenë pranë deri në minutën e fundit. Në çdo ndeshje në kërkojmë fitoren, por më shumë i mëshoj faktit që lojtarët duhet të japin maksimumin. Nëse luajmë dhe luftojmë ashtu siç dimë ne, nuk ka asnjë problem edhe nëse humbim, mjafton t’i bëjmë hyzmetin deri në fund. Kemi një ekip që pretendon të dërgojë lojtarë në Kombëtare, por edhe të marrim rezultatin kur janë mundësitë. Kemi shumë lojtarë, ashtu si edhe shumë mungesa dhe nuk është e lehtë të luash gjithnjë me formacione të ndryshme. Kundërshtari armën e vet më të fortë ka shtatlartësinë, pasi luajnë me topa të gjatë, por edhe poshtë. Nuk është se sulmojnë shumë, por rrinë ngushtë. Loja e tyre përqendrohet tek lojtarët me numër 8 dhe 10 dhe, nëse jemi kryesisht të kujdesshëm tek këta të dy, mund ta kalojmë me sukses. Janë për t’u marrë shembull edhe si Kombëtare A, pasi kanë luajtur në Europian, tani në Botëror dhe kanë investuar shumë. Edhe ekipet e moshave janë po kështu dhe jo më kot tek 21 vjeçarët Islanda pretendon”.

 KUALIFIKIMI 
“Patjetër që po e mendoj edhe kualifikimin, po e ëndërroj, po e përjetoj…por duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Islandën njëherë. Ka kohë për kualifikimin se janë edhe 7 ndeshje për të luajtur. Duhet t’i bësh hyzmetin deri në fund, sepse kështu ke edhe fatin me vete, pasi në futboll kush punon fiton. Unë jam i kënaqur nga tri ndeshjet që kemi luajtur deri më tani, ku kemi krijuar raste dhe kundërshtarët nuk kanë bërë më shumë se dy raste. Po vazhduam kështu nuk kemi frikë asnjë kundërshtar dhe do të doja që të kishim një mbështetje nesër nga tifozët, ashtu si ndaj Estonisë, pasi nuk do t’i zhgënjejmë. Kjo shpresë ka më shumë kualitet dhe më shumë dëshirë për të luajtur. Kemi lojtarë shumë të mirë që vijnë nga jashtë dhe japin shembull edhe për ata që luajnë në Shqipëri. Kur ke ekipin A në Europian të rritet ndjenja për të luajtur dhe lojtarët e këtij ekipi të bëjnë si ata të Kombëtares A. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin dhe të realizojnë një ëndërr si Kombëtarja, e kanë në dorë, kualitetin e kanë, diferencën e bëjnë, por duhet përqendrim. Shqiptarët ndonjëherë japin maksimumin, ndonjëherë jo dhe përpiqen të japin më shumë nga mundësitë e tyre. Duhet të luajmë thjesht dhe të bëjmë si në stërvitje, pasi kështu bëhemi të rrezikshëm”.

 KEIDI BARE
“Jam 100% i gatshëm për Islandën dhe ndihem shumë mirë. Kam pasur thjesht një kontraktim që kaloi. Arma më e fortë e kundërshtarit është shtatlartësia dhe topat e gjatë, ku kanë dy lojtarë që bëjnë diferencën në krahasim me të tjerët. Megjithatë, shpresoj që edhe në këtë ndeshje të bëjmë si në të parën dhe të marrim fitoren. Shpresoj që të kemi në shkallët e stadiumit edhe mbështetjen e tifozëve, pasi janë lojtari i 12-të për ne. Armën më të fortë kemi grupin dhe japim maksimumin në çdo ndeshje. Goli? E kam menduar gjithnjë për një gol me Shpresat, pasi u bë që tek U-17 që nuk po shënoj, por shpresoj ta bëj një me Islandën. Ftesë nga Panuçi? T’ia lëmë kohës përsa i përket kësaj çështjeje. Unë jam i gatshëm si për Shpresat ashtu edhe për Kombëtaren. Simeone dhe Bushi? Janë të dy shumë kërkues, por mendoj se Bushi si trajner i Kombëtares kërkon akoma më shumë, sepse e ndien peshën e fanellës. Në stërvitje dhe ndeshje kemi një tjetër ritëm në lojë, pasi na kërkon shumë”.

Tags: 100BushifitojmëjapinlojtarëtndeshjeNëse

TË LIDHURA

Xhaka pas fitores me Kosovën: E gjithë bota e di që jam shqiptar me zemër dhe gjak
Sport

Xhaka pas fitores me Kosovën: E gjithë bota e di që jam shqiptar me zemër dhe gjak

10:11 | 06/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit
Sport

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit
Sport

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

20:19 | 04/09/2025
Next Post
“Grushti i shtetit” në Malin e Zi/ Një politikan i rëndësishëm dyshohet i implikuar

“Grushti i shtetit” në Malin e Zi/ Një politikan i rëndësishëm dyshohet i implikuar

Botërori Rusi 2018 rrezikon të humbasë ‘miliona euro’

Botërori Rusi 2018 rrezikon të humbasë ‘miliona euro’

Serbia, spiranca gjeopolitike e Rusisë në Ballkan

Serbia, spiranca gjeopolitike e Rusisë në Ballkan

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!
Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

by mirseda
13:51 | 06/09/2025
0

Numri i personave “të punësuar”, sipas përkufizimit zyrtar, u rrit me 22 mijë vetë gjatë vitit 2024...

“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë

“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë

13:47 | 06/09/2025
Humb jetën gjatë ekspeditës në Alaskë gjeologu italian, autoritetet amerikane ndërpresin kërkimet dhe e shpallin të vdekur

Humb jetën gjatë ekspeditës në Alaskë gjeologu italian, autoritetet amerikane ndërpresin kërkimet dhe e shpallin të vdekur

13:45 | 06/09/2025
Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese

Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese

13:11 | 06/09/2025
Dy fëmijë me skuter elektrik përplasen nga makina në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Dy fëmijë me skuter elektrik përplasen nga makina në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

13:08 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com