Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunim ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve.
“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shpallur dy diplomatë rusë persona të padëshiruar, dhe ka informuar ambasadën ruse përmes notës diplomatike”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Prokurorët shtetërorë kanë nisur rast kundër dy të dyshuarve, me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, e cila ka dyshuar se këta dy persona kanë mbledhur informacion sekret shtetëror rreth planeve të Bullgarisë për modernizim të ushtrisë.
Diplomatët në fjalë nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të imunitetit.
“Qëllimi i tyre ka qenë që të transferojnë informacion të mbledhur, duke përfshirë sekrete shtetërore te inteligjenca ushtarake e Rusisë në Moskë”, kanë thënë prokurorët.