Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bushati: Mos të harrojmë të shkuarën, tani është radha jonë për të shpëtuar Italinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bushati: Mos të harrojmë të shkuarën, tani është radha jonë për të shpëtuar Italinë

Sikundër kryeministri Rama, edhe ministri Bushati ndan të njëjtin qëndrim, se në asnjë çast nuk e shohin krizën e refugjatëve si një mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Në një intervistë për BBC, në emisionin Newshour, Bushati ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për të marrë emigrantët nga Eritrea të cilët ndodhen në brigjet italiane.

Ai ka nënvizuar faktin se procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera, e ndërsa asnjëherë nuk duhet të harrojmë të shkuarën tonë.

https://tiranatoday.com/emigrantet-rama-ska-tregti-me-be-evropa-te-zgjohet/

Intervista e plotë e ministrit Bushati:

BBC:  Pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea? Nuk është anëtare e BE-së, por aspiron të bëhet e tillë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimeve të gjata me autoritetet italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëve, sipas të cilit të gjitha vendet e Evropës, pavarësisht nëse janë pjesë e BE-së apo jo, duhet të kontribuojnë disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje evropiane.

BBC: Kuptova gjithashtu se kjo që po ndodh sot, ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.

Bushati: Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor motivues.

BBC: Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshin nga vendi.

Bushati: Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuojmë në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.

BBC: A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Evropës së Veriut, të cilat kanë qenë më pak mikpritëse?

Bushati: Fatkeqësisht, e kemi parë Evropën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshin komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishme. Edhe nga perspektiva e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.

BBC: Shpresoni që kjo t’i bëjë vendet e BE-së ta shohin kandidaturën tuaj me sy më pozitiv?

Bushati: Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së.

https://tiranatoday.com/pranimi-i-emigranteveshqiperia-fiton-zemren-e-te-huajve-mediat-anembane-i-bejne-jehone/

 

Tags: bushatiemigrantet

TË LIDHURA

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

13:23 | 26/11/2025
Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
Aktualitet

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Next Post
Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet

Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet

Pakti Molotov-Ribentrop: Një “muaj mjalti” për dy diktatorë

Pakti Molotov-Ribentrop: Një "muaj mjalti" për dy diktatorë

Video/Luana nuk ndalet, paralajmëron “diçka të madhe”

Video/Luana nuk ndalet, paralajmëron "diçka të madhe"







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

by mirseda
13:23 | 26/11/2025
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje...

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com