Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bulmeti rritet përsëri/Përpunuesit: Shkak shtrenjtimi i qumështit

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bulmeti rritet përsëri/Përpunuesit: Shkak shtrenjtimi i qumështit

Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit. Një tjetër fabrikë e përpunimit të qumështit nga dita e sotme ka rritur çmimet nga 9 deri 11% të kosit, djathit të deles dhe të lopës. Kjo është herë e dytë që brenda këtij viti kompania “Vita 2001” rrit çmimet e produkteve të bulmetit. Çmimi i kosit të lopës të tregtuar nga kjo fabrika nga 45 lekë u rrit 50 lekë (rritja 11%), djathi i deles nga 580 lekë/kg u rrit në 630 lekë/kg (rritja 8,6%), djathi i lopës nga 470 lekë/kg në 520 lekë/kg (rritja 10%).

Administratori i fabrikës të përpunimit të qumështit në fshatin Nizhavec të rrethit Pogradec, Taulant Pupa tha për “Monitor” se në muajin shkurt i rritën çmimet 5% për shkak të shtrenjtimit të naftës dhe pasigurisë të furnizimit në lëndë të parë që krijoi nisja e luftës rusi-Ukrainë.

“Shtrenjtimi i çmimit të naftës mbi 230 lekë për litër ka dyfishuar kostot e transportit. Nëse për të sjellë një furnizim në Tiranë më parë shpenzonimin 5,000 lekë në ditë karburant, me këtë çmim shpenzimet arrijnë 8,000 lekë në ditë. Në kahun tjetër nisja e luftës krijoi shumë pasiguri dhe çmime të larta në zinxhirin furnizues, që nga lëndët e para ushqyese për kafshët, ku ishte frika e mungesës të misrit”, nënvizon z. Pupa.

Rritja e dytë e çmimeve që nisi nga 25 prilli vjen për shkak të shtrenjtimit të qumështit të deles dhe lopës nga fermerët. Pas 1 prillit furnizimi me qumësht dele nga 95 lekë me TVSH po blihet te fermerët 130 lekë për litër (rritja 36,8%) dhe opës nga 48 lekë po blihet 60 lekë për litër (rritja 25%). Shumë ferma në këtë zonë janë në prag falimenti.

“Rritja e dytë e çmimeve po reflekton shtrenjtimin e kostos të prodhimit nga rritja e qumështit nga fermerët. Disa ditë më parë rreth 30-40 fermerë të zonës, nga ku furnizohemi me qumësht, në një protestë paqësore na kërkuan rritjen e çmimit të qumështit. Kërkesa e tyre mbështetej te rritkja e lartë e kostos për mbajtjen e bagëtive. Ne e pranuam kërkesën e tyre për ta blerë më shtrenjtë qumështin, pasi në të kundërt fermerët do t’i shisnin bagëtitë, pasi ishin në pamundësi për t’i mbajtur dhe do të largoheshin në emigracion për të punuar. Bëhet fjalë për fermerë që kanë investuar familjarisht me të ardhurat e fituara nga emigracioni për mbajtjen e deri 300 krerëve dele”, pohon z. Pupa administratori i fabrikës të përpunimit të qumështit që operon në treg prej vitit 1992 (më poshtë shih videon).

Sipas përfaqësuesit të kompanisë “Vita 2001” këtë vit po ndihet shumë vështirësia në gjetjen e qumështit nga fermerët, pasi shumë prej tyre po largohen për të punuar në Gjermani, pasi shtrenjtimi i lëndëve ushqyese e ka bërë të paleverdisshme mbajtjen e bagëtive.

“Çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët janë rritur mbi 30%. Konkretisht një top jonxhë nga 600 lekë kushton 1,300 lekë, misri nga 40 lekë kg në 55 lekë kg. Kërkesa për qumësht është dy-fishuar, por vetëm gjysma e saj arrihet të sigurohet nga fermerët, pasi shumë prej tyre janë larguar në emigracion. Jemi të detyruar të lidhëm kontrata me fermerët për blerjen e qumështit me qëllim që mos largohen, pasi kjo do të krijonte vështirësi për gjetjen e lëndës të parë në fabrikë. Po ashtu kostoja e përpunuesit është rritur nga lëndët e tjera që përdorim, si: maja, kultura, detergjentë (soda kaustike, acidi, klori, dizinfektuesi i linjës) janë rritur me 50% ”, veçon ai.

Përpunuesit përsërisin kërkesën e tyre për rimbursimin e qumështit për litër të prodhuar nga fermeri dhe jo për krerë bagëtie, siç është parashikuar në skemën kombëtare të bujqësisë pas heqjes të TVSH-së 6% të kreditueshme. “Kompensimi i qumështit 10 lekë/litër te fermerët është zgjidhja e duhur që do të rriste 20% prodhimin e qumështit, por edhe do të nxiste fermerin për të mos braktisur tokën dhe bagëtitë. Nëse do të bëhet rimbursimi 10 lekë për litër do të ketë një formalizim të ekonomisë, pasi përpunuesit janë të detyruar nga fermerët të lëshojnë faturën tatimore, kush është i pa formalizuar nuk operon dot në treg”, rekomandon Taulant Pupa nga kompania “Vita 2001” ku janë të punësuar 24 banorë të zonës.

Shtimi i kostove nga shtrenjtimi i qumështit të fermerëve, pas heqjes të skemës të TVSH-së të rimbursueshme nga 1 janari 2021, rritjes të çmimit të energjisë, naftës, plastikës është reflektuar me rritje të çmimit edhe te operatorë të tjerë të tregut. Në mesin e muajit prill një tjetër kompani rriti çmimet e bulmetit, pas rritjes që u bë në muajin mars. Rritja e çmimeve ka nisur që në muajin korrik 2021 kur operatorët filluan të vuanin rritjen e çmimit të plastikës dhe energjisë nga tregu i liberalizuar./ Monitor

Tags: bulmetiqumështirritja e cmimit

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
“Më grabiti shtëpinë”, ish-bashkëshortja e Endri Priftit nxjerr të vërtetën

"Më grabiti shtëpinë", ish-bashkëshortja e Endri Priftit nxjerr të vërtetën

Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për sot

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për sot







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com