E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë, biznesi kundër: Shton barrën fiskale

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Nga 1 janari i 2019 paga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %. Paga minimale prej 26,000  lekё e lart shërben për llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shëndetësor.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se para zgjedhjeve rroga minimale do të rritet deri në 30 mijë lekë. Ndryshimi parashikohet të jetë rreth 15,4 % më shumë se paga aktuale minimale, por për Shoqatat e biznesit nisma do të rrisë kostot për të vetëpunësuarit, biznesin e vogël dhe fasonët.

Alban Zusi, president i Qendrës të Eksporteve Shqiptare tha për “Monitor” se rritja e pagës minimale në këto nivele automatikisht rrit kostot e biznesit të vogël dhe të sipërmarrjes në rrethe.

“Rritja e pagës minimale gjithmonë do të rrisë kostot e bizneseve që paguajnë të punësuarit me paga të ulëta, por sidomos te bizneset e vogla dhe atyre në periferi. Në Tiranë, nuk ka rroga nën 30 mijë lekë, por në qytete të varfra si Pukë, Kukës apo Gramsh ka punonjës që paguhen 26,000 lekë dhe nëse paga minimale rritet p.sh në nivelin e 28,000 lekëve, automatikisht rrit kostot për ta, pasi nga kjo shtesë 1,000 lekë do të shkojnë taksa për shtetin. Pra nuk mund të jetë një qasje e tërësishme, por duhet të ishte sipas rretheve. Po ashtu rritja e pagës minimale, parashikohet të ulë punësimin. Në qytete të varfra ka të punësuar që paguhen edhe 22,000 lekë, pasi kjo është mundësia e atyre bizneseve. Nëse shteti e detyron ta paguajë rrogën minimale deri 30 mijë lekë,  punëdhënësi do detyrohet të largojë të punësuarit. Pra, kjo masë për bizneset në periferi krijon rreth vicioz negativ”.

Rritja e pagës minimale në nivelin e 30 mijë lekëve, rrit rreth 28% detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, sipas zotit Zusi.  Kryetari i Qendrës të Eksporteve për të zbutur efektet e barrës fiskale rekomandon rritjen e pragut për mostatimin e të ardhurave nga 30,000 lekë në 50,000 lekë.

“Nëse karakteri i masës është social dhe jo për të mbledhur disa të ardhura më shumë, duhet të rritet pragu i rrogave me tatim mbi të ardhurat zero. Kjo do të krijonte ekuilibrin e duhur, duke nxitur biznesin të rrisë pagat për të punësuarit e varfër dhe njëkohësisht stimulon punëmarrësit mesatar.”

Rritje të kostove në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga rritja e pagës minimale pritet të ketë edhe për sektorin fason. Shoqata ProEksport Albania pohoi për “Monitor” se rritja e pagës në mungesë të programeve mbështetëse financiare, jo vetëm do të rriste barrën fiskale të biznesit, por edhe koston për kualifikimin e të punësuarve.

“Pa mohuar ndikimin pozitiv social të kësaj mase, Pro Eksport Albania do të përshëndeste vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 26,000 lekë në 30,000 lekë (ose 15.4 %), nëse do të shoqërohej me një program shumë serioz dhe të gjerë për mbështetjen e menjëhershme dhe afatmesme të sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese.

Mbështetje të cilën e kemi kërkuar me këmbëngulje që nga korriku i këtij viti, duke propozuar masa konkrete, si rivendosja në afat e Garancisë Sovrane 1, që realisht ndihmon biznesin, një program me grante nga buxheti dhe nga donatorët për fabrikat që synojnë rinovimin e kapaciteteve prodhuese (të tilla janë mbi 86% e tyre në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, sipas një anketimi të bere nga ne në periudhën gusht-shtator 2020), mbështetja për programet e kualifikimit të punonjësve të rinj, për ngritjen e një Shtëpie Biznesi (Business House) për sektorin, etj.

Lexo edhe :   Eksperti Soko: Shumica e njerëzve nuk e dinë sa taksa paguajnë
Lexo edhe :   Eksperti Soko: Shumica e njerëzve nuk e dinë sa taksa paguajnë

Qeveria ende nuk u ka dhënë asnjë përgjigje kërkesave tona të përsëritura dhe ne jemi ne pritje. Në mungesë të këtyre hapave konkrete nga qeveria, rritja e pagës minimale shton barrën e pagesave mujore të sigurimeve shoqërore dhe koston e kualifikimit të punonjësve të rinj.”

Me rrogën minimale 26 mijë lekë aktualisht paguhen 7,254 lekë kontribute e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nëse paga e re minimale do të jetë 30,000 lekë do të paguhen 8,370 lekë kontribute apo 1,116 lekë më shumë.

26% e të punësuarve në vend paguhen me pagë minimale

Në tremujorin e dytë të vitit punonjësit që deklarohen në tatime me pagë minimale 26 mijë  lekë përbënin 26% të totalit te të punësuarve nga 26.4 që ishin në fund të vitit 2019.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, Në tremujorin e dytë të vitit punonjësit që deklarohen në tatime me pagë minimale 26 mijë  lekë përbënin 26% të totalit te të punësuarve nga 26.4 që ishin në fund të vitit 2019. Gjithashtu të punësuarit me pagë nga 26 mijë lek% në 30 mijë lekë arritën në 11.1 % të totalit te të punësuarve nga 12.1 për qind që ishin në fund të vitit 2019.

Ndërsa kategoria e punonjësve me paga 60,000-95,000 lekë zuri 19.9 për qind të totalit e punësimit në tremujorin e dytë 2020 në raport me 18.6 % që zinin në fund të vitit 2019.

Gjithashtu kategoria e punonjësve me paga të larta 95,000-120,000 lekë ka rritur peshën në totalin e punësimit ( Shiko tabelën bashkëngjitur).

Ndryshimi i strukturës së punësimit në favor të pagave të larta u ndikua nga rritja e menjëhershme e papunësisë në punonjësit me paga të ulëta. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë të vitit mbi 50 mijë persona humbën punën. Kjo kategori ishin kryesisht punonjës në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, dhe përfaqësonin biznese të tilla si hotelet, baret dhe restorantet.

Punonjësit me pagë minimale deri në 30  mijë lekë në muaj zunë 37.1 për qind të të totalit të punësimit, ndërsa punonjësit me paga të larta mbi 95 mijë lekë në muaj zënë vetëm 8.4 5 të totalit të punësimit.

Gjithsesi struktura e punësimit sipas nivelit pagave nuk paraqet realitetin për shkak se në sektorin privat ka nëndeklarim të tyre për t’iu shmangur pagesës së kontributeve dhe tatimit mbi pagën. Informaliteti edhe në këtë drejtim llogaritet mbi 30 për qind  dhe në disa sektorë edhe më i lartë.

Edhe për shkak të një modeli ekonomik të orientuar nga krahu i lirë i punës Shqipëria ofron aktualisht nivelin më të ulët të pagave në Rajon dhe në Europë, si në sektorin publike dhe atë privat.

Burimi: Instat
Burimi: Instat

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...